Rama pas Davosit: Jemi në prag të hapjes së negociatave

Leda Hysa
AFP_CJ8V6

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë axhenda parlamentare dhe ajo e qeverisë për javën që sapo ka nisur.

Po kështu, do të diskutohet edhe për temën e nxehtë të kësaj jave në Parlament, për raundin e dytë të Komisioneve “ad hoc” për KLGJ dhe KLP.

Në nisje të fjalës së tij, kryeministri Rama ka informuar mbi Samitin Ekonomik në Davos.

Nga takimet në Davos biseduam për një intensifikim bashkëpunimi. Tashmë është e qartë se Shqipëria është një hap pranë çeljes së negociatave. Reforma në drejtësi është një proces që nuk ka shans të pengohet apo të bllokohet. Është me rëndësi të themi se në përmbushjen e 5 prioriteteve Shqipëria ka bërë hapa përpara, jo vetëm në përmbushjen e tyre, por edhe në vijimin e reformave”, tha Rama.

Share This Article
3 Comments
  • Keni 27 vjet me kete Europe per te cilen Greqia ju ka shkeputur kaq leshime te gjitha qeverive kuislinge te pas
    1990-es.

  • Leni negociatat.
    Ato e madje edhe hyraj ne Europe e jo me negociatat, jane fare te parendesishme kur vihen perkrahme demet qe po i shkaktoni Atdheut tone me marreveshjet vasalo-servile me Greqine armiqesore e masakruesve t shqiptareve qe , pa pike turpi, e quani edhe “aleat” edhe “partner strategjik’ (O kulmi i pacipesise!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *