Kryeministri Rama ka ftuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, të realizojnë sëbashku reformën territoriale dhe të ndajnë suksesin e saj, pasi ka konstatuar se kanë shumë pika takimi ndërmjet tyre, nisur nga rezoluta që Shoqata e Bashkive dhe Komunave ka publikuar disa ditë më parë.
Në një letër që Rama i ka dërguar Bashës, shprehimisht thuhet:
“E lexova me interes letrën tuaj të datës 3 korrik 2014 dhe dokumentitn bashkëlidhur të një rezolute të miratuar prej Jush për Reformën Administrative Territoriale.
Në përgjigje të asaj letre, do të gjeni bashkëlidhur edhe sqarimin e përgatitur enkas për dijeninë Tuaj nga MInistri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledar Çuçi, i cili koordinon qysh prej ditës së parë, punën e shumicës qeverisës për këtë reformë.
Përsa më takon, unë jam i gatshëm që nëse Ju e gjeni me interest të takoheni me ne, të ulemi dhe të gjejmë rrugën rrugën më të mirë të bashkimit të forcave për ta miratuar së bashku reformën e shumëpritur Administrative-Territoriale.
Koha natyrisht ngushtohet pas çdo ftese prej nesh që nuk mirëpritet nga ana Juaj. Por duke parë se në dokumentin e rezolutës Suaj, gjejmë shumë pika takimi nesh dhe jush, jemi të bindur se periudha e mbetur e sesionit kuvendor është mëse e mjaftueshme për ta ndarë së bashku suksesin e kësaj reforme historike.
Cilado qoftë përgjigja juaj lejomëni t’ju falenderoj paraprakisht për letrën që më dërguat,”- përfundon letra.
Shoqata e bashkive dhe komunave të vendit u mblodh disa ditë më parë nën drejtimin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, si kryetar i saj, për të diskutuar dhe vendosur mbi reformën administrative – territoriale që Qeveria ka planifikuar të zbatojë.
Opozita nuk ka marrë pjesë në komisionin parlamentar ngritur për këtë qëllim deri në muajt e fundit, kur papritmas, kërkoi të bëhej pjesë e kësaj reforme me kusht që vendimet të merreshin me konsensus.

po baba i bashese serbia cthote ata kane frike nga zhvillimi shqiptare se i bene ate qe ne kemi qene deri me sote nga skllevere ne shqiptaret do behemi padrone prandaje ska ne eresire do na mbajke serbia nepermjete bashese qe ka nje virte pa asnje ide dhe asnje varjante pere shqiperine dhe popullin shqiptare vetem terorizem shofime ne ate grup injoranteshe dhe antishqipatreesh
Bravo, Rama!
EDI SHIKO TE HECESH PERPARA ME NJERZ TE NDERSHEM JO ME HAJDUT JO ME VRASES JO ME MASHTRUSA
Gazeta DITA ka ndonje informacion apo ndonje koment per akuzat e PD per deputetin e PS?
Po Rama?
Duhet zgjidhur problemi i depertimit te elementeve kriminal ne Parlamentin Shqipetar. Parlament si ky Shqiperia e ka per here te pare dhe uroj tejete e fundit. Te inkriminuarit jane nga te gjitha partite dhe keshtu i takon te gjithe kryetareve te Partive te ulen sebashku dhe te pastrojne Parlamentin. Me mire vone se kurre.
Po cfare idesh leshi keni ju mo aman: http://goo.gl/Bz6UoV