Rama inspekton në Lezhë rikonstruksionin e shtëpive të komunitetit rom

Dita

Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga Ministrja e Zhvillimit Urban Englantina Gjermeni dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tusha inspektuan përfundimin e dy projekteve të rëndësishme komunitare. I pari, përfundimi i rikonstruksionit të një godine 4-katëshe në qendër të qytetit e ndërtuar që në vitet ‘60, i realizuar sipas një projekti inovator që gërsheton rehabilitimin urban me përdorimin e teknologjisë termoizoluese për reduktimin e konsumit të energjisë.

Projekti, i financuar nga MZHB me vlerë prej 14 milionë lekë, konsiston në termoizolimin e fasadës, termoizolimin e tarracës, gjithashtu përfshin edhe ndërrimin e dritareve, duke përdorur materiale termoizoluese. Kryeministri Rama inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit. Prej disa muajsh kanë nisur ndërhyrjet urbane për rivitalizimin e sheshit qendror “Besëlidhja”, rikualifikimit të lulishtes, si dhe të lumit të qytetit.

Kryeministri Rama dhe Ministrja Gjermeni panë nga afër edhe përfundimin e rikonstruksionit të 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian, po në qytetin e Lezhës

Një tjetër ndalesë e Kryeministrit Edi Rama, shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ishte shkolla 9-vjeçare në Tale, Komuna e Shënkollit në Lezhë. Ajo është një ndër 10 objektet publike të cilat përfshihen në projektin “Alterenergy” të financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA. Ky projekt ka për qëllim sigurimin e një niveli të qëndrueshëm të energjisë si në prodhim ashtu edhe në konsum për komunitetet e vogla në zonën bregdetare të Adriatikut. Parashikohet rikonstruksioni i 10 objekteve publike për të siguruar eficiencën e energjisë dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme në to. Koha e implementimit të projektit përfundon në Gusht 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *