Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë 31.000 vende punë të lira në të gjithë Shqipërinë, duke shperndarë një video promocion, ku shtron pyetjen a ka punë në Zyrat e Punës?.
Kryeministri Rama nëpërmjet postimit të vidies promocion në statusin e tij Facebook mesditën e të dielës, sjell në vëmendje një rast të një të riu të pa arsimuar që arriti të gjejë punë vetëm nga fakti se ai u paraqit pranë zyrave të punës në Tiranë.
“Jam një qytetar më arsim tetëvjecar, i martuar, dy vite pa punë. Kërkoja punë dhe nuk gjeja askund nëpër firma dhe u demoralizova komplet, deri sa arrita te zyra e punës në Tiranë dhe më dhanë një kontakt SHPK me mirëmbajtjen e kompleksit”, shprehet qytetari.

E po, paskemi shpetuar.
boll genjyet,per socialistet nuk ka pune,sepse nuk, kane zotin e tyre
Cudi si behet njeriu kaq i pafytyre kur hypen ne pushtet. Habitem
qe ka mbushur vendet e punes me ish militantet e djeshem dhe te sotem, sipas meritokracise me konkurs ne dap,
fituan ataqe vjedhin per politiken = deficite ne tatime dogana……
lexo KLSH, o kryetar qe rilinde nje spital falas pailace dhe paguaj qe sa futesh….
shpallini te DAP I HARITOS,dhe ne fund vur pasurine qe deklaron kjo ministre…
Te lumte o psikopat , tall menderen me popullin bageti shqiptar .