Rama fton elbasanllinjtë të zgjedhin mes Evis Kushit dhe Dash Sulës. Kryeministri sjell në vëmendje historinë komike të Sulës në vitin 2012 ku shtiente me armë lodër në stadium për Peqinin

Rovena Cerka

Dash Sula nga Elbasani vështirë se mund të harrohet me historinë e të shtënave në stadium me pistoletë lodër në vitin 2012.

Këtë  ngjarje nuk mund të linte pa e përmendur kryeministri Edi Rama i cili duket se vëzhgon të gjitha pikat e dobëta të kundërshtarëve për t’i kthyer ato në nota pozitive për veten dhe ekipin e tij.

Ndërsa prezantonte ekipin socialist në qytetin e ballokumeve Rama tha me ironi se kush nuk e mban mend është ai që si laraskë me armë u hodh për të kapur arbitrin në fushë.

‘Dash Sula është kthyer Dash Sula vetë Dash Sula! I cili në pikën më impresionuese të karrierës ke pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato  që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran.

Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën, o Zot, Dash Sula. “ U shpreh Rama

Në vitin 2012 deputeti i asaj kohe i  Partisë Demokratike  Dashnor Sula ka hyrë i armatosur në dhomat e zhveshjes së albitrit dhe vëzhguesit të federatës, ku dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që mbante në dorë.

Vendi se ku ka hapur zjar ka qënë banja e dhomës së zhveshjes, duke sjellë një kërcënim dhe presion të hapur ndaj albitritrave të ndeshjes, me qëllim favorizimin e skuadrës së Peqinit, gjatë zhvillimit të ndeshjes sportive me ekipin e Flamurtarit të Vlorës.

Më pas Sula ka ngjitur shkallët e stadiumit duke u përqëndruar në tribunën VIP.

Kur albitri i ndeshjes ka akorduar një penallti për ekipin e Shkumbinit dhe ajo është shdëruar në gol nga njeri prej lojtarëve, sërisht deputeti Sula ka qëlluar me pistoletën lodër që e mbante me vete.

Prokuroria me 8 maj të vitit 2012 ka vërtetuar se arma ishte lodër, ndërkohë që tre albitrat e ndeshjes dhe vëzhguesi i federatës gjatë marjes në pyetje skanë pranuar të bëjnë kallëzim penal.

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk i ben nder gazetes suaj te lavdishme te shkruani:

    “aLbitri”, sepse shkruhet “aRbitri”.

    Tjeter, embelsira e dites se veres nuk quhet “ballOkume” se nuk ka asnje lidhje me llokumet, por “ballAkume”.

    Nejse kush po pyet me per vogelsirat.

  • Ne kohen e kriminelit Sali cdo fakt transformohej ne te kundertin e tij, pistoleten arme e kthyen ne loder, po te vazhdonin Prokuroria e (Saliut) do te dilte ne perfundim se ishte llastik per te vrare laraska te tipit Dash Sula.
    Kush mund te na sqaroj se a e ka dorzuar Dash Laraska PISTOLETEN LODER kur ishte Shefi i Policise Tatimore ne Tirane, ne vitet 2000 ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *