Rama u kërkon këshilltarëve të rinj “të njohin çdo pëllëmbë të zonës”

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në betimin e këshilltarëve të rinj kryebashkiakë, që u zhvillua këtë të martë.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama, duke theksuar se bilanci ishte pozitiv, tha se kishte nevojë për më shumë impenjim dhe u kërkoi këshilltarëvë të sapo betuar të jenë aktivë dhe të njohin çdo pëllëmbë dhe familje në zonën e tyre.

Rama, ndër të tjera, tha:

Është e papranueshme që kontributi i këshillit bashkiak të jetë vetëm pjesëmarrja në mbledhje. Është e pakuptimtë dhe e pajustifikueshme që këshilltarët të mos njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës, të mos jenë pika e referimit të çdo banori që ka nevojë të kontaktojë me përfaqësuesin e vet bashkiak. Qeveria dhe Bashkia kanë punuar mirë, por ka vend për të punuar edhe më mirë. Bilanci deri këtu është pozitiv, por nevojat janë shumë dhe nevojat e njerëzve janë shumë më shumë.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *