Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur n/kryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman David Wadephul, i cili kërkoi që ndryshimet kushtetuese të jenë të dakordësuara.
Kreu i qeverisë e quajti qëndrimin e Wadephul jo etik, të zhbalancuar dhe zhgënjyes. Ai akuzoi zyrtarin gjerman se mban anën e opozitës dhe se nënçmoi Kuvendin.
Pyetje: Ditën e djeshme në një prononcim Wadephul, u shpreh se ndryshimet kushtetuese nëse do të miratohen, do të ishin shkelëse, a ju shqetësojnë këto qëndrime?
Rama: Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë.
Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare”, tha Rama.
O.J/DITA

Nuk mora vesh hic more bir. Ndalohen apo nuk ndalohen. Se para ca ditesh the ndalohen tani jo. The lista te hapura por listat do ti cakoje kryetari. Shume te ngaterruar ju artistet.
O rrotë kari, dmth ti thua ata qe nuk jane dakord me ty jane miq te Bashes. Ty të duket vetja kriteri i së vërtetës.
parlamenti i albanise ka nencmuar vetveten se eshte parlament memec.
ne kuvend degjohet vetem ramuti te tjeret ngren kartonin
debati nuk egziston ose eshte nen nivel
A i thuhet mikut ik more karafil?
Edhe sot nuk ishte në dijeni të deklaratave të ministrit te jashtëm Maas. Ua çfarë rastësie…
Nuk ka ceshtje miku dhe iku ne kete mes.ceshtja eshte kushtetuese, ligjore. 1.keshilli politik eshte krijese politike ,por jo ligjore dhe jokushtetuese.2.cdo marveshje qe eshte bere eshte konsultative dhe perben nje propozim per organet ligjevenese. Pra nuk perben detyrim ndaj kuvendit.ndryshe do te kemi nje tentative per marrje kompetencash te kuvendit dhe venien e tij nen diktatin e forcave politike jashte parlamentare.pra ,nje forme grushti shteti,permbysje te kushtetute..faji eshte qe ne krijimin e ketij keshilli,pavarsisht kush jane kane gabuar,kane devijuar regullat e nje republike parlamentare.theksoj,e drejta e partive per konsultime, nuk perben marrje vendim i,por propozon qe i shkon kuvendit me procedura e tij.keshtuqe askush nuk ka te drejte, qofte gjerman,amerikan francez,rus,etj te nderhyrje,te beje presion ndaj parlamentit te nje shteti.po te fliste me kete gjuhe per parlamenti gjerman,me siguri do te largohet nga detyra qe mban.