Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim në lidhje me çështjen CEZ.
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, kreu i qeverisë tha se do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, duke respektuar normat kushtetuese të vendit.
Më herët, opozita si dhe kryetari i LSI-së, Meta kërkuan një hetim të tillë, por kërkesa u rrëzua në Kuvend.
“Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proces do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh. I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të asistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI përgjigja do jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar”, tha kryeministri.
Ai tha më tej se me Metën kishte pakt për të qeverisur vendin dhe asnjë pakt tjetër.
“Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia. Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë”, shtoi ai.
Rama akuzoi opozitën se nuk ka bërë asgjë për vendin, ndërsa shtoi se një hetim i tërësishëm për rastin e CEZ, do të mund të zbardhë të vërtetën. Ai u kujtoi demokratëve se nuk mund të fshihen pas vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë.
“Po të shikosh ecurinë e marrëdhënieve mes qeverisë dhe ÇEZ,çka jam i bindur se hetuesit kombëtar dhe ndërkombëtar do të mund ta lexojnë shumë përtej asaj që lexon syri ynë, është fare e qartë se ka një ngritje dhe një ulje të këtyre marrëdhënieve nga rozë në blozë vetëm të nivelit të pazarit. Favore, ku hyn dhe favori për përfshirjen e një numri kompanish pranë këtij pushteti që sot janë katandisur”, tha Rama. /Dita/
PAZARET NUK KANE QENE VETEM TE PD POR SHIKO SE NE TE MUND TE KETE GISHT EDHE LSI.
Pazaret i nxjer vetem organi i akuzes Prokuroria, ndihmese per te zbardhur kete mega-vjedhje nepermjet mashtrimit do te ishte edhe perfshirja e nje hetuesi nga FBI. Padyshim ne krye te listes per kete skandal jane Saliu, Ridvani, Shkerdheni e te tjere.
Bashkimi Europiane te marre masa ndaj Shqiperise … Tu jepet afat kohor deri ne dhjetor … Per te paguar borxhet ndaj Europes … Shqiperia larg negoicatave per antarsim ne B.E … Te behet sa me shume lufte kunder bizneseve te medha dhe te vogla ndaj informalitet … Te shlyhen kredite e keqija nga bizneset , ne te kundert gjoba dhe sekuestrim … Dekriminalizimi i politikes te jete sa me i rrepte , te gjendet cdo rrugezgjidhje … Sa me shume qe vonohen ceshtjet per hetim , aq mjafton per te shkarkuar prokurore dhe gjyqtare , bashke me juristat e famshem … Nese palet nuk kane besim tek prokuroria , atehere nuk kane besim tek presidenti … kuvendi te organizoje zgjedhjet presidenciale … Dekriminalizimi do te jete me i sukseshem … Bizneset e medha te fillojne te paguajne tatim taksat , te jene te pajisur me kupona tatimore per mallin qe kane blere dhe per fitimin qe nxjerrin nga shitja … Te deklarohen pasurite dhe fitimi … ne baze te ketyre te dyjave vendoset taksa … Madje te hetohet per evazion fiskal … Bizneset qe nuk paguajne tu nderprehet energjia elektrike dhe uji … te vendosen sa me shume gjoba , dhe mos pagimi i tyre te behet si denim per tua marre nga llogarite bankare me ane te bankave …. Bankat te marrin perqindjen qe u takon … Te filloj aksion kudo neper Shqiperi ….