Rama: Hotelet me 5 yje, lehtësim nga taksat për 10 vite

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që nga Llogaraja në një bashkëbisedim me gazetarët të prekte disa nga temat më të ndjeshme të aktualitetit duke nisur nga ministritë e reja tek emrat që u zgjodhën në krye të tyre si dhe marrëdhënien me institucionet e tjera në vend si Presidenti i Republikës.

Për të nxitur turizmin elitar duket se ka një plan për të lehtësuar nga taksat strukturat që janë me 5 yje.

Sipas Ramës Shqipëria akoma dhe sot nuk ka struktura me 5 yje përveçse një strukturë në Tiranë dhe në vijim për të nxitur ndërtimin e tyre mendohet lehtësimi nga taksat për të paktën 10 vite.

“Kjo nuk do të thotë që ti more këto 5 yje dhe i ke aty nuk ti heq njeri, duhet që t’i mbash dhe të kujdesesh që shërbimi që ofron është ai me 5 yje” tha Rama .

Nga ana tjetër lidhur me problemin e ujërave të zeza Rama solli në vëmendje pjesën e Golemit duke u shprehur se bizneset që operojnë në këtë zonë në sektorin e turizmit, por edhe ata që operojnë kudo në Shqipëri, duhet të gjejnë zgjidhje dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të tyre.

Share This Article
3 Comments
  • “duhet të gjejnë zgjidhje dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të tyre.”
    në botë normalisht e bën shteti dhe paguhet,merr qiranë,nga bizneset dhe qytetareët!!
    bën pjesë tek infrastruktura o çun i qut i tironës!!
    vidhni më pak se ka pare boll për të ndërtuar gjithçka!!

  • O KOKL……E……

    E DI TI QE NJE YLL HOTELI E MERR NGA

    INFRASTRUKTURA E VENDIT KU NDERTOHET.

    OPO JEPI TALL BYTHEN ME KETE POPULL.

  • Normale si do te pastrohen “Investimet ” në “Turizem” ??

    Kush ka ba Hotele me 5 yje dihet, por edhe kujt i sherbejne po dihet ?? Kush nuk perfiton dihet?? Gjithmone keto te fundit e kan hanger nga taksat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *