Shpërblimet e fundvitit, Flekenshtajni dhe Frankenshtajnët

Bledar Lumani

Ky vit i ri po vjen me disa shpërblime. Në kuptim e parë të fjalës, kemi një shumë shpërblimesh që ka caktuar qeveria, për disa kategori dhe shtresa të caktuara. Një shumë padyshim modeste, që më tepër duhet parë si një sinjal se ndoshta për gjendjen ekonomike paska pak dritë në fund të tunelit. Sa për kujtesë, vitin e kaluar nuk pati shpërblime të tilla, ndërsa në kapërcyellin e 2012-2013’ës, qeveria e Berishës dhe Financat e Ridvan Bodes u detyruan të shtynin me ditë të tëra dhënien e rrogave për buxhetorët në janar, derisa u gjetën të hollat.

Padyshim ky enumeracion fundvitesh nuk simbolizon ndonjë kreshendo të hatashme, por një tregues për një tendencë pozitive në financat e shtetit. Një tjetër risi e këtyre shpërblimeve janë “të dalluarit”. Nuk është sekret se qeveria ka një “bravo” për policinë rrugore, kërkon të përçojë një mesazh të fortë për nxënësit, studentët, mësuesit e shkollat që janë dalluar, e po ashtu për trupat e shëndetësisë.

Nuk kanë munguar batutat në rrjet se “kush do ta caktojë mësuesin e dalluar”, apo më shumë akoma, “mjekun e dalluar”, nisur nga ajo çfarë kemi akumuluar në bagazhin tonë të historive 23 vjeçare për shëndetësinë dhe arsimin.

Megjithatë, pakënaqësitë dhe ankesat do t’i vërejmë kur të dalin konkretisht.

Por shpërblimi tjetër për këtë fundvit nuk është i natyrës monetare, por politike. Sot kryetari i PD-së Basha do të takojë në Tiranë Knut Flekenshtajn, eurodeputetin e majtë gjerman, e më pas të hënën që vjen, të njohurin për shqiptarët Eduard Kukan, sllovakun e djathtë që është bërë si i shtëpisë tek ne; këto takime për t’i dhënë lëmimin e fundit skemës bamirëse “bëjmë sikur negociojmë diçka që PD të hyjë në Kuvend dhe të lërë pas bojkotin”.

U lodhën shumë të gjitha palët, për të bërë sikur i shpëtojnë namuzin PD-së; u lodh shumë edhe kjo vetë, dhe madje u rrezikua nga pakënaqësitë e brendshme ndaj një bojkoti me motivacion qesharak. E dështuar në paraqitjen e jetës politike shqiptare si gjendje lufte, u deshën disa udhëtime në Bruksel e Strasburg, u nevojit edhe mukajeti i kryeministrit Rama për të shkuar e t’i thotë BE-së, “le të kërkojnë çfarë të duan se ua plotësojmë; problemi është se nuk dinë çfarë duan”; u rrëzua skenari infantil i vizitës zyrtare të presidentes të Kosovës Jahjaga që kishte në axhendë edhe një fjalim në parlament; doli pastaj edhe nevoja e stisjes së njëfarë tryeze negociatorësh… Dhe në fund, po bihet dakord për “normalizimin e marrëdhënieve parlamentare” me miratimin e një ligji për “dekriminalizimin e Kuvendit”.

Të thuash se është e turpshme gjithë kjo histori, nuk mjafton: Më tepër, është për të ardhur keq katandisja e PD-së, në dorë të frankenshtajnit Berisha që beson se i njëjti ujë mund të kalojë dy herë nën të njëjtën urë; siç bëri me kundërshtarin Nano në 2001-in, mendoi se skema do vlejë edhe për evlatin e tij politik Basha, përballë Ramës.

Por meqë jemi tek ujrat, nuk dimë dhe mbetet për t’u parë sesa ujë do t’i hedhin ligjit të ardhshëm ende hipotetik. Sepse nëse duam vërtet një parlament të dekriminalizuar, nga ajo sallë duhet të mungojnë bashkë me shumë të tjerë edhe vetë Berisha e Basha (ky i fundit, provizorisht ka zënë një zyrë tjetër në një nga bashkitë e vendit).

Gjithsesi, kjo lojë ku edhe mazhoranca po jep një dorë për ta mbyllur, ka një të mirë me mbarimin e vet: Mbase këtej e tutje ata që qeverisin nuk harxhojnë më energji në drejtime të gabuara e të kota.

 

EDI RAMA foto dita

 

Kush dhe sa fiton shpërblim për festat e fundvitit

Pensionistët, familjet në nevojë, veteranët, policët rrugorë të kryeqytetit, mësuesit e shkollave të dalluara, nxënësit dhe studentët e ekselencës dhe disa kategori të tjera do të kenë mundësi ta festojnë Vitin e Ri me një dhuratë nga qeveria. Përmes një VKM-je, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shpërblejë për festat e fundvitit të gjithë ata të cilat kanë më nevojë. Ndonëse një qeverisje e majtë, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as ish të përndjekurit politikë, të cilët do t’i gëzohen marrjes së një shpërblimi. Duke rikonfirmuar luftën ndaj krimit, Qeveria ka vendosur që të shpërblejë edhe familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Kështu, familjet e policëve të vrarë dhe të gjitha familjet e ushtarakëve me misione jashtë vendit do të jenë përfitues të shpërblimeve të fundvitit. Dy kategori të reja që do të mbështeten, do të jenë edhe mjekët dhe mësuesit e dalluar., të cilët do të marrin 40 mijë lekë të reja.

Vendimi

Rama tha se me këtë vendim do t’i jepet fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët. “Pamë të arsyeshme të kemi një qasje të re, t’i japim fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët. Ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, meritojnë vëmendje edhe njerëz të spikatur të kësaj shoqërie që gjatë këtij viti kanë dhënë kontribut të posaçëm. Filozofi e re në dhënien e shpërblimeve, shpërblejmë personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, pensionistët që janë edhe grupet sociale më vulnerabël,” tha dje kryeministri Rama.

Shpërblimet

Sa i përket kategorive që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri janë pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar që marrin shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarësh; pensionistët shpërblim 20 mijë lekë ose 20 dollarë; veteranët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist mbi moshën 65 vjeç, shpërblim prej 50 mijë lekësh ose 50 dollarësh; për familjet e policëve të vrarë dhe të gjitha familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë shpërblimi do të jetë 100 mijë lekë ose 100 dollarë.

Mësuesit/mjekët

Po ashtu edhe trupa mësimore e 10-të shkollave të renditura të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore, do të marrin shpërblim 400 mijë lekë të vjetra ose 400 dollarë për çdo mësues. Gjithashtu edhe nxënësit e shkëlqyer, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për gjithë ciklin e mesëm marrin shpërblim me 50 mijë lekë ose 50 dollarë; studentët e ekselencës shpërblim me 50 mijë lekë ose 50 dollarë; trupa e 3 shërbimeve më të mira shëndetësore me 400 mijë lekë për secilin ose 400 dollarë. Njësia Policore e Qarkullimit të Tiranës do të shpërblehet me 400 mijë lekë për individ ose 400 dollarë; si dhe njësia e Parkut Kombëtar i Divjakës, do marr shpërblim me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për person.

Dhjetë shkollat publike të renditura të parat

Qeveria ka vendosur që të shpërblej edhe mësuesit e 10 shkollave që kanë rezultatet më të larta në provimin e Maturës Shtetërore. Katër prej tyre janë në kryeqytet, dhe nga një në qytetet, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Lushnjë.

“Ismail Qemali” Tiranë

“Sami Frashëri” Tiranë

“Qemal Stafa” Tiranë

“28 Nëntori” Shkodër

“Petro Nini Luarasi” Tiranë

“Ali Demi” Vlorë

“18 Tetori” Lushnjë

“Naim Frashëri” Durrës

“Themistokli Gërmenji” Korçë

“Dhaskal Todri” Elbasan

 

Filozofia e shpërblimit

Kryeministri gjatë fjalës së tij kërkoi të theksonte se qeveria këtë herë është përpjekur që të shpërblejë shtresat që kanë më shumë nevojë, por sidomos ata që janë dalluar në përpjekjet e tyre. Në këtë grup ishin mësuesit që patën rezultatet më të larta. Njësia e qarkullimit të policisë rrugore, nxënësit dhe studentët më të mirë, apo dhe tre shërbimet më të mira shëndetësore të vendit.

Administrata

Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit, e sakrifikuara mbetet administrata publike. Qeveria nuk ka menduar të ketë ndonjë shpërblim për punonjësit e shtetit të cilët janë afro 110 mijë në gjithë vendin. Edhe këtë vit buxhetorët e shtetit do të festojnë me rrogën e zakonshme.

Share This Article
29 Comments
  • pra,ma te dobtit perfitoin ma pak,kjo eshte drejtsia kapitaliste,leku tek leku shkon,jo te fukaraja.Epo,nuk e dashtet socialzmin,ku te gjith ishit te bara bart,e tani ju fukaraja shoqoni sesi kenaqen kapitalistet tuaj,dikur komshi apo shoke tani ata ne defrime e shkerdhime,me gra kurva,dhe dashnore karakurve.

  • Ka 20 e ca vjet qe buxhetore e pensioniste marrin shperblim per fundvit. Vjet qeveria Rama nuk dha fare, kurse sivjet kerkon te shperbleje me autorizim e teser partie si dikur partia nene PPSH qe me autorizim ndante lavatrice e kabina plazhi per servilet e saj. Tamam ndarje klasore si ne komunizem. Kritere qesharake si p.sh per ” Veteranet mbi 65 vjec “. ( Per ” veterane ” nen 65 vjec ka medalje llamarine nga Kodheli ).

    • Duhet te jete per veterane mbi 85 vjec ( jo mbi 65 ) se kalkulimi eshte i thjeshte se ka 70 vjet qe mbaruar lufta II boterore !!!!

      • Zoti oketo nuk e ke kuptuar mire.Thuhet se do fitojne veteranet dhe ish te poerndjekurit mbi 65 vjec. Pra ish te permndjekurit mbi 65 vjec dhe jo veteranet. Dakort?

  • Kaq ka mundesi shteti,dhe dihet gjendja,per te gjithe sa keni vebdosur te shperbleni jam dakort,por nje gje nuk arij ta kuptoj:

    Kush do percaktoje kush mesues eshte i dalluar/
    Do e vendose vete kolektivi i shkolles,drejtoresha e shkolle,drejtoria arsimore e rrethit,deputeti i zones,nxenesit e shkolles? Kjo eshte tallje,qesharake dhe idiote.Do mare shperblim mesuesi qe eshte servili i drejtoreshes,apo drejtorit,do mare shperblim ,miku apo mikesha e drejtorit dhe asnjehere,me i miri dhe me i perkushtuari.

    • kam bere gjysmen e shkolles me tabela te paguara nga xhepi,kam ngritur trapano,sqepare e gozhde per te rregulluar deren e klases,duke punuar me ore mbi norme dhe tashme me reformen e famshme jam pa pune,ndersa “mesuesit e dalluar” kane zene vendin tim me spiunlleqe

  • O gazeta “DITA” e nderuar je e nderuar do jesh,deri sa te botosh keto tema,dhe ngre probleme qe jane shqetesuse per mbare popullin,por nuk e kuptoj,perse nuk llogaritni se vetem,nga regullimi i banjos te ministres Kodheli( 8540000),leke kishin perfituar edhe 4270 pensiniste te tjere shperblim???????

    • O “gjoli”!
      A e di ti se vetem nga DENIMI I SALI BERISHES DHE SEKUESTRIMI I PASURIVE TE TIJ PRALLORE,U TAKON………. CDO SHQIPTARI TE SHPERBLEHET ME NGA ……….200 MIJE …..EURO???

  • O “Roberto” kete thuaja Edvinit,se une kete problem e kam trajtuar disa here,per Saliun,Boden,Imamin e dhjtetra e qindra grabites te pasurive te popullit,te majte e te djathte,se mos haro ne 2005,PS ra se ishte e koruptuar,por perse mashtrohemi ne qe i besuam,perseri PS,qe po vazhdon avazin e Saliut?
    Ç’far ka ndryshuar nga ajo kohe me kete vit? Asgje.
    E sa per te konfiskuar ate qe thoni Ju e qe them une,duhet mendere e forte e jo e ketyre te PS qe po pasurohen si te ishin ne qeverine e Saliut.TUNG.

  • rreshtohuni para drejtorive arsimore dhe atyre re shendetesise qe te zgjidhet me e mira.
    komisioni do te jete dypartiak .Kemi kryeminister te mencur dhe seksaxhi qe indan mire punet.
    Gezuar ovajmedeti yne!

  • Nje gje te tille ka bere drejtoria arsimore, ne 2006 dhe 2007 e durresit,drejtori i shkolles vendos emrin e tij dhe nje mesues qe i kerkonte gjysmen e shperblimit(rroges),te gjithe te PD,keto ishin gjoja te propozuarit nga kolektivi.Une jam arsimtar me afer 40 vjet pune,20 vj ne shkollen me te mire te durresit,7vj.ne drejtorine arsimore durres,etjdhe sot nga ekipi i drejtorise se arsimit,eklipsohem.E nga kush do te percaktohen mesuesit me te mire?

  • ata mesueset e mire kush do ti percaktoje ajo shefja e lushnjes,turp po pensonistet pse 20 minje kane ber shurren ne xhami,por duhet te dije rama se pensionistet ishin pjesa derrmuse qe i dhan voten ps,sepse ato mesueset e bukra dhe ata me te privilegjuarit e rames benin pazare per vendin e punes dhe votuan lsi ,po per ata familje te varfera pse nuk ka ndonje shperblim,me keqardhje zoti rama po ta them qe kjo nuk eshte rilindje por nje rivdekje.

  • Per mesuesit me te mire,cdo drejtori arsimore ka te dhena nga kontrollet qe ka ushtruar vete ajo, apo dhe organet eprore si Ministria etj.,per tre vjet rresht.Mund te terhiqet dhe mendimi i komunitetit te arsimtareve te shkolles apo i prinderve,pse jo edhe i nxenesve nepermjet anketave.Megjithate ky vit dhe kjo menyre shperblimi mund t’i gjeje te pa pergatitura strukturat e arsimit,keshtu qe per vitet ne vazhdim do te duhet qe realisht te stimulohen mesuesit e afte e te perkushtuar,kemi shume nevoje per te tille mesues.

  • Nje fjale e urte pop .Tropojane-thote:/Kush rren shtetin,rren vetin/ Saliu – shtetin shqiptar e rreni ,por veten e tije nuk e rreni kurre, pore e pasuroi si mbret kaluar mbretit me pasuri prrallore te ketije vakufi , ( pa zote ) per 24v dhe” mire” ja beri Rames, qe ja la arken e shtetit boshe, kurse arken plot e mori vete, dhe tani Rama perballet me varferine-e mjerimin e popullates, qe pret ne lemoshe ne funde viti.Por besoi se Rama s’e hane turpin me buke,do vendose shtetin ligjore ,do ta dergoi Saliun dhe te tjere kriminel prapa hekurave, qe kane grabitur pasurit e ketije vakufi 24v.me radhe, z.Ramai / ai qe behet i bute si dele e hane ujqerit /.sekuestroni pasurit se i kane pa djerse,jepja popullit.ndryshe kjo tufe ujqrish do te hane dhe ty / ku eshte besa eshte shpresa / ,Ti shqiptarve u ke dhene besen me 23 qershor,dhe shqiptaret kane shpresen ?.tek ju.akoma..

  • Po dakord me shperblimin po nuk kuptoj pse keta pensionistet e shkrete jane ndare ne dy grupe ? A nul janè tè gjithe kryefamiljar..?A po per ti futur te gjithe me nje thes tek 20-ta. Te shohim!Me moshè tè madhe ,me xhepa tè vegjel,por by…en e kanè si gjithè tè tjerèt,kuptohet mungesè respekti si çdo vit.

  • Bereqavres edhe keto. Me 20 dollar blejme 2 qillo mish dhe nje qillo kocka dhe shtyhemi deri ne qershor sa te vijne zgjedhjet e bashkive.
    Na rrofte qeveria per behar se e votuam me qejf te math.

  • pensionist :
    Kjo eshte Lemosha e rilindasve . Per pensionistet qe punuan nje jete ,
    per ato pensione Lypsaresh .
    A i dini privilegjet e Deputeteve ?
    Te atyre deputeteve , qe jetojne me Taksat tona ?
    Dhe qe me politikat e tyre e Katandisen shqiperine si shtet Zulu ?

  • Keni harruar qe qeveria ka vendosur te shperbleje edhe 5 komentuesit me te palodhur tek Dita.I pari eshte nastradini, i dyti arvizuja, i treti evropa- amerika, i katwrti arratisur- persekutuar dhe i pesti Tartufi.

  • shtet zululu
    ku vjedhin
    banken e jane te lire hajnat
    ku vjedhin milione euro
    te pa skrupullit
    te pa fete
    te pandeshmit
    dhe nuk kthehet asnje qindarke
    pse
    pse mbeteni vetem me statistika
    pse nuk behen sekuestro per
    hajnat,por zvariten me gjykata derisa ju mbeten
    vetem dy muaj per burg=miliona euro te vjedhura
    dhe pensionet
    dhe pensionistet ndegjojne vetem lajmet
    u vodhen miliona euro
    tvsh
    kontabante
    tatime
    tendrera
    shpetohen
    mungese fakte
    dhe ish zyrtari i larte i M.M
    KADRI SULI,qe eshte kadri sula,
    del nga deninimi burg pa afat
    tani qesh ne tv
    si drejtues burgu..
    del edhe fullani,guvernator me 713 milion leke
    bravo
    shikoni lajmet pensionista
    keni pension sa nje dreke
    deputeti
    ta gezoni shperblimin
    20 dollar
    dhe hajduti miliona euro
    e ka normen e ushqimit 20 dollare.
    rilindje arketo vjedhjet…

  • Ne 25 Qershor 2013,doli Saliu ne ballkon me gjithe Lirine e qeshur(Nuk e kisha pare kurre aq te qeshur ate grua)dhe u tha Shqiptareve:Me prisni dhe tre muaj, pas tremuajsh me mbaron mandati! Dhe e beri arken e shtetit si repartet ushtarake ne 97! Po mire mor zotni Edi Rama!Ty populli te votoi te kthesh pasurine qe i vodhi Saliu.jo ti rrjepesh shqiptaret.Ty populli te votoi te vesh prapa hekurave hajdutet e qeverise rrumpalle.,Rrogtareve ne vend qe tu japesh rrogen e 13,po u rremben me detyrim parate e vjedhura nga CEZ,Ceket hajdute, nuk vinin fatura dritash,por mbifaturime fiktive,qe e kalonin rrogen e shqiptarit.Nje drejtor i CEZ paguhej me 64 miljon leke ne muaj.Ti vete i pate denoncuar kur ishe ne opozite keto mbifaturime te CEZ,tani pse detyron rrogtaret ti paguajne?{Rrogtaret do detyrohen per shkak te vendit te punes,te tjereve u ha mutin,se kkurre s`kane per ti paguar.)Ne e dime qe kete CEZ e patem peshqesh nga Saliu,,po pse ti zoti kryeminister Edi Rama ligjeron hajdutet qe Solli Saliu,ne dem te popullit rrogtar?Tani tallesh me keto shperblime,qe nuk jane as 1% e faturave mbifaturime te CEZ,

  • Nje shkrim i mjere per te justifikuar nje shperblim te dhjere. Turp per kete qeveri qe jo vetem shperndan keto kacidhe qesharake, por ben dhe dallime klasore. Me pak se kaq nuk ka pasur shperblim ne asnje fund vit. Xhevdeti shkrete paska marre persiper te laje mutin me shurre me kete shkrim.

  • Shperblimi i mjere nuk mund te justifikohet me nje shkrim te dhjere.
    U shperblye njesia e Policise Rrugore te Tiranes qe per nje vit vendosi 2 miljon dollar gjoba ndaj shqiptareve, duke nxjerre shperblimin e saj dhe te pensionisteve mjeran.
    U shperblyen shkollat qe vete “qorrja” e Ministrise se Arsimit dhe Kryeministri perzgjodhen, cop 7 shkolla te mesme se 3 ishin shkolla private, po arsimtaret e arsimit 9-vjecar ?
    Pse qeveria nuk shpjegon per shperblimet e administrates qeveritare !!! ???.
    Ku i gjeti meritat per nje vit ky kryeminister qe po shperblen mbi baze meritash ?
    Po perrallat me gjysmagjel qe tregove neper Shqiperi para zgjedhjeve ku i le o magjyp ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *