Rama i heq turizmin Gjermenit, ia kalon Ahmetajt

Dita

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar Arben Ahmetaj në detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë, Sipërmarrjes.

Kjo vendimmarrje është vetëm formale, pasi Ahmetaj ka qenë në detyrën e ministrit në qeverinë Rama, por institucioni i tij është zgjeruar edhe me Turizmin, duke ia marrë Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni.

Me largimin e pjesës së turizmit, Ministres së Zhvillimit Urban i mbeten kompetenca të pakta, pasi dhe INUK-u që ka qenë në qendër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe për rehabilitimin e zonave të dëmtuara, i ka kaluar tashmë Ministrisë së Brendshme.

 

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire keni bere se grate e rilindjes nuke ja kane marre akoma doren vjedhjes, Ahmetaj jo se eshte i zgjuar por i futet detit me not.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *