Rama: Fshati jo lëmoshë, një fermer baraz me një biznes

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Meshan të Gramshit ku ka zhvilluar një takim me fermerë të zonës. Temë kryesore e takimit ka qenë Fondi i Garancisë. Sipas Ramës, fshati nuk duhet të konsiderohet si lëmoshë, por të kthehet në aleatin kryesor të një qeverie për të garantuar ushqimin e popullit të vet.

“Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet. Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng”.

Sipas kryeministrit, lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

“Është e lehtë që themi sot që ikin të rinjtë. Po ikin. Si mos të ikin? Po si të rrinë të rinjtë më këtu? Sidomos këta në fshat. Që u shkatërrohet ëndrra për të ardhmen teksa shohin babain që rropatet e sjell vetëm djathë e bukë në shtëpi dhe se ka një tokë që nuk e zhvillon dot sepse nuk ka një mbështetje financiare. Ja këtë do përpiqemi të bëjmë ne. Të ndihmojmë fshatin të zhvillohet”.

Share This Article
1 Comment
  • O psikopat a e kupton se ata kane nevoje per rruge komunikimi dhe jo per propaganden tende te lodhur?! Lere more justifikimin me Saliun se tani fajin e ke te terin vete sepse ia ke dhene te gjitha parate lali Erit per butafori te kota ndersa ne fshatra nuk ke investuar thuajse asgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *