Rama ironizon opozitën: Kush e ka pushimin të enjten ofrojmë edhe protesta

DITA Online

 

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Bashkia që Duam”, kreu i qeverisë thotë se protesta e opozitës është një furtunë në gotë.

“Vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard. Mua më vjen mirë që do vijnë në Durrës, sepse do mund të shohin, jo vetëm të dëgjojnë. Do kenë rastin të shohin Durrësin siç nuk e kanë parë dhe ndërkohë që do vihet nesër gramafoni për Dakon, ata do të shikojnë punët e bëra nga Dako dhe bashkia e Durrësit. Kështu do bëjnë edhe krahasimin mes Durrësit për të cilin kam dëgjuar lloj lloj çudirash dhe qytetet nga vijnë, krahasimit të këtij sheshi dhe shesheve të qyteteve nga vijnë. Apo me siguri do të shkojnë tek Veliera për të parë se çfarë krimi i madh bëhet dhe ndërkohë që diçka e re dhe çdo ditë e më bindëse është duke marrë formë aty.

Sot isha me disa gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin. Po flisja për çfarë ofron Shqipëria dhe në fund i thashë, që ofrojmë edhe protesta. Ata hapën sytë, çfarë po thotë. Po i thashë, kujt i qëllojnë pushimet me të enjten në mes mund të vijnë tek Parlamenti mund të vijnë dhe të shohin si zhvillohet një protestë. Kujt i qëllon në një datë të caktuar të një muaji mund të shohë bulevardin me protestues. Por i thashë janë protesta që zhvillohen si një furtunë në got dhe jo siç i keni parë ju në televizione apo fotot e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu.  Janë protestues profesionistë, punonjës bashkie që nuk u shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë”, tha Rama.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • “Dale,dale “camarada”, “fudelito” se s’ke pare gje akoma.
    Me siguri se shpejti, Ai, Rama, ndaj te cilit kam shume
    vrejtje e kritika perseri kur shoh anen tjeter te “gardhit,Sa-
    liun me banden e tij mafioze,apo Ilir Floririn, marr turra-
    vrapin sikur po me ndjek semundja biblike e leperozes dhe ne fund te dites kur s’ke pulen do hash sorren,thote
    populli. Dhe Kryeministri aktual e di mire kete dhe duke
    patur perballe binomin e lartpermendur “flene i qete mbi
    dafina” sepse e di fare mire se i shkreti milet nuk ka tje-
    ter alteranative,ose me ose te,ose me ate. Me ate,zoti
    na ruajte! Me Berishen,,Meten,Bashen, monen…zot ki
    meshire per ne fakiret !!!

    • Putana kur bie me ndonje hamshor , nuk e le me ate pamvaresisht se ai ka plot vese te keqija!!!! Eshte e çuditshme por ne te tilla raste nuk flet mendja , dikush tjeter komandon.

  • Lèri Karagjozlliqet O Tutkun , po puno dhe KAP TERRORISTAT e PD dhe LSI , qè ju vënë FLAKÈN PYJEVE , pa Ardhur akoma Behari !!!! Lëri Llogjet e Kavajès pa Kripë se Nuk i ha askush më O DITÈZI !!!!!!! Nuk ke SY tè shikosh O QORR , që TERRORISTÈT e PDsè qè hidhnin SHTYLLAT e TENSIONIT të LARTÈ në ERË , kanë ndërruar “STRATEGJINË” , dhe po ju VËNÈ FLAKÈN dhe ZJARRIN PYJEVE , KULLOTAVE , ULLISHTEVE dhe gjithçka që planifikojnë tek SELIA e KRIMIT nê SHQUP !!! Pa mbaruar mirè DIMRI , po Shikojmè vetëm FLAKÈ nga VERIU në JUG , kurse Kryeministri i dehur nga HEROINA “Fryhet si Kaposhi nè Pleh !!!!!!!!!! O DITÈZI dhe SURRAT ZI je VOTUAR si e “KEQJA mè e VOGÈL” !!!!! Mos na bèj për BUDALLA , sepse NUK jemi BUDALLENJÊ ne POPULLI i Thjeshtë O TUTKUN !!!!!!!!

  • Zoti Rama!
    Je kryeministri legjitim i Shqiperise. Mos u merr me opoziten, mos humb kohe me ironizimin e nje tufe, qe vetem opozite nuk eshte, mbasi ke boll detyra te tjera, te cilat te kerkojne kohe, mend dhe veprim konkret.
    Te jane bere vrejtje me dashamiresi dhe te vlefshme per te reaguar. Mund te kerkosh edhe ndjese per gabimet, qe te vihen ne dukje nga Gazeta DITA dhe personalitete te tjere.
    Nuk duhet te zhgenjesh ne asnje rast popullin ne radhe te pare, te majten shqiptare te reformave dhe ndertimit te vendit, pastaj dashakeqesit e tij, te cileve u ferkon koken…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *