Kryeministri Edi Rama sot në turin e tij elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit e ka nisur si fillim me qytetarët e Klosit, pastaj ka shkuar dhe ka drekuar në familjen Bërshi, Klos.
Por turi i tij nuk është ndalur këtu. Rama me stafin e tij kanë udhëtuar për të takuar minatorët e Bulqizë dhe gratë dhe vajzat e Peshkopisë.
Por në këtë muaj Ramazani iftari Ramën e ka zënë në Dibër, dhe ai është ndalur duke darkuar me besimtarët myslimanë në këtë qark.
Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se, “jam i nderuar që jam me ju sot, në Peshkopi, për të thyer agjërimin dhe për të medituar mbi virtytet kalitëse të privimit nga teprica, e cila, porsi fjalët e tepërta, është varfëria, apo fukarallëku i vërtetë”, tha Rama.
“ Zgjedhjet, zhvillimi i të cilave mund të thuhet se i detyrohen më shumë vullnetit providencial, sa sa suksesit të përpjekjeve njerëzore…”, u shpreh Rama.
“Bajrami është një thirrje e përhershme për të vepruar, nëpërmjet fruteve të sakrificës dhe luftës së shenjtë për drejtësi. Sipas frymës më të pastër kuranore, doktrina islame shpall kurdoherë parimin: të veproni në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pa asnjë dallim, për realizimin e më të mirës, më të drejtës, për vendosjen e rendit të drejtësisë dhe një shoqërie njerëzore të paanshme”, tha Rama.

Leri iftaret Zoti Rama ti hane iftariotet.Shiko cpo te pergatit Saliu dhe Meta. Vune Lulushin ne krye qe ta eleminojne me lehte pastaj te dy te marrin votat dhe juve juu rrofte iftari. Sali+Meta keta te dy te bejne gjemen ujqer te vjeter.Ruaju prejtyre.
….epo foli Edvin Muhamet Rahmetliu.