Në fundjavë kryeministri ka inspektuar disa projekte publike të përfunduara apo në fazë të zbatimit, në jug të vendit. Në Gjirokastër, me një investim 1.5 milionë dollarë, Ministria e Shëndetësisë ka realizuar rikonstruktimin dhe pajisjen e aparaturave të reja mjeksore të spitalit Obstetrik Gjinekologjik.
Kryeministri pranon se shëndetësia është një nga sektorët më të vështirë për tu transformuar, por thotë se investimet për modernizimin e saj do të vazhdojnë.
Një projekt tjetër i cili u inspektua nga Rama dhe që është në fazën e zbatimit është ai për rikonstruksionin e rrugës nga sheshi i Çerçizit, deri në Postbllok, hyrja e qytetit e cila parashikohet të trasformohet me një financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, me vlerë 250 milionë lekë.
Në Sarandë, kryeministri pa punimet për ndërtesën e re të maternitetit, investim i buxhetit të shtetit 320 milionë lekë.

Vazhdoni punen, vazhdoni reformat, Saliu, Lulezimi, Fatmiri le te shperthejne ne revolta antipopullore se nuk u doli 25 vjet qe e vrane e tradhetuan dhe e vodhen ate vend. Vazhdoni punen!
mire e ke, vazhdoni punen u thua…pyetja eshte : per c’fare pune e ke fjalen…per ato cika betoni apo per shkaterrimin e bregdetit apo per fasadat e sheshit skenderbej se me tej nuk vene?? Na thuaj nje llaf o teseruar..
Kryeministri Rama,meriton lavderime dhe respekt.Ne si popull, po i shikojme me syte tane, te mirat qe po behen ne çdo qytet e fshate.Le te flasin si te duan dhe te shpifin çfare te duan Saliu me Lulin,nuk mund te mbuloi e te shtremberoi te verteten.E verteta se kjo qeveri eshte qeveria me e mire dhe eshte per popullin,qeveri e pakorruptuar.Le te shpifin sa te duan Ristanet,Strazot,apo qent e tjere te pd-ke,nuk e nxijne dote.Eshte populli ai qe e vlereson pozitivisht.