Plehrat në plazhe? Sipas KM edhe ato do zhduken “me ligjin e ri”. (Tani për tani pastrohen po t’i çosh mesazh në cel KM-së)

J L

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri i 30 qershorit.

Ai ndan edhe një mesazh i cili denoncon këtë rast.

Kreu i qeverisë madje paralajmëron se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë edhe pa plehra.

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet. Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • I fuhet 6 vjete per te dhane urdher qe plehrat te hiqen?!!
    Edhe ushtria perdoret ne keso raste o debil se po rezikohet ardhmeria e tutizmit keshtu! Vitin tjeter nuk te kthehen turistet keshtu!

  • Karagjoz kryeminister,karagjoz shtet!
    Ka mbetur puna,qe edhe per te hequr plehrat duhet t’i telefonosh kryeministrit!
    Kaq pa pune,qenka ky kryeminister?
    Po’ shteti ku eshte?
    Mos po i bie me….?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *