Rama: Gjetëm një polici të lodhur, transformimi sapo ka filluar

anazapta

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në ceremoninë e dorëzimit të disa pajisjeve për policinë. Në fjalën e tij, Rama tha se transformimi i Policisë së Shtetit është në fazën e tij fillestare dhe puna e bërë deri tani është vlerësuar nga ndërkombëtarët.  

“Në Europë jam i sigurt, por edhe në botë nëse do të kërkojmë një rast të dytë që Ministria e Brendshme është në këtë derexhe dhe kjo është derexheja ku ne gjetëm jo një godinë, por një strukturë të tërë të punëve tona të brendshme, të Policisë sonë të Shtetit, me 46 për qind  të ndërtesave me strukturë të dobët ose shumë të dobët, me 70 për qind të automjeteve policore në gjendje të dobët ose shumë të dobët. Dhe këtë term të dobët ose shumë të dobët e kanë thënë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe amerikanë, që në shqip përkthehet të lodhur dhe shumë të lodhur”, tha ai.

Rama tha se shumë shpejt do të nisë hapi i dytë i transformimit të Policisë së Shtetit që do të jetë inovacioni.

“Do të fillojë faza dy e transformimit të policisë së shtetit me hapin e parë drejt inovacionit në polici që do të na bëjë të kapërcejmë vite të tëra prapambetje dhe do të na bëjë që në një kohë shumë të shkurtër  të mbërrijmë në standarde të panjohura më parë të sigurisë në marrëdhëniet e qytetarit me policinë e shtetit. Sot 20 kamerat e para janë instaluar në makinat e patrullimit të policisë për të kontrolluar marrëdhëniet mes policëve dhe qytetarëve, marrëdhënies mes shtetit me uniformën blu dhe qytetarëve që tek kjo uniformë do të kenë përditë e më tepër mbështetjen që i duhet dhe do të marrin sigurinë që kanë nevojë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se reformimi i Policisë së Shtetit synon një vendosjen e një marrëdhënieje të re me qytetarët dhe rikthimin e dinjitetit të uniformave blu.

“Vetëm 6 muaj më parë, krimi dhe kjo godinë bashkëjetonin. Sot krimit i është këputur njëra këmbë, këmba që kishte në këtë godinë.  Partnerët tanë e çmojnë shumë punën e bërë nga Policia e Shtetit dhe qytetarët do të kenë përballë punonjës policie që janë po aq të sjellshëm në të gjithë territorin sa ato vajzat që i mban në gojë për mirë i gjithë kryeqyteti. Ato tregojnë se forca e policisë nuk qëndron tek fuqia për të treguar muskujt”, tha ai.

Share This Article
5 Comments
  • Policia duhet me shume ne terren se sa neper zyra.
    Rregulloji zyrat, por mos ler shume punonjes brenda se me kushtet qe mund ti krijosh, nuk i cun mendja me dal ne terren ndonjehere.

  • Policia nuk është e lodhur nga puna por nga vjedhja dhe korrupsioni!? Policia nuk eshte e lodhur nga puna por nga transformimi në polic i dhiruajtësit !? Policia nuk është e lodhur nga puna por nga katundarizimi !? Policia nuk është e lodhur nga puna por nga kthimi i fillorsit në një në një punonjës ku minimumi për policin e thjeshtë duhet te jetë shkolla e mesme dhe për oficerin shkollimi universitar!? Të ushtrojë profesionin inteligjent policor një polic pa këto kapacitete është njelloj sikur pedagogu ne universitet te jetë diplomuar si “maturant”!? Së fundi duhet te dini se policia ne mase te madhe ështe e prekur nga sindromi “shpellar” që shfaqet jo me lodhje por…me këputje!? Policët kanë nevojë për vaksinim total. Lloji i pandemisë së përhapur,-paaftësi !

  • VR !!! Policia nuk është e lodhur nga puna por nga vjedhja dhe korrupsioni!? Policia nuk eshte e lodhur nga puna por nga transformimi në polic i dhiruajtësit !? Policia nuk është e lodhur nga puna por nga katundarizimi !? Policia nuk është e lodhur nga puna por nga kthimi i fillorsit në një në një punonjës ku minimumi për policin e thjeshtë duhet te jetë shkolla e mesme dhe për oficerin shkollimi universitar!? Të ushtrojë profesionin inteligjent policor një polic pa këto kapacitete është njelloj sikur pedagogu ne universitet te jetë diplomuar si “maturant”!? Së fundi duhet te dini se policia ne mase te madhe ështe e prekur nga sindromi “shpellar” që shfaqet jo me lodhje por…me këputje!? Policët kanë nevojë për vaksinim total. Lloji i pandemisë së përhapur,-paaftësi !

  • Po … shume e vertete.

    Ishte nje polici injorante,
    te pa kulture,
    te eger si shpellat,
    mashtrusa,
    thashethemaxhinj,
    llapaqene,
    te pabese … etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *