Rama flet si President i Këshillit të Sigurisë: Shkelja e të drejtave të njeriut, prioriteti ynë

Ornela

Pak para nisjes së debatit që do të mbajë për llogaridhënien në këshillin e sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një dalje mediatike, ku tha se shkelja e të drejtave të njeriut  është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim këtë muaj.

“Pas pak minutash do kem nderin të kryesoj një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies e drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, mbështetja e OKB, janë përparëitë kryesore të mandatit tonë në këshillin e sigurimit.

Siç e kemi parë të gjitha lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e ka përcaktuar edhe më shumë këtë nevojë, veni përpara përgjegjësisë për krimet është kyçe për të rivendosur besimin e për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme. Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive për të zmbrapsur agresionin.

Të forcohet mekanizmat e llogaridhënies, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet, për të vënë në vend të drejtën dhe dinjitetin e viktimave. Kemi parë shkelësit, të lihen të lirë pa pasoja, nuk duhet të lëmë askënd që të besoj që mund të kryej krime dhe mund t’ia hedh paq, kjo nuk duhet lejuar dhe as nuk duhet pranuar. Duhet të punojmë së bashku, llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit, pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, tha Rama.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *