Rama: I kërkoj ndjesë Presidentit, gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozita është institucion në demokraci

Rovena Cerka

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i ka kërkuar ndjesë në emër të partisë së tij presidentit Ilir Meta, për shkak se nuk e dëgjuan për t’u tërhequr nga djegia e  mandateve.

“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: Mos ikini nga parlamenti. Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozoita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nëkryetar i LSI.”

Kjo është hera e parë që eksponet të opozitës pranojnë si lëvizje të gabuar djegien e mandateve në shkurtin e vitit 2019 ndërsa Presidenti Ilir Meta është shprehur shpesh publikisht se është mashtruar nga bashkëshortja e tij, e njëkohësisht kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi për këtë çështje.

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *