Rama i rrëfen Obamës premtimin që i bëri Endri Fugës në vitin 2008

redaktor

Në takimin e zhvilluar sot në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Edi Rama i ka rrëfyer ndër të tjera presidentit të SHBA-së, Barack Obama-s, premtimin që i kishte dhënë këshilltarit të tij, Endri Fugës, 8 vite më parë.

Rama e ka treguar për premtimin e mbajtur gjatë intervistës për emisionin “Top Story” në Top-Channel, i transmetuar sot nga Uashingtoni.

Kur u pyet çfarë fitoi Edi Rama dhe çfarë fitoi Shqipëria nga kjo vizitë, kryeministri tha:

Besoj që Shqipëria sot ka marrë një shprehje spektakolare mirënjohjeje, mbështetjeje, miqësie ndërsa unë kam marrë një mbresë të pashlyeshme sepse e tillë është, besoj për të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi të demokracisë botërore.

Është edhe një kompliment që nuk mund të neglizhohet dhe një energjizim që do të më mbajë gjatë në përpjekjet për të çuar deri në fund reformat.

Në Denver në 2008, isha bashkë me Endri Fugën dhe Fuga më thotë do Zoti fiton Barack Obama.

Unë i thashë që ky do të fitojë dhe do të bëhet President i SHBA dhe t’i do të jesh me mua kur ta takojmë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë i treguam Presidentit mbi Denverin.”

Share This Article
4 Comments
  • Urime Rama per veten tende si Kryeminister takimi e pritja ne shtepine e bardhe nga Presidenti per ata qe kuptojne tregon mbeshtetjen e USA per Shqiperine dhe ty qe je ne rruge te drejte.Une nuk jam socialist por shqiptar dhe pa tifozllik e kuptoj suksesin tend dhe te kesaj vizite, urime edhe nje here per nje reforme te vertete ne Drejtesi.

  • Eshte e cuditshme se sa provinciall ballkani mbeti ky njeri . Nuk e kisha pritur sepse formen e shtirjen e pretendon si nje europian i hapur, qe i ka kapercyer komplekset e shqiptarit te 90 -es , por Jo. Ka te njejten doze inferioriteti e qasje provinciali. Shih cfare tregon atje ? . Ka tri vjet kryeminister e 12 vjet kryetar bashkie e partie e perseri eshte i cuditur qe e ka pritur presidenti ne ikje i Amerikes ato 2 sec . Eshte ne krye te nje deshtimi masiv ne vendin e tij, por rendesi ka qe Pas 2 vjetesh lutjeje, lobimi e pas 3000 muxhahedinesh , ja arriti ti plotesoje endrren Endri Fuges. Who cares per raportin e departamentit te shtetit qe nxinte pandryshueshmerisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *