Rama jep lajmin e mirë: Nga janari, kolaudimi i kalon shtetit, masat lehtësuese për drejtuesit e automjeteve

J L

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive që do të përfitojnë drejtuesit e mjeteve pas kalimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) nën administrimin e shtetit.

Rama bën të ditur ndër të tjera se makinat e reja, 3 vitet e para nuk do kalojnë në kolaudim.

Postimi në Facebook:

MIRËMËNGJES

ME NJË LAJM TË MIRË

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Radha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ka besim ke Gonxhja zwre se privat e ka….ke 8 vete ka besim……po BE e ka te libeeralizuar o trim…e ben kudo…..pse prape monopol…jepu pune serviseve te ushqehen…shperndaje lekun e popullit….pastaj thote ska oligarke…si nuk mendoi nje here per njerezit e ekonimine

  • Kjo zgjidhje eshte me e keqe ,pasi shtyrja e kontrollit teknik per mjetet e perdorura eshte ulje e siguris se mjeteve dhe propabiliteti i ngjarjeve te jashtezakonshme do te ritet.ku qendron e Mira ketu?pra do te ritet pa siguria e mjeteve.

  • O Rame!T`i ka parashikuar populli komentues te gjitha variantet e HILEVE.
    Je hajdut,hajdut,hajdut dhe nuk ke per tu ndrequr kurre..
    Ti me Beqen jeni rritur duke vjedhur sapunat dhe peshqiret neper hotele. Ju njeh me mire Ilir Trebicka.

  • Rama mekaniku tu tregoje per koncesionin 200 milionesh qe po pergatitet per kontrollin e pikave te revisionit. Nese shqiptaret paguan 100 milione per 10 vjet tani do paguajne dyfishin. E shpjeguar. Rama do te beje gjasme “liberalizimin” e pikave te kontrollit teknik por ne te njejten kohe do te jape me koncesion kontrollin e pikave te kontrollit. Plot 200 milione euro. Pra nga shiu ne bresher. Projektligji eshte gati dhe do kaloje para prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *