Rama: Jemi në rrugën e Rilindjes po Rilindja nuk ndodh sa hap e mbyll sytë

Bledar Lumani

Rama i është përgjigjur në mënyrë indirekte kritikave për qeverisjen e tij  nga Panairi i Punës në Tiranë.

Ai thotë se “Rilindja” nuk është një punë e lehtë dhe nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Shqipëria është në rrugën e ‘Rilindjes’.

Kush ka shpresuar e menduar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë dhe mjaftonte që të ndryshonim qeveritë dhe flamurin e partisë që qeverisja e rilindjes do të ndodhte vetë, ka parë absolutisht një gjë që nuk ekziston.

Ashtu sikurse kush përpiqet të thotë se ku i keni këto e ato, e përpiqet ta thotë që në ditën e pare, i merr shqiptarët për budallenj dhe duke shfrytëzuar problemet e hallet reale, dhe një dëshpërim që është real në shumë njerëz, të bëjë politikën e llojit më të ulët.

Që s’ka asnjë ide, program, asnjë alternativë, por vetëm rrugën e ‘shpif shpif shpis se me siguri diçka do mbetet, hidh baltë se me siguri dëshmpërimi do shtohet, gënjë gënje se me siguri do gjenden njerëzit që do ta hanë gënjeshtrën tënde”, tha Rama.

Sipas tij, rilindja e vendit nuk “është ilaç magjik e shkop magjik, por e vetmja rrugë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me vështirësitë”.

Share This Article
42 Comments
  • Blushi nuk merr parasysh situaten ne te cilen ndoshej vendi ne vitin 2013 kur koalicioni i majte u votebesua. Gjerat nuk mund te ndryshohen me shkop magjik dhe kjo duhet marre shume parasysh. Vitin 2013 Blushi e merr si vit 0, ketu gabon.

    • Varferia eshte fenomen global, edhe ne vendin me te zhvilluar te botes ka varferi. Qeveria e sotme nuk ka premtuar kurre qe do eleminoje varferine. Blushi kerkon te luaje me ndjenjat e njerezve dhe perfiton nga situata jo e mire ekonomike qe po kalon i gjithe globi.

      • Blushi me duket se ka lexuar shume perralla, me xhind, me llamben e aladinit, me zanen te hirushja, se s’ka mundesi te pretendoje te transformohet nje vend ne vetem 2 vjet, po qe, s’do benim me zgjedhje e do ishim rehat.
        Pjesa me e madhe e vendeve te botes jane vende ne zhvillim, se do kohe per tu rimekembur nje vend, jo vetem per arsyet financiare, jo vetem se praktikisht jane te pamunduara per tu realizuar disa gjera.

      • Pse na ben aikur ke ardhur dje ne pushtet,ke dy vjet dhe pervec fasadave ske bere asgje,vetem premtime te pambajtura dhe genjeshtra si sala. Ku jane vendet e punes?ku eshte meritokracia se vetem lsi sta dhe te djathte te paafte po shohim ne pune.e ke mbush qeverine dhe administraten me g99 dhe injorante. Ekonomia ska asnje ngritje dhe boll genjyet se smund ti tregosh popullit se si i kane xhepat se i njohin me mire se ty, nuk priste njeri ndonje gje por qe te vazhdoje me te djathte te qeverisesh nderkohe qe ata duhen ndeshkuar kete se priste njeri,sta hodhem voten qe te shperbleje ilirin dhe hajdutet e te djathtes dhe te besh partine plot njerez pa kontribute si te ishte shpia jote.

        • Edi rama eshte kryemashtruesi dhe hajduti mbas saliut qe ka pas shqiperia mbas viteve 92. Ky pallosh eshte mbeshtetur nga socialistet prej gati 10 vite, dhe ku i ka tradhetuar duke bere pazare prapaskenash me bishen e pd. Ishte edi rama qe e shpetoi saliun me 2007 ne gerdec, ku ne menyre indirekte as nuk komentoi dhe tha eshte tragjedi me vone pasi iku si muhabet filloi ta permendte. I fali zgjedhjet e 2009. I fali vrasjet e 21 janarit dhe i la socialistet ne rruge dhe shqiptaret ( kishte plote demokrat ne protesta). Dhuroi bashkine e tiranes duke bere pazare lejesh ndertime dhe keto po shihen si po ndertohet poshte diges se liqenit tirane dhe siper diges pallati i kuq bere ne kohen edi rames. Po shihet si po behen ndertime ne bllok dhe ky rilindasi i vjedhjeve nuk po bene gje per ti ndaluar. Keto ndertime jane ne kundravajtje te hapur me ligjet ne fuqi. Edi rama mashtruesi morri 1 milion vota dhe bene vetem fasad asgje nuk ka bere, thjesht ka paguar me leket e shqiptareve ato biznese te sales te cilet as nje ruge nuk kane bere ose e kane bere me cilesin me te dobet. Edi rama ka lind korrupsionin me keq ka mbajtur po ate administrate te saliut me hajduta perversa etj. Edi rama ka filluar te beje gjyqe politike si ne vitin 1980. Edi rama eshte ai qe percmon njerzit atdhetare dhe mbane nga mbrapa gay 99. SHifni cfare beri me kryetaret e bashkive kanditatet e vendosur me veto as me asnje konsultim. Edi rama do behet si sala deri tani nuk ka vrare por po pa qe do i cenohet pushteti dhe kete gje do e beje, keni per ta pare. Prandaje reagoni o njerez per te miren tuaj me 21 qershor, ose mos votoni ose votoni te pakten per bojaxhin kanditat te pavarur, dhe me teje te shohim per protesta masive deri sa ky kelysh te largohet se bashku me klientet e tij hajduta.

      • Gjithe deklarata e rames eshte nje mashtrim,nje mashtrim fyes per elektoratin e majte,ata qe e votuan.pa u lodh fare me cfare mund te behej per dy vjet dhe cfate smund te behej,ku edhe ketu edi do dilte i humbur, po kalojme direkt te nje argument ku edi rama nuk guxon te qendroj. Nderkohe qe te gjitha punet dashkan shume kohe, po modeli se si behen keto pune qe sdo kohe po duket qarte qe ne fillim pse eshte zgjedhur i tille nga edi rama?pse moralit mbi te cilin u votua ky pseudo i majte “anti sali” i eshte bere m… siper?mire ndeshkimin nuk e kane keta ne dore por gjykata, por shperblimin qe po marrin keta hajdute si iliri pdiu e plot te djathte nga pd te cilet po drejtojne vendin ,ose thene ndryshe po implementojne rilindjen, kush e ka ne dore? Prape gjykata? Ju keni genjyer mbi vete modelin e kesaj “rilindje” dhe kete e kishit ne dore vetem ju qe ne fillim prandaj mos u bej nje genjeshtar i shemtuar si saliu po prano gabimet dhe ndrysho!

  • PO TE HAPJE NE TE VERTETE NJE PROJEKT DHE TE PUNESOJE CA NJEREZ PREJ VERTETI JO ME IMAZHET E VELEAJT SE ATO SI HA NJERI ………………….??!!!!!!!!

    • Troc? Nê një frekuencë vale me ju! Por dua ti them z. Rama se megjithatë ” Rilindje pa moral nuk ka e nuk mund të ketë”! Le të na tregojë ku e ka moralin rilindas sepse unë nuk e shoh gjëkundi ! Apo e ka te ajo që mandati i kryetarit të partisë falsifikohet fshehur partisë dhe papritmas shndërrohet nga 4 në 6 vjet ??? Gëzohu kur ka debat në parti z. Rama, jo të hidhërohesh! Debati sjell zhvillim jo komandimi z. Rama? Apo kujton se u harrua që solle e vure njê tufë ministrash pa e pyetur partinë dhe kryesinë fare dhe më e keqja “pa asnjë lidhje shpirtërore me PS dhe me aksionet e saj politike! E të tjera, e të tjera? Tung!

      • zt Pellumb , do ju tregoj historine e moralit sot

        Dikur ne kohe te largeta ,ecnin bashke uji,zjarri dhe morali .
        Vendosen te ndaheshin dhe te linin nje pike takimi ,
        nqs do humbisnin
        thote uji – mua do me gjeni aty ku te shihni re
        thote zjarri – mua do me gjeni aty ku te kete tym
        thote morali – mua me ruani sa pa me humbur ,
        sepse nuk gjendem me !

        dhe qysh ateher nuk kerkohet me moral 😛

        dhe pervec kesaj ,te gjitha perplasjet sociale ose me shkurt luftrat
        i sjellin vetem
        PASURIMI PA PUNUAR ASNJE DITE
        DHE POLITIKA PA MORAL !

      • Hë më të lumtë o pllumb zaimi se ti ju thua ca të vërteta që skanë nga e luajnë sumën. Le të mos i dëgjojnë se për dhjamë qeni kanë për të shkuar? Le të dëgjojnë militantët dhe e kanë humbjen të sigurtë. Respekt!

  • Per te perfunduar nje rruge ose ndonje ndertese, duhen pak me shume se nje vit ose deri ne disa vjet, fondet e limituara, mungesa e kapaciteve, s’ka se si te behen mrekulli ne vetem 2 vjet, po ne vend qe blushi te jape noj dore me reformat, vetem ben opoziten, se si e ka hallin se marrin vesh.

  • Kryeministri Rama, duhet te vazhdoje punen me ritmin e tij , kjo eshte e rendesishme , por as nuk duhet te mari per kapital qofte edhe nje mendim sa do te kundert te nje deputeti te grupit te tij sa do i gabuar qofte.Ecja ne “grup” e nje formacioni politik , pa debate te verteta perbrenda eshte historikisht negative , qe vdes idete e reja.Shqiperija ka nevoje per deputete qe dine te thone “JO!”

  • Trci sic duket eshte ngopur me genjeshtrat e Berishes ndaj nuk ka horeks.O trc e gjithe ju te tjeret qe mendoni se nryshimi do te vije brenda nates mos haroni se Berishet dhe Nanoistet na lane ne nje nate polare dhe qe teshohim pskes drite duhet shume pune akoma.Ndaj durim o mik.Eshte e vetmja qeveri pas 90 tes qe po punon ne drejtimin e duhur ndaj duhet te mbeshtetet nga te gjithe qe te shohim pakes drite.

  • Nuk mund te behemi si Gjermania brenda dy viteve ore Blushi. se ne rast se nuk e di kemi qene katastrofe gjate ketyre viteve qeverisje djathtas,njeriu ishte bere ujk per njeriun. Sigurisht qe gjate 2 viteve majtas kemi patur nje sere ndryshimesh qe jane madje edhe te dukshme,por ka ende shume per te bere,prandaj mandati eshte 4 vjecar.Sa per gjith ato cfere ke folur per qeverine gjate ketyre diteve,me ler te te kujtoj se ke qene pjese edhe ti Blushi

    • Blushi eshte nje manover e Nanos per te ardhur ne pushtet serisht,por te gjithe e kemi pare puynen e Rames e qeverise se tij ne keto 2 vjet edhe jemi te kenaqur me kaq e bindshem them qe do beje me shume per ne.

      • keni te drejte zoti kryeminister,jemi te kenaqur nga puna juaj e deri tanishme edhe e dime qe do vazhdoni po keshtu. Sa per keta si Blushi: Qente le te lehin,karvani shkon perpara nuk thote kot populli.

        • socialistet e vertete te mbeshtesin ty zoti Rama. e keni thene edhe njehere tjeter qe nuk behen gjerat me shkop magjik por me pune,dhe puna kerkon kohe

  • Cfar thot blushi esht nje liri per te gjith ata qe mendojn ndryshe,por ama nuk ka asnje qeveri e kryeminister te regulloj gjendjen per 2 vjet!
    Trysnia nga jashte e brenda,ndaj kryeministrit esht shum e madhe dhe kuptoj situaten e tij te brendshme,por nje gje duhet te kuptojn ata qe kritikojn qe kryeministri i nje vendi qe ka nje mandat duhet respektuar deri ne perfundim te tij 4 vjecar ose 8 vjecar mbase kur punet shkojn mire pse jo edhe 12 vjecar,kur mos harojme se helmut kol qendroj 16 vjet ne postin e kancelarit!
    Problemi qendron tek korrupsioni dhe sa do te luftohet,gjithashtu flitet shum per integrim nga kryeministri e qeveria,por qe jeni shum larg rruges qe te con vertet ne europe!

  • Z.Rama nuk i ha kush ato pune si thua ti,socialistet jane hidhnuar keq me ty se i ke lene rrugeve,po mundohesh te afrojsh ato qe sjan per tu afruar dhe ke lene pas dore njerzit tuaj kuptohet socialistet,kjo pune shihet ne gjithe Rrethet ku jane te punesuar vetem njerzit e deputeteve me shume dhe me shume te djathte.

    • Te LSIse te gjithe jane me pune te mire,kurse socialistet,hane me liste

      Sa mire jua boni Edi i famshem

  • Rilindja nuk vjen sa hap e mbyll syte por nuk vjen fare nese perdoren mynyrat e tanishme. Une jam nga ato qe kam pasur besim tek Rama por shoh gabime tnelbesore ne projektin e deritanishem.
    Se pari eshte vendosja ne pozicione kyqe e mjaftisteve – njerez te papune dhe pa asnje eksperience pervec public relations u jane lene ne dore pozicione kyqe, ato po i bene reformat sic jane mesuar ne mjaft. Merr donacione dhe ekspertise nga te huajt dhe ja ku ke ligjin. Kjo eshte shume e gabuar se do thote qe ligji eshte bere sa per leter, mu si ne kohe te Sales.
    Se dyti eshte japja me te varferit. Sigurisht qe ato qe nuk kane paguar dritat duhet ta bejne dhe shteti duhet te merret me to. PoePor pse ky shtet nuk merret dhe me ato qe kane shitur diploma hapur psh? Perse profesoret e ketyre universiteteve qe kane shitur diploma promovohen ne ministri? Apo te varfrit nuk i duhen qeverise ndersa keta te tjeret jane te zote per te folur bukur per rilindjen ndersa kane bere namin duke vjedhur?

  • Zoti kryeminister!
    Kjo qe thua zoterote eshte me teper se demagogji, eshte me teper se hipokrizi. E thene pa medyshje, ne kete rast jeni zoteria juaj qe kerkoni t’i trajtoni qytetaret e thjeshte si njerez pa kurrfare inteligjence, per te mos thene budallenj, term, te cilin kerkon tua faturosh te tjereve, pa kutrfare adrese.
    Si qytetar i zakonshem, as si partiak, as si politikan dhe as i punesuar nga pushteti juaj, kam qene kritik i ashper ndaj Ben Blushit thjeshte dhe vetem se kritika e tij ndaj qeverisjes suaj dhe personalisht ndaj teje, ka qene vetem ne kuadrin e konstatimeve fillimisht dhe me ndonje etiketim jasht etikes se komunikimit, mbase dhe pak e vonuar.
    Por kujdes me yryshin zoti kryeminister, se nuk mund te marresh atributet e barometrit te varferise dhe te na tregosh perralla me mbret per rilindjen tende.
    Menyra se si jeni shprehur ne kete postim per konsum komercialo-mediatik, ka brenda burracakllek dhe demagogji.
    Askush nuk ka thene, ka menduar apo me keq akoma ka shpresuar se Rilindja eshte nje shkop magjik qe do te ndryshoje gjendjen brenda dites apo sa hap e mbyll syte, kete po e aludoni ne thenien aspak te sinqerte , ju.
    Deputeti dhe antari i kryesise se Partise suaj qe ka ngritur keto shqetesime, ka nje emer dhe nje mbiemer dhe ju eshte adresuar personalisht, ndaj ju merrni guximin te adresoni kunderkritiken tuaj drejtperdrejt me kunderargumente nese keni dhe pa pergjithesime dhe aq me pak etiketime fyerse..
    Ju kemi degjuar Ju, por mbi te gjitha po e jetojme kete gjendje qe sa i perket nivelit ekonomik, jo Tuajit dhe atyre qe qendrojne pas teje, madje dhe jo te kundershtareve tuaj politik dhe militanteve te tyre qe vegjetojne akoma ne zyrat e administrates se pushtetit tuaj nga piramida ne baze (se ju nuk qenkeni si Saliu!), por te nivelit ekonomik te mases se thjeshte te qytetareve qe ju dhane voten te qeverisni per ndryshim thelbesor dhe te prekshem jo enderrimtar, nje nivel pa kurrfare ndryshimi madje ne ndonje rast , perkeqesimi per shkak te reformave te tua te djathta qe rendojne tek populli i thjeshte dhe nuk prekin asnje fije te pasurit e ketij vendi te varfer.
    Prandaj bene mire qe te lesh menjane demagogjine pupuliste dhe justifikimet boshe per deshtimet e qeverise tende ne fushen e permirsimit te mirqenies, nje kopje e keqe e qeverise berishiane pa Berishen.

    • Ore Vezhguesi F,te kujtohet kur e ke nisur debatin me Tartufin??
      Ja te ta kujtoje une. Debatin e ke nisur kur une i shkruaja komentatores { Lora
      Beteja e Vatrlose qe na shkruan ti o shoqija Lora eshte kjo… nga skllaveria
      dhe mashtrimi e gjoja te djathtes te ketij vendi,te vemi ne nje mashtrim dhe
      skllaveri e gjoja te majtes te ketij vendi.Ti nuk te lidh as nje gje me mua,me
      bindjet e mia,gjithashtu dhe me pozicionin e familjes time,jemi ne dy kahe te
      kunderta,une e kam lare me gjak shtipjen komuniste,si kundershtar i saj duke
      mos ju bashkuar kure armiqeve te Shqiprise. Ti ndoshta e ke lare me gjak ardhjen e komunisteve te shqiperise dhe ke te drejte ta mbroshe,si kam dhe
      une te drejte te mbroj timen. Thelbesoria eshte te mbrojme ate qe eshte e ndershme.Mos te mbrojme ate qe na pelqen dhe ate qe kemi per interes.
      Te mbrojme ate qe na duhet per te mrojtur dhe kurre s kemi interes.
      Ti je nje i majte tani, {jo ate kohe kur shaje Tartufin } i majte qe nuk i le vend
      Tartufit dhe shokeve te tij te djathte te kene vend shume per kritika,se kete e
      ben ti i pari vete.Perpara se ti thuash gjitonit tend te pastroje kakerdhite brenda
      shtepise se tij,ti duhet te heqesh bajgat brenda shtepise tende. Ky eshte kuptimi i plote i te majtit dhe te djathtit te nje populli. Ne do te vazhdojme te
      replikojme po perseri dhe neser,per te pastruar kakerdhite e tua dhe bajgat e mia,ndoshta dhe me sharje .

      • Tartuf — qe nuk Kupton se kujt
        Klase i perket .

        Leksion Pa leka Per Tartuf Shellir Stanarin ,
        qe Kujton se eshte Borgjez ??

        Deri ne fund te viteve 1700 ekonomia ishte e Thjeshte ,
        Ishin Mbreterit , Duket , Patricet , Papet ……
        Dhe keta kishin Gjithçka .
        te tjeret nuk kishin Asgje ,
        vetem Kokrat mbanin [ [ si tartufi ]]

        Me vone ndodhin ndryshime te Jashtezakonshme .
        Arrin TEKNOLLOGJIA .

        fALEMINDERIT teknollogjise dhe mjeteve mekanike ,
        Krijohet nje Mase e re Borgjesia ,
        pRA NJERZ PA fuqi politike
        por qe bene Leke me Tregeti .

        Ishte e njejta gje ,
        Edhe borgjezine ELITAT , filluan ta shtrydhnin
        shume , duke i TAKSUAR .

        kESHTU Borgjezia u revoltua shume , sepse
        u krijua nje situate e pa Tolerueshme ,
        Duke i dhene RRuge Revolucionit Francez .

        Shperberja e Jugosllavise , dhe masakrat qe Vazhduan
        lane shije shume te hidhura ne Kujtimet tona .
        Nuk duhet te Harrojme qe ishte Gjermania
        fuqia numer nje e NEOMERKANTILEVE ,
        gJITHMONE ne kerkim te puntorve
        te Keq Paguar , per Sektorin e madh te saj Eksport ,
        Te njihfte Prematuramente Sllovenin .

        Ketu filloje konflikti .

        Milosheviç ishte pa DYSHIM nje njeri shume
        i rrezikshem dhe ” Kasap ”
        Por ishte Nato qe kerkonte ,
        te Behej PADRONIA e forces puntore
        Jugosllave
        Zera nga anglia thone ,
        qe rambuje ishte per te futur ne Kurth Milosheviçin
        Ministri Angles per armatimin ,
        lord John Gilbert thote ::

        Po te kerkoni opinionin tim ,
        vendi i milosheviçit ne Rambujet ishte i Patolerueshem ,
        si mund ta pranonte ?
        Ne keto akorde per Kosoven
        artikulli 1& 2 kapitulli 4 –
        Ka nje mashtrim kur specifikon KOSOVEN ..
        e PASUR ME MINERALE ,
        DUHEJ TE BEHEJ NJE eKONOMI tregu .

        Ekonomine e Tregut besoje se e kupton ?
        Si ajo e shqiperise keto 25 vjet .

        Ku te gjitha Pasurite Shteterore do te Privatezoheshin .

        Sikur ti blesh ti o TARTUF ,
        une do te isha i kenaqur ,
        te me shfrytezonte Vellau im .[[ haaaaaaa ]]

        Ne 1999 NATO sulmoi Serbet qe te shpetonte
        shqiptaret Kosovare ,

        Sipas te dhenave Zyrtare Nato ,
        Borbadoi 14 tankse serbe ,
        dhe 372 INDUSTRI TE SHTETIT KOSOVAR ,

        pERSE FORCAT e natos organizuan ,
        blitsin me te madh me 2900 ushtare
        vetem per MINIEREN E TREçES ??
        kU VLERA E TREGUT ISHTE 5 MILIARD DOLLARE ?

        nE TREPçE TE GJITHE menaxheret dhe puntoret
        u perjashtuan nga puna ,
        dhe qe atehere nje nga Dekretet qe beri UNMIK
        ISHTE LIGJI I pRIVATIZIMEVE
        qe i lejonte çdo te HUAJI
        TE BEHESH PADRON I PASURIVE KOSOVARE ,
        DERI NE 70% .

        mE THUAJ O tARTUF DERDIMENI ,
        mE KE e ke luften tani ?
        me vellain tende te majte Fukara ?
        apo me ata qe po blejne PASURITE tona ?

        • Me per te qeshur , ne kete mes i vjen vezhguesit f, se
          sa mua Tartufit hipokrit shqiptar me ti o hajvani ballist
          qe na flet brockolla pa kuptim dhe pa lidhje… ku Shani
          e ku Bagdati o hajvani i ngarkuar me peshe te rrende ne
          trute e kokes.Per kete forum ju qesharaket eshte e domozdoshme prania tuaj,per argetim.

  • E vertete qe Rilindja nuk eshte shkop magjik por ke 2 vjet dhe ske bere asgje nga ato qe ke premtuar:energji te ulet,kur une ne familje paguaj 5000 lek(te vjetra)me shume(Seshte faji im qe harxhoj 250kw)!!Ke premtuar vende te reja pune per mandatin e pare,u bene gjysme mandati dhe as gjysma e atyre qe ke premtuar nuk jane ne pune!!Ke premtuar drejtesi dhe se te gjithe jane te barabarte para ligjit,absolutisht nuk eshte e vertete sepse e dime se ku jetojme dhe se cfare na degjon veshi e na shikojne syte!Brenda nje mandati 2 vjecar kjo do ishte rregulluar besoj!!Te permenda keto per te te thene qe nuk jane mbajtur premtimet.E the pak me pare qe nuk i komentoj komentatoret po sot pse po i komenton?????Behu pak me i ndergjegjshem per kritikat dhe per situaten e vendit dhe boll me me Rilindjen!!!!!

  • Shikoni kush i komandon kalamajt ministra te “Rilindjes”, nje njeri, PE LESHI.Kete te fundit e komandon RAMA. Skeme e thjeshte.
    Ministrat e tjere te qeverise ? Baba Likja e Baba Taku.
    E me kalamaj behet nje rrjesht fatosash qe kaper nga perpareset e njeri tjetrit.
    Shikoni Tatimet e doganat. Bashke me policine bejne shtetin.]
    Drejtesine? Kush pyeti per sistemin e drejtesise ? Ti? Ja po ta them.
    Drejtesine e komandon Kapter Jari i PP-se, ose me mire te themi Drejtesia komandon vehten, kuptohet pa Llallen.

  • Edi rama eshte kryemashtruesi dhe hajduti mbas saliut qe ka pas shqiperia mbas viteve 92. Ky pallosh eshte mbeshtetur nga socialistet prej gati 10 vite, dhe ku i ka tradhetuar duke bere pazare prapaskenash me bishen e pd. Ishte edi rama qe e shpetoi saliun me 2007 ne gerdec, ku ne menyre indirekte as nuk komentoi dhe tha eshte tragjedi me vone pasi iku si muhabet filloi ta permendte. I fali zgjedhjet e 2009. I fali vrasjet e 21 janarit dhe i la socialistet ne rruge dhe shqiptaret ( kishte plote demokrat ne protesta). Dhuroi bashkine e tiranes duke bere pazare lejesh ndertime dhe keto po shihen si po ndertohet poshte diges se liqenit tirane dhe siper diges pallati i kuq bere ne kohen edi rames. Po shihet si po behen ndertime ne bllok dhe ky rilindasi i vjedhjeve nuk po bene gje per ti ndaluar. Keto ndertime jane ne kundravajtje te hapur me ligjet ne fuqi. Edi rama mashtruesi morri 1 milion vota dhe bene vetem fasad asgje nuk ka bere, thjesht ka paguar me leket e shqiptareve ato biznese te sales te cilet as nje ruge nuk kane bere ose e kane bere me cilesin me te dobet. Edi rama ka lind korrupsionin me keq ka mbajtur po ate administrate te saliut me hajduta perversa etj. Edi rama ka filluar te beje gjyqe politike si ne vitin 1980. Edi rama eshte ai qe percmon njerzit atdhetare dhe mbane nga mbrapa gay 99. SHifni cfare beri me kryetaret e bashkive kanditatet e vendosur me veto as me asnje konsultim. Edi rama do behet si sala deri tani nuk ka vrare por po pa qe do i cenohet pushteti dhe kete gje do e beje, keni per ta pare. Prandaje reagoni o njerez per te miren tuaj me 21 qershor, ose mos votoni ose votoni te pakten per bojaxhin kanditat te pavarur, dhe me teje te shohim per protesta masive deri sa ky kelysh te largohet se bashku me klientet e tij hajduta.

  • …mos e shikoni te verteten ne numera…ne vitin 33 ne Brannau , ne vendlindjen e Hitlerit , votuan 634 vete…nga keta vetem dy qene kundra Partise naziste ….13 milione te vraret gjermane , te Luftes se II – te Boterore , treguan se keta te dy kishin patur te drejte…!….

  • O po na je bo si “Nezir Buria” perdite ne televizor. U ngopem me fjale dhe asgje me vepra.
    Edhe Blushi eshte bere si “Bajram Rreta” qe thote “pak buke edhe qep dhe me pas domate me mire behet se duket si sallate.
    I bini drejt se per 2-vjet keni menduar vetem per xhepat tuaj. Keshtu si ka filluar nuk del pa gje kjo pune.

  • I pergjigjem Aslit: rreth vetes, Rama nuk ka socialistet e vertete ,kjo eshte aresyeja, pse po i humbet ata.Nga soc.e vertete Rama do te jete ne pushtet sa te dale ne pension,por e keqja eshte se i ka hedhur ne rruge te madhe e nuk don tja dije.Gjithshka e ka ne rregull,vec emerimet dhe punesimin e soc e ka per faqe te zeze…

  • Ja me ne fund erdhi pergjigja ndaj komentatoreve ,pas shkopit magjik ,tani Rilindja nuk behet per dy vjet,dakort z kryeminister ,forumet e partise ke ndermend ti mbedhesh,apo si vicidoli dhe ti une fitova zgjedhjet une do te gjuaj penalltite.Po listat per deputete kush i pregatit ju apo kryesia ,se e keni mbush parlamentin me kriminele mafioze ,Po per borxhet qe po shtohen dhe nuk kane te ndalur ,cfar mund te na thuash ku po shkojme .Po per 50mil qe nuk arrite ti mblesh dot ku perfunduan ato para.Me shume para u mblodhen nga gjobat se nga tatimet. Iku gjysma e mandatit asnje premtim ,asnje spital te ri ,asnje rruge , asnje shkolle, vetem fasada dhe makiazhe,shendetesia te keqen e Ndokes ,kur do filloje falasi apo ne diten e fundi te qeverisjes tende.Sa per punesim ske cfar te thuash ,ti gjitha zyrat i e te zbukuruara per qef me ngjyren mavi ,ec aty o Rilindas.

