Rama: Nuk do ketë rritje të çmimit për transportin urban

J L

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurbane nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës.

Ai theksoi se koston shtesë do e paguajë qeveria dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë.

“Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk e di si e keni të organizuar transportin, mbase e garanton kompania por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin dhe ne jemi këtu që të mos ju rritet çmimi i biletës. Prandaj kemi vendosur në këtë paketë rezistence, 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim dhe ne qeveria paguajmë pjesën tjetër dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen”, tha Rama në një takim me bizneset.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Une sugjeroj qe politikanet/qeveritaret tane te pas viteve 1990 te derdhin ne arken e shtetit vetem 10% te pasurive te tyre, te parave te depozituara brenda apo jashte vendit neper parajst fiskale dhe Shqiperija kalon cdo krize. Por dihet qe ata nuk e bejne po nuk ua moren me ligj dhe force. Po kush ta beje??? Ne Shqiperi nuk ka asnje strukture ligjzbatuse te pa ndikuar e kontrolluar nga politika…prandaj dhe mos shpresoni se as sot as per 50 vjet nuk ndryshon situata dhe korrupsioni ne Shqiperi. Edhe nderkombetaret llafe kane, nje pjese te pasurise vjedhur e dine por politikanet hajdute ju duhen ne politiken shqiotare qe te bejne vetem ate qe i kerkojne ata.
    Si mendoni ju, pse u rriten cmimet e apartamenteve ne Tirane, nga lufta ne Ukraine???? Kur Veliaj mori bashkine jepeshin pak leje ndertimi dhe cmimi ishte me i ulet. Me pas lejet e ndertimit u qindfishuan e po keshtu u u rrit cmimi apartamenteve. E keni parasysh ate biseden e regjistruar ne radhe mafies italiane qe ne shqiperi ndertohet lire dhe shitet shume shtrenjt.ka fitime te medha. Veliaj na perrallis, u kam rritur vleren e prones…te kujt prone dhe ne favor te kujt shkon kjo????

  • Rama nuk erdhi ne pushtet per te ndeshkuar hajdutet e Berishes,,ai e la edhe 4 muaj te zbraze mire arkat dhe thaset cfare kishte harruar pa vjedhur 8 vjet,,Rama e filloi me pikturat e Thimios,sa kujtuam qe tek ikonat e Thimjos ishte fshehur pasuria Berishes,.Mbarove ti Berishe se vjedhuri?Tani do te vjedh une.
    Ky eshte pushteti i Rames tash 10 vjet,.Kur cpiki koncesionin e shurres Chek-Up edvin rama tregoi qe fantazia hajduterore ja kalon ne sasi dhe cilesi hajdutit malok.
    Ben skur i dhimbsen udhetaret pa vetura..Po Linjat e qyteteve i kane rritur cmimet qe nje muaj me pare,pa filluar lufta.Mos ishin marre vesh hajdutet e naftes ne Shqipri me Putinin,qe te fillonte luften ne Ukraine..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *