Kryeministri Edi Rama duke marrë shkas edhe nga ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ka vënë në lojë opozitën sot në Parlament.
Rama tha se qeveria dhe PS po luajnë në fushën e Champions League.
Ndërkohë, sipas tij, PD është në kategorinë e dytë, ndërsa LSI në kategorinë e tretë.
“Ne duam të shkojmë më tutje në Chamions League, ne nuk luftojmë këtu për kategorinë e dytë dhe të tretë.
Këta janë kategoria e dytë (e ka fjalën për PD), Titi me Luanin janë e treta kjo dihet.
Edhe si gjithë ata të kategorisë së tretë rrinë dhe kur i vjen topi në këmbë nuk shohin topin por thembrën e tjetrit. Dhe për këtë i mbajnë që të na gjuajnë këmbëve dhe jo të bëjnë gol.
Dihet që Titi dhe Luani nuk kanë lidhje fare me zonën e rreptësisë. Aty është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit. Çfarë të bëjmë? Më thoni çfarë të bëjmë? Përpiqet njeriu ti marrë seriozisht për të respektuar ata që i kanë votuar.”
a.s/dita

Tall bythen Edi Rama.Kur gjen shesh ben pershesh