“Rama, koncept të çuditshëm. Detyrë e medias, t’i kërkojë llogari”

Bora Basholli

“Reporterët pa Kufi” dënon ashpër sjelljen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj gazetarit të “BILD”.

Drejtori i  degës gjermane të organizatës “Reporterët pa Kufi”, Christian Mihr”, sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate, shprehet se Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shprehur

Është detyrë e medias, mes tjerash, që t’u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur  hulumtimet e saj në burime. Këto janë gurët e themelit të një shtypi  të lirë, të cilin e kemi ankoruar në vlerat e komunitetit tonë në Bashkimin Evropian. Një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e atij komuniteti duhet t’i respektojë këto vlera “, ka thënë Mihr.

Gazeta gjermane BILD pat publikuar më 5 qershor një artikull në internet, i cili akuzon kreun e qeverisë shqiptare se ka përdorur paratë e mafies për të blerë vota gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. BILD e ilustronte këtë akuzë me përgjimet telefonike ku dëgjoheshin përfaqësues të partisë qeverisëse që komunikonin me pjesëtarë të krimit të organizuar. Sipas BILD përgjimet janë të vërteta. Ndërkohë vërtetësinë e këtyre përgjimeve e ka konfirmuar edh Prokuroria e krimeve të rënda.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i hedh poshtë këto akuza dhe nëpërmjet një mesazhi që ka kërcënuar me paditje gazetarin gjerman. Rama ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social se ka ngarkuar me këtë detyre avokatin e njohur gjerman, Matthias Prinz.

b.b/dita

Share This Article
24 Comments
  • Futjani kot. Nese gazetaret jane brenda ligjit pse iu prishet puna akuzoi Rama apo jo? Po qe se kane thyer ligjin, le te denohen sipas ligjeve te demokracise.
    I vetmi problem ketu eshte kush paguan avokatin e Rames. Ne fakt duhet ta paguaje nga xhepi vete se shqiptareve nuk u hyn ne pune te mbrojne politikanet shqiptare.

    • Nuk iu prishet asnje pune gazetareve, or ti i ligjit.
      Kesaj rradhe i prishet pune Maliqit Ramut, se pervec akuzes per korrupsion i shtohet dhe akuza per cenues te demokracise.
      Eshte nje imazh vdekjeprures per nje politikan gjoja demokratik perendimor sic pretendon te jete Ramuti.
      Mos harroni, ishte Tony Blair me The Guardians qe e filloi i pari sulmin politik kunder Berishes, e quajti regjimin e Berishes nje regjim gansteresh e kriminelesh
      Sot kete po e ben Bild dhe ajo Merkel qe dridhet i dha Rames shuplaken e mospranimit te negociatave

      • 1. Te cosh dike para ligjit nuk eshte kurre kunder demokracise, perkundrazi eshte nje e drejte qe e garanton demokracia, ashtu sic garanton- te pakten teorikisht- qe vendimi nga gjykata te jete i drejte. Ne kete rast nuk jane gjykates shqiptare po gjerman.
        2. B. se Vicidolit nuk i ka ardhur fundi nga media por nga politikane shume te fuqishem te cileve nuk u hyn me ne pune ky maskara.
        3. Bild eshte nje gazete qe ka pasur ne krye te faqes se pare fotografi qe i kalojne caqet e edukates. Me kete ka shitur. Po te pyesesh gjermane qe kane njefare shkollimi tallen me gazeten. Jane te tjera ato gazeta qe kane nivel gazetaresk.
        4. Te mos denoncosh gazetarin se na qenkan te pagabueshem eshte naivitet. Gazetaret jane po aq te keqinj sa edhe pjesa tjeter e shoqerise dhe e meritojne sic c’do kush tjeter te pergjigjen nese bejne veprime te kundraligjshme.

      • Te cosh ne gjygj nje gazetar qe ne menyre direkte, dhe pa fakte apo fake fakte, akuzon KM shqiptar si te lidhur me trafikantet eshte demokratike. KM shqiptar nuk po dergon nje killer te vrase gazetarin e Bild sic mund te bente nje lider mafioz si Tito qe vriste kosovaret ne Europe. Por po dergon nje avokat te mbroje emrin e tij dhe te qeverise se tij ndaj lajmeve te sponsorizuara nga shqupi me parate e pista te Moskes dhe Beogradit. Ku e sheh reporteret pa kufij prekjen e demokracise? Demokracia ka rregulla loje. KM shqiptar po ndjek rregullat demokratike te lojes. Gazetaret duhet te raportojne me objektivitet dhe me verifikimin e lajmit. A i verifikojn lajmet e tij gazetari i Bild? A raportoj ai lajme te verteta dhe objektive? Gazetari nuk nxjerr konkluzione objektive kur akuzon pa fakte apo me fake news KM shqiptar. Frika e gazetarit te Bild dhe mobilizimi i miqve te tij te gazetareve me kufij (jo pa kufij) apo historianeve anti-shqiptar tregon qe ai eshte paguar per te botuar lajme te rreme. Ai qe eshte i paster nuk ka frike!

  • Pse po ju Djeg ketyre te BILDit denancimi i Rames. Kur keta e njohin mir Demokratcine dhe te Drejtat e Njeriut duhet te jene te Gezuar me hapin ”e gabuar” qe ndermori Rama. Cila eshte Demokratcia sipas ketyre te Publikosh pjeseza te 1 Bisede duke Shtrembèruar Thelbin, Temèn e saj. Ateher ketu kemi te bejme me Fake News dhe Jo Informacion. Zotrinj te Bildit beni gati €urot dhe lerin pallavrat mbi Demokratcine false tuajne, ku ju mund te bèni te publikoni çte doni mbi 1 Person dhe si s’paska te Drejte te Mbrohet ne Gjykate. Aufidersehen Herr Teide.

    • Vetëm rrjeshtat e fillimit të paragrafit të fundit të bindin që Rama ka të drejtë. “Rama ka vjedhur zgjedhjet e 2017 me paratë e drogës!” etj. Këtë ne kemi dy vjet që e kemi dëgjuar. Ka qenë akuza dhe kauza e stisur e BB dhe Ilir Metës (Monikës), për të bërë atë që tashmë i dihet fundi. I turpshëm për ta. Por gjithsesi ato mund të anashkalohen si insinuata apo retorikë politike brenda vendit, si kudo, por gazetarii Bild ç’ne që amplifikon tezat e konsumuara për politikë në Shqipëri? Dhe kur, në kulmin e përpjekjeve të Opozitës për të rrëzuar Qeverinë! Ndaj ai nuk i ka shërbyer informimit publik, siç pretendohet gjithandej, por ka bërë politikë, duke dizinformuar dhe deformuar të vërtetën, që nuk dihet se për llogari të kujt. Me apo pa shpërblim, kjo është punë e tij. Atyre t’u dalë zot vetë zotëria në gjyq.

  • Qekur i thyen HUNDEN,si gazetar i fjales se Lire,Rama mori nje mesim te mire nga maloku,,krijoi konceptin malok per demokracine:Kryeminister quhet AY,qe vjedh shtetin dhe mban pas vetes cuna te forte.

  • “BILD”- TIEDE PERBALLE NJE AVOKATI TE SHQUAR GJERMANO- AMERIKAN

    – Asnje fakt, asnje akt asnje pasoje penale ose kriminale

    – Shpifje, trillime, dizinformacion politik per destabilizim te nje qeverie dhe shteti demokratik

    – Padi per 509 milione euro ndaj “ Bild” dhe Peter Tiede per komplot dhe mashtrim e demtim ne bashkepunim te imazhit te qeverise dhe shtetit shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Para tri ditesh takova krejt rastesisht ne trenin Metro North nje nga avokatet me te mire kriminale amerikane me prejardhje gjermane ZWG dhe kur me pa tek po lexoja “Bild”-in gjerman ne IPhone me thote “ Pse humbet kohe me kete tabloid sensacionesh dhe seksi”.
    Pasi i tregoj se behej fjale per vendin tim te origjines Shqiperine, kerkoi tia postoja ne – Emailin e tij per kuriozitet.
    Mbreme kur po kerkoja per vend ne trenin e ores nente te mbremjes duke u kthyer nga puna degjoj emrin tim dhe kur kthej koken, shoh avokatin duke ma bere me dore te ulesha ne vendin bosh prane tij te sediles dyshe dhe menjehere futet ne bisede me pyetjen:

    – A ka prokurori Shqiperia apo jo !?

    – Sigurisht qe ka, por eshte ne proces riperteritjeje dhe Vetingu te thelle ne saje te Reformes ne Drejtesi me sponsorizimin e SHBA-se dhe BE-se

    – Pergjigju shkurt Zoti Dega. Nuk ka por do te kete me siguri. Amerikanet dhe gjermanet nuk i lene nismat qe ndermarrin ne gjysem te rruges…
    Une i lexova me vemendje te pese pjeset e pergjimeve te prokurorise shqiptare, te botuara nga Bild dhe aty nuk gjeta asnje fakt penal, as nje akt penal dhe nuk pashe asnje denoncim as raport nga asnje person real per shutblerje votash, per kercenim, shantazh apo dem, pra nuk ka as nje pasoje penale. Pa keto tre elemente thelbesore nuk ka ceshtje as dosje kriminale…
    U habita si eshte e mundur qe Bild te botoje budalliqe te tilla!?
    Kjo dosje eshte nul… nuk ekziston dhe me dy gishtat e pare te dores formoi bythen e pules domethene 0 absolute .
    Kjo eshte njera ane e saj. Ana tjeter eshte se ne Bild nuk kishte aspak gazetari as informim por deformim, dizinformim trashanik nga gazetari … nuk me kujtohet emri i tij.
    Te vetmet fakte pa fakte te tij ishin disa sllogane politike per blerje e vjedhje votash qe nuk rezultojne ne asnje nga pergjimet, per narkotrafik qe nuk ka asnje deshmi minimale, per kanabizim qe nuk ka asnje te dhene, per krim te organizuar qe mungon dhe prova me e vogel, per nje kryeminister qe vihet ne gijotine thashethemesh e akuzash ala “ genje e genje se dicka do te mbetet”, e cila per fat te keq e ka vendlindjen ne Gjermani.
    Me duket absurde se si nje tabloid vetebaltos jo vetem reputacionin e saj te munguar, por edhe rrezikon nje denoncim shembullor ligjor si nga personat e pergjuar, por edhe nga qeveria dhe kryeministri shqiptar per shpifje, prishje te fames se tyre, per komplot destabilizues dhe dizinformacion te qellimte politik ndaj tabloidit Bild dhe gazetarit per nje shume deri gjysem miliarde euro( € 500 milione Euro )
    Edhe me nje avokat te zakonshem e jo me me nje studio ligjore serioze eshte ceshtje e fituar nga palet e pergojuara ne cdo gjykate gjermane qe jane tejet serioze dhe te rrepta.
    Fakti qe nje a disa nga emrat e pergjuar kane qene te burgosur per narkotrafik apo vrasje apo cfaredo lloj krimi qofte dhe e kane kryer denimin ose jane liruar me vendim gjykate nuk u heq te drejten per te komunikuar me asnje person te zgjedhur perfshi edhe kryetarin e shtetit … Ata jane qytetare si gjithe te tjeret .
    Ti e di se ka udhezime te vecanta bile edhe ligje te posacme ne cdo shtet demokratik, sidomos ne SHBA dhe Gjermani per punesimin dhe rehabilitimin sa me te shpejte, me preparesi te tyre qe te mos rikthehen ne burgje perseri e te behen kriminele kronike back and for, dil e kthehu.
    Burgu kushton shume me teper se punesimi dhe rehabilitimi i tyre dhe ne shume raste kthehet ne shkolle krimesh edhe me te renda.

    – Cfare do te beje Zoti G.. me ato qindra CD -te e pergjimeve te prokurorise shqiptare ?

    – Kater gjera…
    E para, do ti perdorja per te fituar gjyqin me Bild, gazetarin para gjykates gjermane dhe bashkepunetoret e tij shqiptare palet e perfshira ne nxjerrjen e sekretit hetimor ne proces, me shitblerjen,shpifjet, sajimet dhe shperdorimet ligjore e financiare, mediatike, juridike dhe teknike para gjykatave shqiptare.
    E dyta, do ti permblidhja dhe fusja ne sistemin e informacionit elektronik per ti perdorur ne Kolegje dhe Universitete jurisprudence dhe ne Shkollat e Magjistratures se si nuk duhen bere pergjime kriminale per ceshtje ose dosje pa asnje indicie( tregues) krimi apo ceshtje penale jo ekzistuese.
    E treta, do ti perdorja si prova e deshmi kunder prokuroreve idiote qe kane shperdorur taksat e qytetareve per ceshtje aspak serioze e dosje aspak kriminale, duke i ndeshkuar ligjerisht dhe financiarisht me kthimin e cdo centi ( qindarke) te harxhuar kot arkes se shtetit dhe popullit te vet …
    E katerta, do ti coja ne burg cilindo qe ka nxjerre sekretin apo ka manipuluar nje dosje hetimore shantazhuese dhe dezinformuese …

    – E di cfare ndodhi ne protesten e opozites shqiptare fill mbas botimit te “ Bild” it , i them une… disa protestues hodhen dhe dolen me parullat “ Faleminderit Bild”?

    – Nje deshmi tjeter e qarte se organizatoret e protestes kane bashkepunuar ngushte ne kete komplot krejt politiko- mediatik shqiptaro- gjerman dhe jane furnitoret e dizinformacionit te gazetarit dhe Bild, cka e kthen kete ceshtje ne nje ceshtje nderkombetare dhe peforcon akuzat ndaj te dy paleve per krim te organizuar ne bashkepunim dhe te qellimshem per destabizim politik te nje shteti demokratik, sic eshte Shqiperia….

    Ketu nderpritet kjo bisede mjaft interesante… Kishim mberritur ne stacionin e Metro North ne Larchmont dhe pasi me lutet qe ta mbaja te informuar me e-mail se si do te shkonte rrjedha e kesaj ceshtjeje, me ftoi familjarisht per nje kafe ne “ Sunshine Coffe Roasters” kete te shtune ne oren 10 te mengjezit!

    15 qershor 2019

    • E kupton sa idiot je o ti dega pa trung e rrenje. Po kush Garin me ti mer te qifsha rracen. Po keta amerikanet vetem komunistave dhe pjellave te tyre u kane dhene viza?? Me sa duket u pelqejne qeniet pa shtylle kurrizore.
      Kete tregimin tend as he linjen e unazes nuk e ben njeri se I Kane 2 gram tru. Ik mornte qifsha femrat e fisit , name ate cope buke me mut si para ardhesit e tu e mos na shurdho Karin.

  • Tamam malok shpellar,qe vetem mburret sikur eshte koke e madhe!
    Pse nuk thua se cfare ka shkelur BILD me botimin e ketyre pergjimeve?
    Per cfare e kallzon Rama BILD ne gjykates?
    Sì nuk e kupton idiotesine tende o Dega?

  • Kush i q…. Këta mutër.Jo për të mbrojtur Ramën.Deerisa interesat amerikane përputhen 100% me interesat tona kombëtare,që bombarduan Beogradin dhe serbët,e që janë të vetmit që po mbrojnë me ngulm shqipëtaret.Kurvat evropianë nuk dënojmë ti …jo më të bëjnë ligjin në Shqipëri.

  • He He , epo plaset per te gjetur apo peshkuar ndonje ze te huaj kunder Rames , si Martin Henze ( bllof) apo si ky ketu qe as nuk e ka haberin se ku bie Shqiperia apo cfare problemesh ka ajo .
    Edi Rama , me gjithe gabimet e tij , eshte politikani i persosur per gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia .
    Me ne fund , ketu bie era shtet ,duke filluar qysh nga policet ne rruge qe dikur zinin prita per te rjepur udhetaret apo turistet , e deri tek drejtesia qe po reformohet. Per te mos folur per kioskat universitete ,etj etj…
    Dhe merita me e madhe e tij eshte se : i degjenoroi , I shkermoqi , ja nxorri bojen bandave Pd – Lsi , si edhe ca inetelektuhaleve , gazetare , analiste , qe ishin mesuar te merrnin pjese e tyre te pushtetin duke u shnderruar ne bisnesmene milionere e te kishin axes deri ne vendimmarrje te qeverise .€
    He more ju kritiket , bile lincuesit e Edi Rames , ku e keni ” revolucionin ” , kur do e rrezoni me ne fund ate ?
    A e kuptoni se dolen me gisht ne bythe ?
    Por , prisni , prisni , se nuk keni pare asgje akoma !

  • Ku dini gje ju gjermanet, europianet per demokracine? Per demokraci ejani ketu ne Tirane t’ju jape leksione Skenderbeu i Shek. 21 (sic e cilesoi shoqe Spiropali) Edi Ramen, ne mungese te tij nga shoku Taulant Balla e po qe se keta jane te zene me pune, ejani se ju bej leksion demokracie une deputeti me shkolle te larte mbaruar 28 vjet pas shkolles mesme.

  • Shenje e keqe kjo qe po ndodh me gjermanet . Me sa kuptoje edhe nje derr gjerman nuk duhet share apo komentuar.Ky zotnija gjerman aga e kupton demokracine qe i vogli te flasi aq sa i pelqen te madhit .
    Rrini urte e mos na i prishni qejfin jane parime te diktaturave e fashizmit qe kemi kaluar .Do me thoni. Cja vini veshin .Ka edhe nga keta ne Gjermani sic dolen dhe ne Hollande qe te bardhen e bene te zeze per 05% te shqiptarve emigrat problematike .
    Ky koncep i vigjerise ngaj te madhit ne politike eshte i demshem per demokracine . Ne demokraci nuk ka kufizime ne raport me cfare je e ke perfaqson .I madh apo i vogel .I shuqishem apo i dobet .
    Ceshtjet qe ka ngritur gazeta Bild do te qendrojne kur ato te kalojne ne filtrin e gjukatave . Jashte gjykimit nuk mund te nxjerresh konkluzjone se e kupton apo jo demokracine.Me keto qe them kam vetem nje qellim . Te mbroje demokracine e te voglit para te madhit .Do te ishja dakorte ne se K/M yne do ti devijonte apo do tu priste rrugen hetimeve gjyqsore sic kane bere prokuroret e shkolles se Plepave te K/kriminelit Berisha.Te nxjerersh sot nga bodrumet e errta dokumente te pa gjukuara eshte nje shkelje e rende e demokracise.Keto z. gjerman aga si i quan.
    Vazhdoje ti qendroj ides se Opoziten e sotme ,qe eshte kritikuar nga pjesa me e madhe e Aleatve tane ,po e mbeshtesin disa qarqe jo progresiste ne Gjermani.
    Ky ndryshim rrenjesor i vlersimeve te me parshme te z. Merkel ne mbeshtetje te Rames ,ka si baze, per mua, renjen e reputacjonit te Kancelares Merkel . Kjo s’eshte aspak shqetsuese per ne shqiptaret qe kerkojme te aderojme ne faliljen Evropjane por me shume per vete Evropen e Bashkuar .

  • Nuk ka gje me gazetarin edroga, se e di qe i ha mutin,

    sepse eshte ne mashtrim.

    gjithe vemendja tek populli shqipetar, trim heroik dhe

    trafikant droge, per kete popull mashtrues dhe pertac

    behen keto gjyqe, merret avokati me i shtrenjte ne

    gjermani, pikerisht per kete popull pordhac.

    rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

  • Eh more gazetar, po si kujtoni ju more se jeni te paprekshem? Keshtu thoshin edhe deputetet se nuk i kap ligji, por nuk qenka tamam ashtu. Secili njeri i pergjegjshem mban pergjegjesi per veprimin qe kryen. Nuk te lejon askush more gazetar te perhapesh feka news e te thuash se nuk mbaj pergjegjesi. Rama e vonoi shume bile padine kunder gazetarit. Gjykata te ndje pergjegjesite, gjykata gjermane more gaetar. Por mos u shqeteso se gjykata do te sqaroje edhe ty se cilat jane pergjegjesite (edhe me nje gjobe te majme) dhe te drejtat e tua. Me qetesi e dashuri gazetk…

  • Cdo kushtetut e cdo shteti demokratik e thot ingje per ingje:Te gjithe jemi te barabarte para ligjit.
    Nji iks person jep nji informacion mbi nji tjeter person.Ky personi tjeter nuk paska te drejte qe informacioni i dhene te mos gjykohet ne institucionin e drejtesise qe asht gjykata.
    Se keshtu sic na deklaron zoteria Christian Mihr.Gazetari paskesh te drejte te informoj te paverteta dhe te mos i hyje gjembe ne kembe.
    Kur ti shpife drejte meje,e drejta e njeriut per mua si do ta zgjidhet mbasi shpifja me ngarok padrejtesisht me shpifje te pa verteta ku mundet ta pesoj rende me pergjegjsi penale apo dhe humbje jete.
    Me kete mentalitet te Christian Mihr ban mire ti propozoi organizate “Reporter Pa kufi” ti vendosin kufinin e pergjegjesise ne dhenien e cdo informacionit.

  • O zoteri ai e ka hedhur ne gjyq dhe jo ne Shqiperi por ne Gjermani. Perse shqetesoheni juve, gjykata do te vendos se kush ka te drejte dhe aty ndahet pastaj sic i themi ne shapi nga sheqeri

    • NUk shqetesohet njeri, se nuk u plasi me nder b.tha atyre po he, puna eshte se bota kane sy e veshe, e mendje ne koke e te gjykojne. Nuk jane kafshe ne shpelle qe nuk kane pse mendojne se mendon kreu i kopese.
      E kane te drejte dhe qytetari te shprehen dhe kane pervoje qindra vjecare ne demokraci.
      Jo si ketu, qe akoma vazhdon mendesia e feudalit.
      Me pergjime te verteta Ramuti ja ha bajgat Bild.
      Sikur edhe gjobe te marri Bild, pagesat e bera nga Luli jane ku e ku me te medhaja
      Keshtu qe Rama vetem sa perpiqet te laje duart para zgjedhjeve, pa nje vere ne uje ka per te bere

  • Koncept te cuditshem kane shume nga keta gazetaret ne europe,nuk e njohin Shqiperine,por eshte e vertete se edhe ata qe na perfaqsojne kur flasin me te huajt nuk i njohin mentalitetin atyre qe kane perballe.jo vetem gazetaret por ne pergjithesi europianet na trajtojne ne bisede si te ishim kosovare,jane mesuar me ta,bile disa i fusin te gjithe ne nje thes si Jugosllav.Ketu ne Zvicer kur duan te ofendojne te thone ju ju,pa marre parasysh nese je Shqiptar Serb apo Kosovar.Ne nje ekspozite kur i thashe nje gazetari se nen Tereza ishe me gjak Shqiptar me pa i habitur dhe nuk vazhdoj me te flasi deri te nesermen kur e kish pare me mire kete pune.Ne biseda te ndryshme kur i thua se ne Shqiper ka anfiteater dhe behen germime arkologjike habiten,sa per ate qe ka bere Rama eshte shume normale,puna ka shkuar ne gjyq,pastaj fiton kush ka te drejte,ate nuk e vedos Rama apo keta qe flasin ne emer te ligjit,Rama ka shume shance te fitoj,mbasi gazetari ka marr ane dhe duhet te japi shpjegim per kete,mos te them se nese ka prova qe eshte paguar puna shkon dhe me larg se kaq.

  • Shko or hale,dhe bashkohu me zerin e amerikes te uzurpuar nga maloku biberaj.
    Rama e akuzon per shpifje te paguar nga banda e saliut, dhe jo per kerkese llogarie.

  • Rama ka Asin nen menge ne gjygjin kunder gazetarit gjerman. Do nxjerre deshmitarin Ymer Lala qe do faktoje se bisedat e pergjuara nuk i ka me Gjiknur e kompani, por me gazetarin gjerman! Me nje deshmi te tille shkaterruese Rama fiton gjygjin, denon gazetarin, shpeton Gjiknurin me shoket e tij dhe…paret e fitu nga gjygji do ti vere ne llogari te milionave Eurove te gjobes qe i detyrohet Bekettit.

  • EDI RAMA NUK E BEN KURRE ATE GAFE

    – Ai nuk ka as mendesine as tagrin
    te qeverise nje opozite qe nuk
    qeverise dot vetveten !

    – Mision i pamundur !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri i Shqiperise Edvin Rama i beri thirrje, iu pergjerua, ra ne gjunje mbi 99 here tre muajt e fundit si “Romeo para Xhuljetes” …para opozites shqiptare me shkrim e me goje per te hartuar Reformen Zgjedhore, per dialog demokratik pa kushte e pa kercenime, pa shantazh e pa ultimatume “ keshtu e asesi ndryshe”…
    I ofroi edhe Karta Bianke dhe Veto asaj per ta hartuar ate dhe ata jo vetem e kthyen Altarin e demokracise Kuvendin e Shqiperise ne arene gladiatoresh, cizmesh, vezesh, boje te zeze e deri grushtash, por edhe e vetbraktisen Kuvendin dhe vetedogjen me goje e me shkrim, me vullnetin dhe vetdijen e plote te tyre mandatet e besimit te popullit te vet qe i votoi per ne Kuvend dhe jo per ta kthyer krejt Shqiperine ne arene gladiatoresh dhe molotovesh te “ Perandorise se Djallit” Putanin, Beogradit dhe Athines… dhe per thika te reja mbas shpine jo vetem ndaj Atdheut tone te vogel, por edhe kunder Kosoves e shqiptareve si komb ne teresi per integrim ne BE, ne familjen tone natyrore Evropiane !
    Edi Rama eshte emeruar, votuar dhe mandatuar nga populli dhe Kuvendi i Shqiperise per te qeverisur Shqiperine.
    Edi Rama nuk ka as mendesine e as tager te qeverise opoziten. Po ta bente ose beje nje hap te tille ai vertete do te kryente nje atentat, do te go diste pluralizmin politik dhe do ta varroste demokracine.
    Edi Rama nuk eshte nga ai planet e nuk i perket atij taborri!
    Edi Rama eshte i vetmi politikan shqiptar ne keto 106 vjet qe leshoi dhe dhuroi pushtet per te bere shtet, shtetin ligjor qe Shqiperia nuk e ka pase kurre!
    Edi Rama eshte i vetmi politikan e shtetar qe rrezikoi seriozisht pushtetin dhe qeverisjen e tij tri here ne tri vjetet e fundit per te bere shtetin ligjor, qe i ka ligjet, por ka edhe SaLike Luigjet e 14 “ Ligji jam une “ pra ligj mbi ligjet…!
    Nese Edi Rama do ta kishte detyruar opoziten te braktise Kuvendin dhe te djege mandatet, atehere shumica e shqiptareve dhe mbare Bota Demokratike me nenen e saj, ate amerikane ne krye, do ta kishin percjelle ate tek autokratet.
    Ta akuzosh Edi Ramen si diktator e monokratik dhe sistemin politik shqiptar si monokraci sepse nje grusht lideresh te vetinkriminuar deri ne gryke me zerin e figuren e tyre para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve me krime te shkalles se Hages si ai i ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se Remzi Hoxhes, shkelja e embargos se naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit e deri kanibaleve te Ruandes, te 97-es, te Grushtit fashist paramilitar serb te 14 shtatorit, te Gerdecit, te Otrantos, te 21 janarit 2011 … i ka kapluar paniku, terbimi, ankthi i ndeshkimit ligjor nga Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe BKH-ja, eshte ti sherbesh dhe besh protektorin e SaLikekracise qe e kthyen pandeshkueshmerine ne sistem e menyre sundimi te krimit, vrasjeve seriale, korrupsionit, plackitjes dhe hajnise me cizme.
    Aq me teper kur Edi Rama me zerin e figuren e tij deklaroi para shqiptareve dhe nderkombetareve qe “SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit te filloje se pari me mua”, cka nuk e ka bere asnje politikan tjeter shqiptar deri sot .
    Do ishte varrosja perfundimtare e shtetit ligjor, e demokracise e per pasoje e krejt shtetit shqiptar, duke krijuar nje shembull te keq edhe per Kosoven e me gjere.
    Edi Rama nuk e ben kurre ate gafe vetvrasese ndaj nje opozite qe nuk ka ide, projekte, platforme, taktika as strategji konkururse, kuturu, babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe aspiratat e idealet e perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
    Edi Rama eshte nga nje planet tjeter me plot gabime e faje… Por sic thote sovrani: Kush punon gabon !

  • O servila te te gjitha ngjyrave , “fukarrenjte” shqiptare kane votuar me para te marra nga te gjitha forcat politike . Kete gje e di dhe bufi e jo me ne . Por nuk mundet te akuzohen me emra drejtuesit e forcave politike , pasi nuk kane dale ata vete me para ne dore . Shkrimi duhet te jete i vlefshem per te vene mend , pasi ne fund te fundit drejtuesit jane pergjegjes per ndodhi te tilla te felliqura . Nuk flas vetem per Edi Ramen, e perseris, per te gjithe ..! Shqiperia “bje erre” pisllek edhe sot , kriminelet jane te lire , bejne c`te duan ..! Ata qe e nxine vendin duhet te pergjigjen . Nuk duhet te na interesoje shume se c`thone gazetat , qe natyrisht dhe ato paguhen nga “mafia” me shume pervoje , nga djallezia qe ekziston ne vendet e ashtuquajtura “aleate ” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *