Me një herë pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Roland Trebicka ka ardhur dhe ngushëllimi I liderit të pozitës I cili vjen gjithashtu nga bota e artit. Në një postim në “Twitter”, Edi Rama e cilëson si një lajm të keq dhe ngushëllon familjen për humbjen e njeriut të tyre të afërt. “Çfarë lajmi i keq vdekja e Roland Trebickës! Komik i pashoq njeri i mrekullueshëm i lehtë dheu, ngushëllime familjes e miqve të të ndjerit”, shkruan Rama.