  • Rama thote se nuk ka shkop magjik dhe duhet te persim. Jam dakort
    Blushi thote nuk pres po s’ka nje zgjidhje. te na jape vec asaj qe ndonje here del me ndonje liber qe sa vjen e hollohet edhe ne forme edhe ne permbajtje.
    Une them se Blushi te prese zgjedhjet lokale dhe pastaj te dale vete ose te na propozoje Tos Nanon parazitin si edhe vete Blushi. E them kete sepse qe kur ka qene Minister i Tosit nuk ka marre asnje pergjegjsi si duket nuk ja mban menderja.

    Xhaja ka Kavaja

  • Po kurr ndodh rilindja sipas jush z. Papagall ? Kush te vdesin shqiptaret dhe kur te shuhet shqiperia ? kurre ? A ju duhet te zhdukeni nga faqja e dheut e jo me te jeni ne qeveri dhe te perfaqesoni shqiptaret

  • keta q ja han mutin z.Rames, le t ja han, edhe mu edhe keta shoket qe i besojne rilindjes.

  • PO KU SHKOI TAKSA JOTE FAMOZE PROGRESIVE O EDI RAMA QE DO TE KOLLOFISTE LEKAT E PASANIKEVE BARKDERRA DHE DO TE SHERONTE SI NJE SHKOP MAGJIK EKONOMINE SHQYPTARE DHE DO TE MBUSHTE BARKUN E PROLETARIATIT BARTHARRE?

    Pse nuk i vjen zeri fare Kryeministrit tone mburravec Rilindas qe kur e pyesnin gazetaret para se te hypte ne karriken e pushtetit se ku do te gjente LEKAT dhe si do te sheronte ekonomine tone kombetare te falimentuar nga dallkauket komuniste dru me pre pa intelegjencen e duhur dhe pa patur arsimin dhe shkollen e nevojshme per keto reforma, ai pra Edi Rama Rilindasi pergjigje:

    “KAM TAKSEN FAMOZE PROGRESIVE QE DO TE SHEROJE EKONOMINE TONE TE FALIMENTUAR ME SHKOP MAGJIK.”

    Thirrjeve te deshperuara te nastradinit te censuruar totalisht nga te gjitha gazetat qe Edi Rama te mos i mashtronte shqyptaret me populizem komunist, por te dilte ballehapur dhe t’u tregonte te VERTETEN tragjike te gjendjes ekonomike, askush nga elita intelektuale shqyptare nuk u pergjegj aspak, perkundrazi ne emisionet famoze TV me muaj me radhe u zhvilluan debate idiote mediokre nga profesore dhe akademike shqyptare per te hequr taksen e sheshte dhe te gjithe dolen ne krah te Edvini Artistit ne favor te takses progresive qe do te sheronte me shkop magjik ekonomine tone. Koha tregoi se nastradini kishte te drejte dhe shtrengimi i rrypit erdhi shume shpejt o Edi Rama dhe SHKOPI YT MAGJIK doli se ishte nje LODER demagogjike e propagandes enveriste dhe berishiste per te fshehur te VERTETEN qe duket ashiqare nga eksodi i radhes i popullates jo te genjyer nga ARMIKU I KLLASES por nga lemerisur nga varferia dhe mungesa e perspektives.

    • Nastradin o derzi
      çke qe Qan Nashti ?
      Kapitalizmin kerkove
      dhe Ajo errdhi o Mavri .

      Duke pire Kafe tek Tajfani
      Mos kujto se eshte demokraci ,
      Shqiperine e Shiten me Privatizime
      Mbaj kokrat me dore nashti ne Pleqeri . o Qyqari ti .

      Enveri na Koperativizoje ,
      Saliu na Demokratizoje me ligjin 7051
      Edi rama Me taksen Progresive
      Po na fut ne Burg per RRYMEN elektrike ne Shqyperi.

      • O Mah-mut, ithtar-monizmi
        s’e ka fajin fare Kapitalizmi
        as demokracia e privatizmi
        por Enveri dhe Komunizmi
        qe e soli ket fare satanizmi
        nga rusi e nga bolshevizmi

  • rama jeton ne boten e cudirave, shef enderra naten dhe mendon se eshte realitet, skizofrenia eshte e tille. une mendoj se duhet te hapim nje tender per kurimin e tij.

  • Dakort, nuk ndodh sa hap e mbyll syte, po ja sa te mbyllin syte e te vdesin breza te tere.
    Bazat e hedhura nga shteti i ri jane themele te kalbura nga korrupsioni dhe krimi.
    Keshtu qe drejt vdekjes se endres se Rilindjes jemi duke shkuar te gjithe.
    Kam deshire te shoh kryetarin e Rilindjes te parin ne kete tatepjete.

  • Asgje nuk behet sa hap e mbyll syte por ti po kerkon t’i mbyllesh edhe gojen zerave kritike. Je ne ate post qe te hapesh veshet e te degjosh hallet e njerezve per t’i zgjidhur e jo te besh qyfyre.

  • Askush nuk kerkon dhe nuk beson se e mira vjen ne nje dite.Gjithashtu jemi te vetedijshem se ne vendin e quajtur Shqiperi situata eshte aq e keqe sa ska ku te shkoje ama prandaj erdhet ju aty qe ta rregulloni ate por ju nuk mund ta beni.Ama neqoftese do i kthehemi paraardhesit tuaj zoti Rama do shikojme se ai ishte ne gjendje te bente shume gjera dhe biles ne nje kohe te shkurter.Pse?sepse kishte shumicen,ate qe ke ti sot.Keshtu ne si popull nxjerrim konkluzjonin se ju jeni i pafuqishem per te bere te mira ne favor te ketij populli megjithese keni te njetat arme si Saliu.Arsyeja eshte teper e qarte:keshtu eshte kur vjen ne fuqi me ndihmen e hajduterise dhe nuk je ne gjendje ta ndeshkosh ate se qeveris se bashku me te.Por ke fuqi per te goditur klasen me te dobet te shoqerise shqiptare:hajdutin e energjise elektrike.Pra neqoftese nje kryeminister del dhe deklaron hapur se ;do te denojme cdo vjedhes se energjise elektrike dmth se ky kryeminister paska fuqi por denon vetem kete klase te dobet.Cdo shqiptar me mend eshte i vetedijshem qe premtimi juaj elektoral i 300 mije vendeve te punes ishte i nxituar.Edhe nga ana matematike nuk shkon.Te gjithe shqiptaret e ndershem ishin te vetedijshem se Saliu duhej te ikte sa me pare,te gjithe shqiptaret e ndershem ishin te vetedijshem se Saliu nuk mund te hiqej aq lehte nga pushteti,te gjithe shqiptaret ishin te vetedijshem se duhej koalicjon edhe me hajdutet per te hequr Saliun,te gjithe shqiptaret ishin te vetedijshem se duhej te blihej edhe vota qe te ikte Saliu.Po cfare ka bere Rama ose Rilindja ne keto 2 vjet?pozitive eshte fryma qe eshte perhapur ne qeverisjen e vendit ne pergjithesi por kjo nuk mjafton populli kur shikon se peshqit e medhenj rrin ne foltore pa i hyre ferre ne kembe dhe ai i thjeshti qe vjedh energjine ose futet ne burg ose ben vetevrasje atehere nuk ka se si te kete shprese te madhe.Gjithashtu ne keto dy vjet te Rilindjes vihet re rritja e korrupsjonit akoma me keq se ne kohen e Saliut.Pse?sepse presjoni dhe propaganda qe ben Rilindja kunder fenomenit te korrupsjonit rriti me teper konspiracjonin ndermjet pushtetareve te korruptuar qe ate qe e merrnin ne kohen e Saliut hapur sot e marrin pak ne menyre me te fshehte dhe konspirative por shuma eshte shtuar per arsyet qe thashe me siper.Pastaj zoti kryeminister dilni ne media dhe thoni kemi hapur kete zyre online dhe i lutesh popullit te denoncoje.Une jam nje person privat zoti Rama qe ju kam derguar leter me emer dhe ngjarje si dhe dokumenta shteterore ku neqoftese administrata juaj do ta ndiqte te pakten nje kamjon me te korruptuar do ishin ne burg por asgje nuk ndodhi.Letra ime u zhduk ne sirtaret e rilindjes.Pra zoti Rama neqoftese do qe te realizosh dicka ne favor te ketij populli duhet sakrifice nga ana juaj dhe me fjalen sakrifice nenkuptoj ndeshkimin e te medhenjeve.Vetem keshtu mund te arrish dicka,Sigurisht 2 vjet jane pak per te rimekembur nje ekonomi ama nuk jane pak per te ndeshkuar te poshtrit.”Ilaci magjik” dhe “shkopi magjik” zoti Rama eshte shumica qe keni ju ne qeverisje pra ajo shumice qe kishte Saliu dhe bente cfare te donte.Jam i bindur se cdo veprim qe do behej qofte edhe ne kurriz te demokracise por qe do i sherbente popullit do kishte edhe perkrahjen e ketij populli.Jam kurjoz te di se cfare do i thuash ketij populli pas 2 vitesh te tjera?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *