Rama: Ja si u transformua gropa e mbeturinave në liqen

Leda Hysa

Kreu i qeverisë ,Edi Rama e ka bërë traditë që hera herës të uroj qytetarët për një ditë të mbarë duke përcjell imazhe të ndryshme të Shqipërisë.

Sot ai ka vendosur që t’i uroj ndjekësit e tij me pamje nga Liqeni i Pukës ku sipas tij me Rilindjen Urbane u transformua.

‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Rilindjes Urbane ku liqeni i Pukës, po transformohet nga një gropë e stërmadhe mbeturinash e ujrash të zeza, pas ngrehinave pa leje që u fshinë nga faqja e dheut, në një liqen të qytetit me shëtitore e mjedise rekreative përgjatë perimetrit të tij, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *