Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike disa ditë para nisjes së parlamentit të ri.
Rama thotë se pavarësisht sjelljes e retorikës së rivalëve, PS mbetet e hapur për bashkëpunim.
Ai madje ka paralajmëruar të vetët se nëse bien pre e provokimeve, nxisin konflikt apo japin shembull të keq në Kuvend apo Komisione, do të jenë shqetësim për kryeministrin dhe PS.
‘’Mandati i tretë s’duhet tu ngjajë dy të parëve, as në sallën e kuvendit, opozita mund të bëjë ç’të dojë, ne do bëjmë çfarë duhet. Të shtyjmë përpara reformat e ligjet që nevojiten në funksion të qytetarëve.
Dora e bashkëpunimet pa kushte me PD, pavarësisht nga sjellja, retorika apo veprimet e rivalëve. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike e parlamentare.
Me doemos të ndryshojmë në këtë drejtim, sado ata ti bien fyellit në vrimën që u është bërë gropa. Kanë rënë 5 herë me këmbët e tyre në atë gropë.
Shumë e lehtë të thuash, shumë e vështirë të bësh. Kush do të kalojë cakun etik në adresën e rivalëve tanë, kush jep shembull të keq në kuvend apo komision duke rënë pre e provokimeve, kush merret me politikë me konflikt në teatrin e ditës.
Dhe nuk do të angazhohet me temat e çështjet që i interesojnë njerëzve apo Shqipërisë, do të jetë një shqetësim jo për opozitën, por për grupin dhe mua.’’- tha Rama.
e.sh/Dita

Etikete e bukur eshte kur i thua tjetrit:I bien fyellit……Bravo !Keshtu e shtrin doren?Kjo eshte rrugaceri dhe jo etikete qe me sa kuptohet je i pa ndergjegjeshme per ato qe thua.Truri tend o Edi Rama eshte shpartalluar nga droga dhe nuk ke aftesi t’i ndash gjerat.
U mbars “mali” e polli nje mi…
U mbars “mali” e polli nje mi; more po s’keni te mbaruar; kaq idiot nuk e dija se kishte vendi yne. Vazhdoni ju te shperndani eren e brekeve te saliut se ato do tu mbysin frymen. Keni 8 vjet dhe prape nuk zute mend dhe s’keni pêr te zene deri sa ta zini nen vete.
Dobic imadh je z.Rama .Shtrija doren se i merr krahun dhe mendjen Lulit per te qene njeshi i njeshave te politikes dhjeramane qe po bene .Ce gjeti Lulin kur ai merr nga ty tendera per te shtuar pasurite. Budalla nuk eshte se ka kush behet budalla .
E do Saliun ne Kuvend te kenaqesh me batuta bajate debilat qe te ndjekin qorrazi nga pas .Mllefi i popullit per Saliun eshte dashuri per ty .Talluni se keshtu qenka e thene edhe ne demokraci .
Fundja e fundit hajdutet i bashkon nje qellim!
ruaj ekuilibrin!Do te duheshin ty 8 vjet te kuptosh sa idiote ,hajdute dhe mashtruesa ka ne shqiperi?Shyqyr qe t’u hapen syte.Me mire vone se kurre!Mos je ti ajo foshnja 6,5 kg qe lindi ne Kosove?