Rama: Haradinajn nuk e konsideroj për tema të mëdha, ka gënjyer “derrçe”

J L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shefi i qeverisë shqiptare, i ftuar në emisionin Pressing në T7 tha se Haradinajn nuk e merr fare si referencë për tema të mëdha, duke nënkuptuar se ai nuk merr vesh në politikën e jashtme.

“E klasifikoj si një person që nuk e marr fare si referencë për tema të mëdha. Çfarë i ka bërë Ramush Haradinaj Kosovës? Jo vetëm se e vuri taksën. Unë kryeministrin Ramush Haradinajn e kam respektuar maksimalisht. Ka gënjyer “derrçe” kur ka dalë në publik. Doli dhe gënjeu në mënyrën më skandaloze se Edi Rama më bëri presion me heq taksën në darkën në shtëpinë e Edi Ramës. Ka marrë vendimin më të dëmshëm për Kosovën”, tha Rama.

Madje Rama e bëri fajtor Haradinaj edhe për izolimin e Kosovës.

“Do të ishit pa viza po të pezullonte taksën Haradinaj. Por ai nuk kupton edhe kaq. Tani mbi një vit do të ishit pa viza. Ramushi për votat e veta bëri therror Kosovën. Por as votat nuk i mori.I kam thënë përdore taksën si mjet për të fituar diçka. E ai e përdori që të merrte vota dhe për ta përdorur në atë arenën e vogël të vet”, u shpreh ai.

Sipas Ramës për shkak të Haradinajt “Kosovës i ra reputacioni ndërkombëtar”.

Ndërsa duke folur për shengenin ballkanik ai sulmoi kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke e etiketuar si një lider tinëzar, pasi sipas tij Mustafa ka qenë në dijeni të kësaj nisme prej një kohe të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë. Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakorduar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha. Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Haradinaj e do Kosoven dhe token shqiptare me shume se ti,qe ben pazere me territoret e atdheut.
    Leri pordhet me shengena dhe reputacionin tend,se ato s`te cojne gjekundi.

    • Edi Rama eshte nga politikan qe shikon e ecen prepara per nje te ardhme sa me te mire per Brezat qe do vijne.

  • RAMUSH HARADINAJ,ËSHTË NJË HERO I GJALLË.K/MINISTRI RAMA E VLERËSON PËR ATO QË KA,DHE NUK E SHAN POR I THOTË TË VËRTETAT PËR ATO QË NUK I KA.KUR JE I MATH,NUK JE PËR Ç’DO GJË I MADH.
    UNË E RESPEKTOJ SHUMË HEROIN E LUFTËS PËR VËRTETËSINË DHE DINJITETIN E PATRIOTIZMIT TË TIJ,I DREJT DHE I PASTËR ME POPULLIN E TIJ,POR DO TË DESHA TË ISHTE EDHE DIPLOMAT DHE POLIIK BËRËS PO AQ I MADH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *