Rama: Gjyshi ka pasur pasion për timonin, s’duam të mbajmë të tjerë në prehër

Elton Tafaruci

Gjatë një takimi me një grupim të rinjsh vullnetarë në Përmet, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për “timonin e qeverisë” duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe zv. kryetares së LSI një ditë më parë, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh me ironi se Rama nuk ka leje qarkullimi.

Rama tha se nuk e ka pasion profesionin e shoferit, pasi sipas tij e ka konsumuar gjyshi i tij që ka qenë shofer.

Ai u shpreh se duke mbajtur në prehër të tjerë nuk arrin në destinacion.

Këta që dinë t’i japin makinës janë mërzitur. Unë nuk e kam pasionin e shoferit. Gjyshin e kam pasur shofer dhe mbase ai e ka konsumuar pasionin e shoferit. Ajo që them për timonin është e kuptueshme për të gjithë. Ne nuk duam të mbajmë në prehër të tjerë. Se duke pasur në prehër të tjerë është e vështirë të arrish në destinacion. Duke pasur vetëm timonin mund të bëjmë shumëfishin e atyre që kemi bërë”, tha Rama.

Share This Article
5 Comments
  • Po pse kish te tha ti mbaje ne preher o pleher? Po ti vete vendose dhe madje dhe iu lute si funderrine qe te te vinin ne preher mghthse te gjithe te majtet thonin jo. Tani do te na vesh lulin. Po shko … se je pleher

  • Shanset per ta drejtuar vete timonin i ke afersisht 50%.Duhet me teper transparence per te mare 71 mandate.Ne rast te kundert do te maresh ne preher Petrit Vasilin,ose ne mungese te tij Moniken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *