Kryeministri Rama ka sqaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend dy çështjet më të komentuara nga opozita ditët e fundit: i ashtuquajturi projekti për devijimin e Radikës dhe çështja e serverit të Tatimeve.
Rama theksoi se nuk ka asnjë projekt për lumin Radika.
“Le ta vënë vath në vesh këta dhe kushdo tjetër, këtu në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, shqiptar, fqinj apo i huaj, ende më matanë, se me ikjen e këtyre nga qeveria, vdiq edhe koha kur qeveria e këtij vendi e tradhtonte Shqipërinë dhe bënte pazar sa të mundej, ku të mundej, si të mundej, me interesat kombëtare të shqiptarëve, me interesat publike të shqiptarëve, me interesat legjitime, kushtuese, private të shqiptarëve!
Iku koha turpshme e kontrabandës së naftës nga qeveria e Shqipërisë, në bashkëpunim me armiqtë më të betuar të shqiptarëve!
Iku koha e turpshme e lëshimit pa kushte të terrenit kombëtar, të të drejtave dhe të interesave të shqiptarëve!
Iku dhe koha e turpshme e talljes nacionaliste, për të marrë vota në Shqipëri, duke hapur sherre dhe probleme të panevojshme me fqinjët!
Kjo është një kohë, kur Shqipëria ka zot.”
Ndërsa në lidhje me çështjen e serverit të Tatimeve, Rama tha se opozita po ndjek rrugën e vjetër “hajduti thërret kapeni hajdutin”.
“Janë katandisur në burimin më toksik të mbetjeve të politikës së vjetër komuniste të luftës me tjetrin, jo me idetë e tij, të denigrimit të njeriut, jo ballafaqimit njerëzor me të. Janë bërë si kënd fletërrufesh. I gënjen mendja se populli do të mblidhet te këndi i fletërrufeve e do të shkojnë pas tyre. Ata e kujtojnë popullin budalla dhe politikën mjet për të budallallepsur. Unë e di që disa prej tyre, duke nisur nga Plaku i shtëpisë së tyre janë në hall të madh, kanë bërë shumë të këqija e kanë përfituar shumë duke bërë keq e pastaj duhet të merren dhe me njerëz që kanë filluar e trokasin për të marrë lekët që ua kanë dhënë me pahir kur u duhej firma e tyre, duhet të merren edhe me ata të tatimeve që janë në kërkim nga policia pasi u kanë marrë arratinë për rimbursime të paligjshme të miliona eurove TVSH për llogari të tyre, duhet të merren edhe me mbrojtjen e derdimenit të kompjuterave të tatimeve, që e kanë vënë të mbrojë lëkurën e tyre dhe të mbrojë lëkurën e tij. Rruga e vjetër: Hajduti thërret kapni hajdutin, do i shpëtojë nga ky siklet i madh që i lë pa gjumë e më kujton shprehjen e famshme të një bashkëpunëtori dikur të mbretit të shqiptarëve që shkruante: të uroj të rrosh sa më shumë, sepse meriton të mos vdesësh kurrë por të përpëlitesh çdo natë pa mundur të vesh gjumë në sy nga ëndrrat e tmerrshme të atyre që në fakt i ke bërë realitet. Kujtojnë se duke bërë bashkë ndonjë prokuror për të mbyllur çështjen e tyre, ndonjë pronar të medias që i fshihet bankave se është i mbytur nga borxhet e me shfaqje të SHQUP-it, kujtojnë se do të dalin para shqiptarëve si luftëtarë dinjitozë. Lepuri i frikës po i rritet përditë në bark”, tha ai.
Nuk ja ve me njeri veshin opozites.Shpifjet i kane pasur gjithmone ato edhe kur keqqeverisnin vendin.Qente le te lehin,,e rendesishme eshte qe karvani te ece perpara.
Shume fjale Z.Rama dhe pak pune. Berisha,Basha,Ristani e nje koloni e madhe mbas tyre duhet te jene pas hekurave. Kur kjo te ndodhe atehere dil e fol. Deri tani avazi i pandeshkueshmerise vazhdon.
BRILANTE….Por filloni iqni presidentin calaman,shkateroni,cerdhen e shushunjave prokurori gjykate…hiqni te gjithe militantet e pd qe ju bejne karshillek njerezve te varfer dhe te ndershem dhe qe sabotojne cdo qelize…Ndryshe ikni dhe ju bashk me ata e e lini kete popull na hallin e mjerimit…
Opozita eshte e respektuar kur respekton te verteten per zhvillimin e interesit kombetar dhe jo kur genjen, shpif dhe pellet si gomari ne are, qe nuk eshte i lidhur me litar dhe nuk ka as kapister, as samar.Kjo opozite ka shume gjynahe per te lare, prandaj duke ndjekur modelin e plakushit zgerdalle eshte bere per te qeshur e per te qare.Jo te gjithe kane vjedhur,kane bere kontrabande, kane trafikuar dhe kane vrare, por paria, sojlinjte e saj te marre, ata qe lehin per te njejtat zullume qe i kane bere vete me pare nuk pushojne se genjyeri turmen e budallallepsur qe pas tyre terhiqet zvarre.Keta matrapaze injorante te politikes, monstruoze te rralle duke akuzuar te tjeret per poshtersite e veta qe kane fshehur ne sirtar i tradheton fytyra, nxihen, zverdhen,perloten, perqeshen, ngerdheshen, terbohen nga damka e krimit qe u “ndrit” ne balle.Drejtesia duhet ta pastroje shoqerine nga ky pisllek i qelbur sa me pare.
Ishallah nga fjalet behen punet per se mbari tash e mbas
Fjalim i mrekullueshem , tash e tutje duhen vepra,vepra,vepra……pa fund vepra…..!!!!”
Ashtu siç shprehesh z.Rama te gjitha jane te verteta,por nje ore e para tregou vendin bashibuzukeve,se per ndryshe nuk marrin vesht,arresto e liro nuk behet keshtu.E dime se eshte e korruptuar drejtesia,por populli te votoj qe tu tregojsh vendin te gjithe hajnave.
Per ceshtjen e serverit te Tatimeve nuk ka goje Rama e Ramistet se u kap mat atje ligaveci Spurdhjak Braho nga News 24, nje medie e majte. Ish- prokurori ushtarak Brahovica nuk shkoi per xhiro atje po per te futur duart ne server se e ka ne gjak fallsifikimin. Edhe kur kapen me presh ne duar Rilindasit bertasin “Kapeni hajdutin”.
“hajduti thërret kapeni hajdutin”
Faleminderit z. Rama qe pohoni se edhe ju jeni hajdute si ato te meparshmit. A s’na the çfare donte keshilltari yt me Spartak Brahon tek tatimet, po ato te tjeret ne mes te nates?
Nje gje ndodh kur Edi Rama kerkon fjalen ne parlament, opozita e sallinjve, cohet dhe iken.
Drejtesia eshte nje nga ceshtjet urgjente, pa shkarkuar kreret e gjykatave, sallinjte do hedhin valle, dhe do demonstrojne me tritol.
Ju zoti Edi po vazhdoni ti mbani ne pune akoma ne tatime e dogana hajdutet e Saliut.
Mos te rende praktika per cdoganin ne doganen e Tiranes ne doren e Sofokliut ose Gezimit
se papaguar leke nen dore, te punojne nje mije e zezat.Doganieret e vjeter te Saliut po prishin punen ne dogana,ate qe ka filluar te ndryshoi ne marredheniet biznes administrate.
Faktet shikoni vete ose ju a japim per keto persona.