Kryeministri Edi Rama këmbëngul se në vend ka qindra vende të reja pune, por se nuk ka zanatçinj për to. Gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Punës, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave të Profesorit të njohur Artan Fuga, duke theksuar se ai kishte “shqyer gojën”.
“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatçinj që t’i përgjigjen nevojave, sepse në këtë sipërmarrje nevojës për tornitor, axhustatorë, montues panelesh etj nuk i përgjigjen të papunë që s’kanë haberin nga zanati apo që kanë diplomë për jurist. Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor mendimtar i shquar, i cili e kishte shqyer gojën deri në atë pikë sa të thoshte se ç’jemi ne që u kërkojmë shqiptarëve të kenë zanate apo të punësohen cirakë të privati ndërkohë që kanë diploma”, tha Rama.
Ai deklaroi se prindërit kishin investuar për fëmijët e tyre pa pasur perspektivë për t’u punësuar, duke shkuar të gjithë në universitet.
“Që sot je jurist, por sipas të gjitha gjasave mund të jesh edhe gjysmë analfabet. Inxhinierët tanë punojnë në Kanada, këtu ne jemi mbushur me jurist, ndaj drejtësia këtu ka ecur më mirë se gjitha gjerat e tjera, në cdo 7 metëra gjen një jurist, jam i papunë por jam jurist, taksixhi, roje por edhe jurist. Nuk gjendet në korcë kasap, ishte një fabrikë e shkëlqyer, e gatshme për zinxhirë vendesh pune, juristët e bëjnë kasapin kur janë gjykatës e jo për të prerë mishin”, tha Rama.
Ai tha se vendet e lira në zyrat e punës nuk zgjidhin problemin se si të kesh një rrogë e të mos shkosh në punë.
“Një nga aspiratat kryesore të parazitëve dhe dembelëve që ankohen se s’ka punë, pastaj thonë pse këtë punë do bëj unë. Në Evropë nuk ka vend tjetër që vijnë prindërit deri 85 vjec nga ana e anës në Tiranë për të kërkuar punë për djalin 40 vjeç.
S’ka vend për pesimizëm sepse kemi bërë reformë që u kundërshtua nga gjithfarë opozitash e filozofësh dhe ka hapur një rrugë të re, kemi një dyfishim që do vijojë të numrit që shkojnë në profesionale, nëse Gjermania është shembull, edhe në këtë pikë është shembull i shkëlqyer edhe për këtë të vërtetë të thjeshtë”, tha ai. /Dita/

Po mor po ka vende te lira pune po na thuaj sa eshte paga ne to, mos eshte 15000 leke te reja ne muaj pa sigurime shoqerore, me nga 9 ore pune ne dite dhe 6 dite pune ne jave, barabar me ish kooperativat bujqesore ne kohen e Enverit, se i bie gati 500 leke te reja ne dite te cilat jane te barabarta me 2 buke nga 2 kg x200 leke = 400 leke, dhe ne kohen e Enverit dita e punes ne kooperative ishte 80 leke ( 2 buke nga 2 kg me 40 leke = 80 leke ne dite. E pra cmund te na thoni qe mbyllet kooperativat ne fshat dhe i hapet ne qytet.
PO QE NUK I HEQ DOT NJE PRESJE ATYRE QE THOTE RAMA…
Po qe qenke nje koqe gomari ( te me fale gomari) dhe nuk e ditke?
Edhe nuk i heq as nje presje.
PO QE NUK I HEQ DOT NJE PRESJE ATYRE QE THOTE RAMA…PERVEC FJALES “SHQYER”
Te ndjekesh nje te shqyer nga mendte eshte me te vertete tragjedi per Shqiperine, a thua se nuk nxorem mesim nga historia.
Po te shohesh ramen dhe njerezit e shpures se tij jane te gjithe nje grup te paaftish qe kane vegjetuar pa asnje dite pune duke zhvatur fonde OJQ-she ka nga ata si puna e Erjonkes qe edhe diplomen e kane te dyshimte ashtu sic ka edhe te diplomuar ne nje fushe qe jane emeruar si ministra apo specialiste ne fusha te tjera. Te gjitha keto abuzime se bashku me deshiren per pasurim e pushtet kane sjelle katastrofen ekonomike qe po perjeton vendi. Kush mund te permende qofte edhe nje vendim minsitrish qe te jete bere per te miren e vendit e pas te cilit te mos fshihet nje vjedhje apo abuzim? Kush mund te thote se ku perfunduan CV-te e gjithe atyre te diplomuarve jashte te cileve vete Rama u beri thirrje te ktheheshin? Ky me siper le te merret me presjet por ama realiteti flet vete. Kjo qeveri te paaftesh ka deshtuar ne cdo drejtim e vetmja aftesi qe po tregon eshte ajo e grabitjes ne menyre te pacipe e diten me diell duke u fshehur pas shume vendimesh qeveritare qe nuk kane guximin as te bejne publike ne fletoren zyrtare. Mire ia ka thene prof. Fuga, le te permende Rama femijet e ndonje politikani qe kane perveshur menget ne pune profesionale apo te rendomta. A thua te jete “harrasur” Linda nga gjuha vulgare e te shoqit!!!
http://www.hashtagalbania.com/index.php/2016/02/10/rama-i-pergjigjet-artan-fuges-punoj-si-kryeminister-vetem-per-te-shitur-pikturat/