Rama i quajti “bomba”, 50 emigrantë të bllokuar në kufirin greko-shqiptar: Ka edhe të sëmurë

J L

Mbi 50 shtetas shqiptarë janë bllokuar në Kapshticë dhe nuk lejohen të futen në Shqipëri.

Burra, gra, të moshuar dhe fëmijë kanë 2 ditë të bllokuar në kufirin Greqi-Shqipëri dhe e kanë kaluar natën jashtë, në tokë neutrale.

Njëri prej tyre, në një prononcim për mediat, i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë, ndërsa lajmëron se ka edhe të sëmurë.

 “Që ditën e premte kemi ngelur në kufirin Greqi-Shqipëri. Jemi emigrantë, me letra greke, kthehemi për arsye familjare. Iu kemi thënë se çfarë problemesh kemi por thonë se kemi urdhër që të mos iu lëmë të hyni. Vetëm ata që marrin urdhër nga Ministria e Jashtme. Ka dhe të sëmurë. Është një 60-vjeçar mes nesh me probleme shëndetësore, kemi njoftuar ambulancën dhe nuk ka ardhur. Para 30 minutash punonjësit na kanë marrë emrat, po presim”, u shpreh Mhill Steaj në Kapshtica.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kufijtë nuk do të hapen deri sa të marrë fund pandemia e koronavirusit.

Rama i ka quajtuar ata “minë me sahat”.

“Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Që ka qënë i çmendur e kemi ditur me kohë, por tashti ka filluar ta thotë me plotë gojën.
    Or kafshë si mund të bllokosh njerzit nën qiell të hapur pa një strehë mbi kokë? E para janë njerëz e dyta janë shtetasit e tu, janë shqiptarë. O psikopat, the se do bëje gjithçka duke çuar avionë në botë për shqiptarët, kurse këta në kufi nuk i lejon të hyjnë.
    “Bombat” futi në karantinë mor Kafshë me tipare njeriu, nuk lihen në mëshirë të fatit e tekave të natyrës.

  • Qendrim i pa pergjegjshem dhe KRIMINAL i kryeministrit Rama!
    Te merren dhge te karantinohen keta njerez se shteti shqiptar nuk mund t’i lere te vdesin ne toke neutrale!
    Po sikur te ishin ne nje varke ne det a do liheshin njerezit atje qe te vdisnin?
    Cfare ndryshgimi kane shqiptaret ketu me ata qe rrine pas deres?
    KRIM!
    KRIM!
    KRIM!
    Rama po ben krim!

  • Bravo Rama! Te lumte Rama!
    Mi bej hallall ato komentet per Koncesionet,por SOT KE BERE VEPRIMIN ME TE DUHUR NE JETEN TENDE!
    Te fusesh 50 te infektuar me virus,per te infektuar 2 miljon banore,qe kane 2 muaj te vetengujuar,duke zbatuar me perpikmeri ligjet dhe rregullat e shtetit ne kete situate,do te ishte KRIM..
    Keta ose jane siriane,afganistane qe duan te kalojne nepermjet Shqiperise ne Evrope,ose jane trafikante..
    Familjare qe te levizin ne kete situate nuk ka.
    Edhe njehere,te lumte kryeminister.Hallall voten.

    • Bravo rroçkë, bravo! Tani qe vodhe pseudonimin e demos dhe ia lepive ne menyre shembullore sumën afendikoit shko te lash me sapun biruce buzet para se te kullojne ciklat e mutit mbi tastature.

  • O kriminel ca te duket vetja ty i sgjuar o qelbesire vetem ti je njeri o drogaxhi ,,Greku beri te paberen qe i mori 22 shtetas ne Itali mor pederast edhe k.ministri grek tha qe EDHE SIKUR ANIJE KOZMIKE TE DUHET PER BASHKEATDHETARET E MIJ ,UNE DO TA GJEJ E ATA DO MBERIJNE SHENDOSHE E MIRE NE GREQI ..Ke hipur keq ne kal e shqipetaret te kane besuar ty o agjent serb.

  • O Demo qe te paskan thene qe qenke shqiptar (sepse vetem i tille nuk je ) ,si mund te leme jashte kete pjese te popullit qe kerkojne te kthehen dhe me ç’far llogjike ecen ti qe keta 50 do na ngjisin virusin kur ne kemi 361 dhe nuk po na e ngjisin.

  • Tori
    Ne kemi 361 , por 20 kane vdekur. Koronavirusi nuk u shpik ne Shqiperi por na erdhi nga shtetet e tjera, nepermjet shqiptareve.
    Sipas djalit qe flet nga Kapshtica, del qe jane me letra greke.
    Nuk jane studente e njerez qe penalizohen per kalim 90 diteshi.
    Mendoj qe ato qe jane me letra greke, te rrijne ne Greqi deri sa te kaloje kjo situate. Ketu mund te infektojne njerez ose te infektohen.vete.
    Nuk eshte koha e qokave e vizitave tani.
    Sa te kalojne keto , ke per te pare qe do te vijne edhe 1000 te tjere. Nuk eshte e drejte. Ne Itali jane rreth 500 mije shqiptare me letra italiane, ne Greqi me shume.
    Nuk mund te levizin ne kete situate, sepse edhe kushtet e trajtimit te virusit ,nuk i kemi me te mira se ne vendet ku jetojne.

  • Ore koke trashe, kuptoni qe ne shqiperi dhe ne te gjitha shtetet mund te kthehesh vetem nepermjet kerkeses dhe miratimin nga ministria e jashtme!!! Kufijte jane mbyllur, a keni TV per te degjuar lajmet!! Vertet ndoshta jeni shqiptar te bllokuar ne kufi por edhe ata qe vdesin dhe infektohen ketu jane shqiptar. Sbatoni rregullat.

    • Hë mor copë mishi sikur të të zëvëndsonim ty me ta. Copë mishi nuk janë në Kinë a Austri, janë para postbllokut shqiptar, më pasaporta shqiptare. Përse duhet ministria e jashtëme?

  • Franca grumbulloi 80000 shtetas gjigandi yne nuk le te vijne me kembet e veta 50 shtetas !!
    Hajde gjigand qe eshte !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *