Pas njoftimit të marrë për ndalimin nga policia të zotit Bashkim Tahiri, babai i deputetit socialist Saimir Tahiri, me akuzën “kontrabandë ilaçesh”, kryesocialisti Edi Rama nënvizon:
Asnjë shtetas i Republikës së Shqipërisë nuk është mbi ligjin. Zoti Bashkim Tahiri duhet të hetohet deri në fund dhe të gjykohet deri në fund, në mënyrë të drejtë e të pavarur, për akuzën që ka ngritur policia.
Fakti që bëhet fjalë për të atin e deputetit Saimir Tahiri, sigurisht nuk e bën të akuzuarin vetvetiu më të pafajshëm. Por, pa asnjë dyshim i bën akuzuesit vetvetiu më të dyshuar! Sepse dihet botërisht që nuk është goditja e parë e shtetit ndaj familjes së Saimir Tahirit apo ndaj vetë deputetit socialist. I cili është i mirënjohur nga opinioni publik për kurajën dhe këmbënguljen me të cilën ka denoncuar në vijimësi korrupsionin qeveritar, krimin e organizuar, si edhe vetë Kupolën drejtuese të Policisë.
Dihen edhe gjyqet e orkestruara në dëm të Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj fëmijëve të kryeministrit. Prandaj natyrshëm lind edhe dyshimi se ky ndalim i orkestruar mediatikisht, në kohë reale, me një bujë të pazakontë, i babait të një deputeti opozitar, mund të jetë hakmarrja politike e babait kryeministër.
Por, sidoqoftë, edhe historia ende shumë e freskët e ndalimit po kaq të bujshëm dhe po për hakmarrje politike të kryebashkiakut të Kavajës, tregon se e vërteta nuk vonon shumë të dalë.
Deri sa të dalë e vërteta ne jemi edhe në qëndrime po ata që kërkojmë vazhdimisht me fjalë barazi para ligjit dhe ndëshkim sipas ligjit për të gjithë. Pa dallim. Edhe nëse bëhet fjalë për kolegë ose të afërm të kolegëve tanë nën akuzë. Po njësoj edhe në këtë rast konkret.
Por ciladoqoftë e vërteta që qëndron pas ndalimit nga policia të babait të Saimir Tahirit, kryesocialisti Edi Rama shpreh të gjithë solidaritetin njerëzor, por edhe bindjen e plotë për integritetin moral e politik të deputetit socialist. Saimir Tahiri është njëri prej pjesëtarëve më aktivë të skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe kjo ngjarje as nuk e cënon as nuk e kushtëzon konsideratën e lartë për të.
Bravo rama ,te hetohet por duhet te kerkosh dhe qe te burgosen femijet e kryeministrit pasi ato nuk kane se cte hetohen jane te dukshem te fajshem per cdo gje.
Ne kete shtet ku femijet e kryeministrit nuk preken e nuk gjykohen per asgje biles lejohen te vazhdojn me dore te lire per cdo gje jo te ligjshme dhe babai i saimirit te mos lejohet te takoj avokatin e tij??? cfare cudie
Mos ji kaq i sigurt zoti Rama se do te hetohet per te ne menyr te ndershme, siper zotin roshi e si per babain e saimirit eshte e njejta histori, te shtojm presionin ti mbyllim gojen te nxijm opoziten ti nxjerrim namin nderkoh qe gjithcka qe qeveria bene eshte e denueshme, shkelje te drejt per drejta te ligjit por kush do ta gjykoj…
Nje udheheqes i till i duhet kesaj shqiperie jo nje plak si salihu ku del pa pik turpi e mbron gardistet vraseses duke shkelur e ofenduar me fjalor rruge presidentin e kryeprokuroren e zgjedhur po nga ai,qe do te thot se nuk jane me te vertet te till por qe i dolen kundra salkiut.
Ndryshe nga kryeministri aktual qe bashke me oborrtaret e tij kane dale gjithmone mbi ligjin, ne cdo vendim qe kane marre, drejtuesi i opozites, del dhe thote me te drejte qe kjo ceshtje te gjykohet deri ne fund, por ama ne menyre te paanshme. Ne qytetareve te thjeshte, fjala dhe kerkesa e Rames per gjykim te paanshem te ceshtjes ne fund, pavaresisht se behet fjale per babain e nje deputeti opozitar, na jep besimin, qe cdo ceshtje ku ka akuze do te gjykohet pavaresisht se per ke behet fjale dhe se ligji per Opoziten eshte mbi te gjitha dhe pas 23 qershorit do te jete mbi te gjithe dhe per te gjithe njelloj.