Nga Brukseli ku mori sinjale pozitive për hapjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar opozitën në lidhje me mungesën e angazhimit të saj në procesin e integrimit të Shqipërisë. Pas takimit me shefen e diplomacisë, Federika Mogherini, me Komisionerin Hahn dhe grupin “Miqtë e Shqipërisë”, kreu i qeverisë i kujtoi opozitës marrëveshjen që ai kishte bërë natën e 17 Majit me Lulzim Bashën, që dy partitë e mëdha të ishin së bashku në këtë çështje.
“Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu sëbashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 Majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona. Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme. Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq”.
Kryeministri përsëriti se Shqipëria nuk po kërkon favore për hapjen e negociatave, por vetëm vlerësim në bazë të meritës.
“Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave. Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria. Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e Vetting-ut. Dëgjesat, në dijeninë time fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e Vettingut. Pra pastrimi i sistemit ka nisur”.
Një ditë më parë, shefja e Politikës së Jashtme, Mogherini, kërkoi që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, në progres–raportin e 17 Prillit. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe Komisioneri Hahn dhe kryeministri belg Charls Mishel gjatë takimit me Kryeministrin Rama.
o.j/dita

7X7=42. Matematika e Lulash veshgjatit. Opozite mjerane qe pret ti bien bolet dashit. Projektojne, halucinojne dhe vetbesojne ne kriza qe vetem mendje tipike Lulashesh duan ti besojne.
Fantomasi ,…eshte nje aktor i pa-pare .
Si thot : Do kishte qen e mrekullushme te ishim ketu te ❤️ se bashku,…ehhhh dashuri e vjeter
Cfar loje i servir Europes kurva
Po pse o Lul ben sikur na prish pune?
Ramuti i ka borxh Lulit dhe 14milione te tjera, se e ka vene veten ne rolin e rezilit per ti dhene arsye Ramutit te justifikoje deshtimet.
Populi shitari, a do kenaqeshit ti vinit dhe nje cmim tjeter milionash Lulit, vetem qe ta keni si dordolec per ta qelluar me…fjale e euro, se guret i hani vete per partine. Besnike te vertete
Shkoni more te shkret e ruani dhite atje ne male e mos shkoni mbas atyre te poshter.Te gjith jan si me nda nje .ute pergjys.
Bravo Rama! Ec perpara mos degjo daullexhinjet e pd-ke dhe te LSI,se ata jane çakerdisur dhe nuk din se ç’fare bejne.Me keqja eshte se ata nuk kuptojne se sa keq po bejne.Por populli i kupton dhe do ju vere festen qe u shkon sipas kokes,diten e votimeve.
Bushi duke mos lene pas dire servilizmin qe tregoni,ju beni edhe nje flet rrufe.