Rama: Jo më vend në diplomacinë shqiptare për hajvanët dhe farefisin

redaktor

 

“Kam patur rastin të takoj vetë Ambasadorë këmbësorë, të cilët nuk mund të lëviznin me makinën e Ambasadës, pasi shoferi nuk pyeste për Ambasadorin dhe ai lëvizte për punët e tij. Situata të tilla duhet të marrin fund dhe nuk duhet të ketë më vend në diplomacinë shqiptare për hajvanët, farefisin, kushërinjtë dhe të paaftët, që i kemi pranuar deri më tani duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm imazhit dhe interesave kombëtare”.

Kështu iu drejtua Kryeministri Edi Rama Ambasadorëve shqiptarë në Botë gjatë pritjes së zhvilluar me ta në selinë e Këshillit të Ministrave në Tiranë. Me gjuhë të ashpër Rama ka shigjetuar punën e deridjeshme të Trupit Diplomatik shqiptar, që misionin më të rëndësishëm kishte të shante në gjuhë të huaj opozitën e atëhershme, Qeverinë e sotme.

“Opozita ishte kthyer në një shënjestër të diplomacisë së vendit tonë, sidomos në vendet kyçe të BE dhe SHBA. Do të mbetet një nga momentet e trishtuara në kontaktet e mia me diplomacinë, debati në gjuhë të huaj me një ambasador, i cili vijonte refrenin e sulmeve ndaj opozitës. Një turp për trupin diplomatik në vendin tonë. Në këtë kuadër mu kujtua ajo shprehja: ambasadori është një njeri i ndershëm që gënjen për vendin e vet. Koha e sulmeve ndaj opozitës ka marrë fund, dhe me mazhorancën e re ka ndryshuar edhe roli i diplomacisë shqiptare dhe i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ndjehem mirë që nuk ndjehem më keq për ju. Dua ta them se që kur kam ardhur në Kryeministri, askush nga ju nuk ka për detyrë të shajë opozitën në gjuhë të huaj. Përkundrazi jeni të lutur të përfaqësoni shtetin shqiprtar. Që kur ka ndryshuar historia në Shqipëri ka ndryshuar edhe figura e ambasadorit, por për një rilindje ky është vetëm fillimi. Më lejoni të ndaj bindjen se falë lidershipit tonë, falë ministrit tonë të Jashtëm, dinamika e re ku ka hyrë politika e jashtme do të sjellë një ndryshim të politikës së jashtme në të gjitha aspektet”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

 

Share This Article
14 Comments
  • lene punen e ambasadoreve shih e kap vrasesit e artan santos dhe reformen ne drejtesi nuk ke se cfar pret hudhuuuuuuuuuuuuuuuuuuu er taaaaaaat se jemi tu prit

  • Po te ishte Saliu,ky takim me ambasadoret,do ishte mbushur vetem me fjale mburravece per Pd dhe sharje me liber shtepie per PS. Lexojeni dhe krahasoni fjalimet e Saliut me fjalimin e Rames dhe vleresoni se cili eshte psikopat ! Nje fjalim i tere e nuk eshte permendur nje here fjala PS. Si mendoni ju ,se dhendrri i Jozefines do degjonte ambasadorin? Jo ,more zotrinj, dhendrri do degjonte te fejuaren,pasi per ate e kishin derguar e per ate merte rrogen. Po me e bukura qenka se shoferi nuk pyeste per ambasadorin! Ambasadori ne kembe e shoferi brithte me makine! Hajde shtet SALINIAN e Jozefinjane,hajde! Votoni si u thot Lulashi ,votoni ,se edhe ky ka qen minister i jashtem dhe e paska nderiutur! E cfare te themi ? Ambasadori ecte ne kembe,shoferi me makine e i thoshte ambasadorit si ma ke qefin……. histori me te” bukur” nuk paska! “Aferim”,o sali ,per shtetin qe ndertove! Tamam paske qen nje kungull ne drejtim te shtetit,pavarsishte se hiqeshe si nje sharqin i embel,po edhe per sharqinin e pa pjekur thone se qenka kungull.

    • Sokol,
      Vertet genjehesh kaq kollaj nga fjalet e Edit?
      Jane njesoj si Saliu si Edi vetem se ky i fundit e fsheh inatin e tij nen petkat e “cunit te Tirones”.
      Deri me sot Edi ka bere te kunderten e gjerave qe thote e po t’i marresh nje nga nje premtimet e tij paraelektorale do te shohesh se edhe ky ka te njejtat ambicie si te Saliut.
      Sa per te cmendur eshte kot te mbajme me hater njerin e te shajme tjetrin pasi te dy jane njeri me keq se tjetri.
      Kontrolloji nje nga nje emerimet e Edit ne postet drejtuese e do te shohesh se mbizoteron partia, nepotizmi dhe jo meritokracia.

      • E cfar na thua ti,gjasme
        “info anal…:”. Kjo eshte nje gjuhe edhe me e hidhur se e Saliut e Zhozefines.Ata flasin hapur,kurse ty te kane ngarkuar te luftosh nen rrogoz.Pra,logjika e nje felliqesire,na keshillon ta lene te pa prekur shtetin e kapur nga Sali shpellari ne te gjitha segmentet e tij dhe bile, Edi Rama duhej ,qe me te shkelur pragun e kryeministrise,te kishte bere mrekullira ne token e djegur dhe malin me borxhe qe la pas Saliu. Dhe,megjithate,keta ndyresira e heqin veten per shqiptare.

        • @Po,Po

          O Pleh, Pleh, ku e sheh ti se @info analitike po thotë që “ta lene te pa prekur shtetin e kapur nga Sali shpellari”, – siç shprehesh ti me sigurinë e një gomari militant?! Thjesht po thotë që të shkatërrohet një orë e më parë rrjeta me katundarëve që ka thurur merimanga Sali, por jo që në vend të tyre të vihen të tjerë të paaftë, apo me precedentë penalë, nga farefisi dhe nga kalamajtë e partisë, siç ka ndodhur deri më sot.
          Mësoje njëherë e mirë o hajvan me kompjuter, – që duke u fshehur pas të cilit u bëke shumë trim dhe lëshon sharje e mallkime pa masë, – se të jesh kundër Ramës, apo gënjeshtrave dhe vrimave në ujë që ai ka bërë deri tani, nuk do të thotë se je me Berishën apo Jozefinën. Unë që po të shkruaj jam një nga ata një milionë që votuan për ardhjen e Ramës në pushtet, por kjo s’do të thotë se duhet ta përkrah Ramën qorrazi siç bën ti.
          Administroi armët kimike dhe e djallosi atë punë, duke i humbur një shans Shqipërisë, pasi u tremb nga protesta me kalamaj kopshti dhe me pleq azili që organizoi Sazan Qypi. Ka dërguar në parlament 3 ligje të rëndësishme dhe të tre kanë qenë antikushtetues e janë hedhur poshtë nga Gjykata. Premtoi se nuk do dilte përditë në televizor si Berisha dhe e ka kaluar minutazhin ditor të shfaqjes, me të cilin Berisha na shpifte jetën. Madje, njësoj si Enver Hoxha e Berisha flet kudo e për çdo gjë e i jep mend çdokujt. Premtoi se Kuvendi nuk do ishte shesh katundi me fjalor banal dhe përdori kundër Berishës të njëjtin fjalor të ndyrë që ky kishte përdorur kundër motrës së Tulant Ballës. Cilin premtim ka mbajtur?

        • Vezhguesi F,
          A ha nuk qenke burre i fjales. Premtove se nuk do te shkruash me tek forumi i Dites por vazhdon te vjellesh vrerin tend. Here tjeter mos bej premtime qe nuk je i zoti te mbash se behesh me qesharak se Rama.

  • Esht e vertet ne Berlin shisnin cigare e fitonin ndonje lek por edhe ky konsulli i ri esht nje majmun pordhac qe rri gjith tangerllik nuk e di kta jan te gjith njesoj hapen bythesh , Edi ve dor ke kta monstra orarin se respektojn te sorrollasin posht e lart me keq se ne Tiron kur ke nje hall njeresit bejn km te tera dhe ky majmuni tallet.

  • Zoti Rama kjo qe thoni ju eshte utopike.
    Ambasadoret nuk e kane share kur Berishen.
    Per nje fakt shume te thjeshte. Ata ne masen 80% jane te Berishes, 10% jane te Ilirit dhe vetem 10% jane ambasadore te vendosur nga ana juaj. Ata te kane share ty gjith kohen qe ishe ne opozite.
    Nese je per te ndryshuar gjendjen pastroje sherbimin diplomatik nga njerezit pa asnje vlere te Berishes e Metes, nga motrat dhe vellezerit, nga dhenduret e gocat e fejuara, nga soji dhe sorollopi ardhur nga çdo cep i shqiperise, dhe i shqiptareve qe emigruan dhe qe u gdhine nje dite te bukur nga pjatalares e pastruese ne ambasadore e ambasadore. Por kete nuk ke fuqi ta besh. Ata do te jene aty, duke raportuar ne dy drejtime, tek ti dhe tek Berisha. Ti do te ikesh, e ata do te jene prape aty.
    Te pakten ti kishe emruar ti ne rregull me ligjin, por edhe keta dhjete perqind i ke vendosur ne shkelje te hapur te ligjit.
    Ça t’thot vllai jot, çun tirone nga ata te vertetet, bohesh vetem kur ma llafet qe ke thon e qe ke dhon.
    -Te tjera ben e te tjera thua-i thone andej nga Korça

  • Shume bukur fund mediokritetit kontrolloni cv dhe zhdukni injorantet,jemi gati te ndihmojme nqs na therret rama ,per ti dhene fund papergjegjesise politike ne marrjen e vendimeve per politikat e brendeshme dhe te jashtme per ndertimin e nje strategjie te re ne epoken post hegjemonike ne te cilen kemi tashme hyre.

  • Nje pjese e ambasadoreve qe shanin opoziten dje, por dhe qe shajne kryeministrin sot jane ende ne detyre dhe priten ne kryeministri, bile marrin dhe lavderime nga keshilltari i kryeministrit

  • Mos e vleresoni KM nga llafet e bukura
    ,gjykojeni nga puna.Vetem pune nuk di te beje ky palo KM.

  • Me duket se cirreni kot me njeri tjetrin , Edi thote nje te vertete ,ashtu si duhet te behet nje ne nje demokreci funksionale te interes te qytetareve te saj.
    Dhe….do t’a beje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *