Rama: Javën tjetër hapim tenderin për aeroportin e Vlorës

Ornela

Në një takim me komunitetin e biznesit dje në Itali, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për aeroportin e Vlorës.

Pas tërheqjes së palës turke nga projekti i aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka thënë se javën tjetër do të hapet tenderi për këtë vepër publike.

Rama tha se qeveria ka firmosur edhe një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat.

“Kemi firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘Costa Crociere’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë Durrësin, ashtu si Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar përherë. Nga java tjetër do të hapim një tender për Aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët”, tha Rama.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • U be dhe ky aeroporti Vlores si vetingu e gjykata kushtetuese; jo sot po neser, jo ne shtator por ne nentor, pa dale se kemi dhe vitin e ri perpara dhe nga fillimi i tjetrit e keshtu havash havash, shelegu u be dash dhe keci cjap.

  • Po ti e ke mbyllur pa u hapur o RAMUT.Fatkeqsisht thelle e me thelle po hap gropen per popullin shqiptar te vdekur e te pagroposur se toka u duhet per kulla.

  • buke e djathe i ka portet aeroportet e me radhe

    gjigandi ja kalon gjermanise njelloj si berisha per zhvillim

    per kujtese dje 31.10.19 NUK hape aeroportin e kukesit

  • O ramush pala vetem shtet nuk di te besh ti me shok tuaj si Berisha nano e me radh jeni te futur ne korrupsion deri ne kok te gjith pisa po ai aeroporti i kuksit u hap gje dje se nuk mora vesh gje jeni ber per te ardhur keq nuk dinidhe smbani mend ca keni genjyer

  • EDI RAMA nje maskara, nje mashtrues ordiner qe nuk din te beje asgje, vetem te flase pallavra, broçkulla kodra mbas bregut.
    Hudhe fjale per te bere aeroporte. Aeroporti i Kukesit, i mbaruar dhe i gatshem per te funksionuar i falur nga Emiri=Mbreti i Emirateve te Bashkuara Arabe. Pra gratis. Akoma nuk funksionon prej vitesh per pasagjeret.
    Kurse ky rrota i k.rit ED DROGA si pa pergjegjshem qe eshte thote qe te ndertojme aeroporte te reja ne VLORE dhe ne SARANDE.
    Kujt i hyjne ne pune KATER AEROPORTE ne siperfaqe
    tokesore te SHQIPERISE kaq te vogel.
    SHQIPERIA per siperfaqen qe ka duhet te kete rruge hekurudhore me trena te shpejte ne disa drejtime.
    KINA qe eshte shtet me siperfaqe gjigande ka hequr dore nga aeroportet mbrenda vendit, por ka shtuar rruget hekurudhore me trena te shpejtesise te larte qe grumbullojne pasagjer me shumice.
    O EDO se nje debil kete e di, por qe je edhe nje i paftyre e ke nxjerre vehten nder keto vitet e fundit.

  • O po me vrap dhe nje tender tjeter sa pa mbaruar mandati
    Kap cte kapesh tani qe ke grepin ne dore dhe popullin peshk qe bie ne rrjeten tende.
    Kur ke bere aq shume, pse te mos besh dhe ca me teper?
    Kush te pengon, asnje.
    Shqiptaret kane vdekur
    Ka vetem shqipkare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *