Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se së shpejti do të ketë një rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët.
Kreu i qeverisë tha se rritja do të futet në fuqi nga viti i ardhshëm dhe do të jetë e konsiderueshme.
Gjatë fjalës para mjekëve të Infektivit, Edi Rama tha se strategjia e qeverisë ka dhënë efekt duke ulur ndjeshëm largimet e mjekëve dhe infermierëve nga vendi.
“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%. Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia.
Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm. Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.
Por që të kemi mjekë në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo që të shkojnë të mos ketë disnivel pastaj zgjedhja profesionale është tjetër. Ehe bonusi për ata jashtë Tiranës ka funksionuar. Largimi ka rënë ndjeshëm edhe specializantët që dalin qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën” tha Rama.
o.j/dita

Po ka populli do kene dhe mjeket e infermieret bashke.! Shih populli qe I ke dhene mjerimin..!
prit dhe ca te iki edhe dora e fundit ne gjermani, pastaj rriti
Nga burime te sigurta prane KM-se rritja e rrogave do te jete spektakolare, plot 50%!
Per shembull, nje kirurg qe ben 30-40 operacione ne muaj dhe sot e ka rrogen mujore aq sa merr Beqe-PPP-ja per zierjen e veglave te dy operacioneve te tij, duke filluar nga maji 2021(nje muaj para zgjedhjeve) do te paguhet sa sterilizimi i tre pale veglave!
Kurse infermjeria e salles se operacionit qe i asiston kirurgeve ne 50-60 operacione ne muaj do ta kete rrogen sa sterilizimi i dy pale veglave!
Pse, per ne te tjeret, apo na ka pjelle lopa? Shih kur te vijne zgjedhjet….!
Der tani ka 7 vjet Rama qe nuk ka bere asnje rritje pagash jo vetem mjekesh e infermieresh por asnje buxhetori, por “po pregatitet” per vitin tjeter qe eshte vit elektoral. Dhe u dashka 1 vit kjo “pregatitja”.
Parate e rritjeve shkuan koncesione Vilma Nushi