Rama inspekton by-pass-in e Vlorës

Dita

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet e by-pass-it të Vlorë.

Duke theksuar se ky është volumi më i madh i investimeve për këtë qytet, Rama tha se përmes tyre do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik.

“Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të Vlorës që jo vetëm është projektuar por ka marrë dhe mbështetjen financiare nga një institucion i huaj financiar dhe presim të nënshkruajmë kontratën në shtator. Dhe me vijën bregdetare kemi volumin më të madh të investimeve në territor. Bëjmë dhe një investim të madh në këtë periudhë të parë të qeverisjes. Në 2017 do të jetë komplet gjë tjetër. Ne e kemin thënë se do të jetë një ndër vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut dhe do ta bëjmë” tha Rama.

Kryeministri KOMENTOI rastin për të sqaruar edhe njëherë se rëra që po përdoret për shtresëzimin e vijes bregdetare është e një cilësie optimale.

“Për pak ditë lidhet edhe kontrata me Komisionin Europian për financimin e pjesës tjetër. I gjithë kantieri plotësohet sepse kemi pasur tre pjesë të ndryshme. Njëra pjesë është kjo që ka filluar me rërën, për të cilat janë bërë dhe analizat në Itali sepse vlonjatët kishin shqetësim nëse do të ishte rëra e duhur. Rëra ka dalë më një cilësi optimale. Është pritur gjithë cikli i këtij shtresëzimi natyral, ndërtuesit nuk donin gurët për këtë sipërfaqe”, theksoi më tej Rama.

 

Share This Article
8 Comments
  • Ha ha po ky me te zeza po luan rolin e ujkut rus ? Z.Rama s ke ndryshim nga Sali qeni ,thjesht ju ndryshon ngjyra ,

    • Vetem nje gje duhet te dini “Qe fondet per bypass ne Vlore jane vetem per fillimin e punimeve dhe jo te plota per tu perfunduar projekti”. Kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nese do te bisedoni me kontraktoret e punimeve dhe fondet e levruara ose qe pritet te levrohen, Ftoj gazetaret te interesohen per kete projekt dhe te vertetojne pohimin tim. Me duket se po behet dhe ky si ai i meparshmi. Deklaroi se nuk do ta shohim neper ekrane dhe tani jo vec qe po e shohim , por po degjojme dhe barcaleta cdo dite . E ka bere si trend per harruar petkun e varferise qe ka mbuluar vendin.

      • haha ai me te zeza eshte servili me i madh, ju lepi sales, pastaj ilirit, tani edit. Ndersa per Ramen cfare te thuash, thjesht propagande si shoku i tij ne londer qe bente propagande, keshtu e hengri sala keshtu do e haj dhe ky sallatorin.

  • e meriton Vlora jone te jete perla e mesdheut, vetem vijoni me prishjen e ndertimeve pa kriter qe e shkaterruan mrekulline e rivieres tone, vazhdoni me investimet, se te gjithe shqiptaret qe jane ne vlore gjate sezonit turistik do te ta dine per nder.

    • Me ne fund erdhi koha kur te vihet dore per te ndertuar dhe per te bere nje gje per se mbari ne Vlore, per t’i thene stop rrenimit dhe degradimit te bregdetit te mrekullueshem, qe ka qene zilia dhe ambicia e te gjithe politikaneve deri me sot, per te bere ndertime vend e pa vend mu ne mes te detit.

      • Si Vlora dhe te gjitha qytetet e tjera kane njohur ne keto 2 vjet aq investime sa nuk kane pare ne 8 vjet me radhe. Fondet me pare kane qene edhe me te larta dhe jane shperdoruar, nderkohe tani me gjithe shlyerjen e borxheve te qeverise ne shuma marramendese, serish me nje fond me te kufizuar jane bere investime shume me te medha.

        • Nje gje qe na vjen mire ne te gjitha punet qe po behen, eshte se kantieri i ndertimit eshte hapur ne te gjithe Shqiperine, per ti ofruar sherbime e te mira publike te gjithe pa dallim partie politike, krahine apo ideje.

  • Asnjehere,te pakten ne dijenine time, nuk jane konsultuar me publikun projekte te tilla me rendesi per jeten e kominitetit vlonjat sic eshte dhe By-ass.Jami sigurte se ne Vlore ka mjaft spsecialiste te zote qe mund te ndihmonin ne kete ceshtje,mirpo keta specialiste i kane lene jashte vemendjes se “hapin pune”.Akoma me keq kur thuhet se by-passi I Vlores do te kete jo kater,por tre korsi(?).Vlora eshte fytyra e Shqiperise nga deti dhe kjo jo per merit te vlonjteve por te dores se bekuar te zotit, qe atje i ka mbledhur bashke te gjitha bukurite.Edhe Durresi e Saranda e Shengjini jane qytete bregdetare,por nuk kane hapsiren dhe vecantine e Vlores.Dhe nje pyetje e kisha:A eshte gati projekti per rrugen e Lumit te Vlores?.Po qe se eshte gati projekti,u be.Nejse, pune votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *