Rama fotografohet në avion, shmang çmimet e “kripura”

Leda Hysa

 

Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga qytetarët duke fluturuar me avion nga Roma drejt Tiranës.

Ajo që bie në sy është që shefi i qeverisë ka zgjedhur të fluturojë më një linjë të zakonshme “Economy class” duke shmangur çmimet e “kripura” të “Business class” , shkruan Tema.

Rama mori pjesë në sesionin e 68 të Komitetit të OBSH në Romë, ku udhëtimi ka zgjedhur ta bëjë si qytetar i zakonshëm.

Herë pas here, opozita ka adresuar një sërë akuza të forta lidhur me udhëtimet e tij ku hera e fundit ka qenë një udhëtim me një charter drejt Torinos për të ndjekur takimin Juve – Lacio i cili ishte siguruar nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Me gjithe punen e mire qe ka bere,prap Ai thote qe eshte i pa kenaqur,se duhet bere aq shume se Shqiperia u shkaterua ne ate fare feje sa Sali Banditi sla gje me kembe.Besoj se vetem Ai me shume te ndershem te tjere dhe populli puntor e i ndershem qe e do do tia arije qellimit per ta vene kete vend ne binaret e ligjit.

  • Nuk po ben heroizem! Ne kushtet ne te cilen Shqiperia ndodhet, keshtu duhet dhe vepron nje shtetar i pergjegjshem. Per krahasim mos merrni per etalon qoftlargun!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *