Rama: Ka prova për trafik droge nga ajri para 23 qershorit!

redaktor

Kryeministri Edi Rama, duke folur në emisionin “Top Story”, deklaroi se ka prova të forta, që përpara 23 qershorit është bërë trafik droge nga ajri.

Ai tha se këto informacione do publikohen nga komisioni hetimor i ngritur për këtë qëllim, që drejtohet nga deputetja Ermonela Felaj.

“Informacioni që unë kam marrë përpara se të bëhen publike konkluzionet nga komisioni hetimor, mua personalisht më ka tronditur, pasi provon edhe atë që unë vetë nuk e kam besuar, që në Shqipëri ka pasur një linjë të tillë të trafikut të drogës nga ajri,” tha Rama.

“Kjo ka ndodhur dhe ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj”.

“Edhe siguria që mund të bëhej trafik droge nga ajri, i vjen Berishës nga fakti se kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Që të ndodhë kjo, patjetër duhet të jetë në dijeni edhe kryeministri. Që do të thotë se edhe kryeministri mesa duket paska qenë në dijeni për këtë”.

Share This Article
22 Comments
  • KRYEMINISTER,Nuk na the ndonje gje te re kur ky vend pa shtet ka 23 vjet qe vjedh e rron me droge por pyetja eshte:NE PARLAMENT E KE NE FAKT SHUMICEN APO PO TA FUSIN UJIN NEN RROGOZ SE KY PARLAMENT ESHTE PO AI I WIKILLIKS SHUMICA.

  • Mblidhni provat dhe shkoni në prokurori z. Rama? Mjaft më me lojën “hidh e prit”! Provat shkojnë në prokurori . Gjithçka tjetër është derdellisje!?

    • Derdellisje eshte kjo puna e prokurorise qe shkruan ti. Perpara se te shkoje ne prokurori Rama duhet te zevendesoje kryeprokurorin qe eshte ushtar i Berishes dhe te reformoje gjithe drejtesine qe jane te gjithe sherbetore te kryeshpellarit.

  • Ore miq, më hiqni një kuriozitet: kishte pirë Sala sot apo doli në origjinën e tij kërmë?! Në ka një person që më errëson sytë nga nervat është kjo bushtër e ndyrë hundshpatë. Na plasi shpirtin tash e 20 vjet. Mut muti

    • Logjikisht pëllumbi ka te drejte. Krimet denoncohen ne prokurori kushdoqofte ajo? Rihapen prapë. Më keq është kur nuk ke denoncuar !?

    • @ mir dhe zeni ? E kam fjalën qe nuk duhet vetëm te themi fakte krimi pa penalizim dhe se dyti nënkuptoj nje prokurori te reformuar? Por edhe te kjo po qe se koha nuk pret. N.q.s llalla nuk heton aq me keq per të. Dosjet rihapen? Por dosja e krimit aty e ka vendin. N.q.s s’ka penalizim domosdo qe derdëllitje do te quhen? Nderime!

  • Ka prova se pas 23 qershorit deri ne shtator qeveria Berisha Meta u dha leje kontabandisteve per te pushuar ne vendet ekzotike.Fol o Ram te lumte goja,si Sales do te dale boja

  • e ketu mbyllet rrethi.
    Dhe farsa s’ka fund. Dhe akoma me teper deklarata e inkriminime. Dhe asnje s’denohet, as si hyn gjemb ne kembe.

    Si gjithmone, e si perhera … muhabete e papergjegjesi; keshtu do ndodhe persa kohe qe nuk ka vullnet ne zbatim te ligjit e seriozitet ne nivelet me te larta te qeverisjes. Kr-M i nje shteti flet si gjimnazist gallatash ne kuvend, pasi degjon per “mushkonjat” e si student i pergjumur, i gjendur ne suprize se ka ndodhur dhe me pare.

    ___________________

    z. Kr-M, a jeni i pershtatshem per postin qe mbani??
    ___________________

    “ju po cuditeni, habiteni, tronditeni, s’besoni” [fjalet e juaja] me nje frekuence te tille, sa publiku ketu poshte po fillon te mendoje:

    A duhet Kr-M, te shprehet e veproje ne kete forme?!

  • @ mir dhe zeni ? E kam fjalën qe nuk duhet vetëm te themi fakte krimi pa penalizim dhe se dyti nënkuptoj nje prokurori te reformuar? Por edhe te kjo po qe se koha nuk pret. N.q.s llalla nuk heton aq me keq per të. Dosjet rihapen? Por dosja e krimit aty e ka vendin. N.q.s s’ka penalizim domosdo qe derdëllitje do te quhen? Nderime!

  • Tani qe e besove Z Rama mos derdellit por vepro si K/minister.Populli do pune konkrete per te denuar te korruptuarit.

  • COJI NE PROKURORI O BURAZER.

    PER 300,000 VENDE PUNE CFARE PO BEN NDONJE GJE.

    (300,000 NETO BESOJ SE KE PREMTUAR SE HAP 300,000 DHE MBYLL 400,000, ESHTE DICKA TJETER)

    REFORMA NE DREJTESI A DO BEHET APO DO VAZHDOHET TE BLIHET DREJTESIA ME PARA??!!!

    SA PER TRAFIKUN E DROGES ESHTE BERE DHE DO TE BEHET.

    TI BEHU BURRE DHE MERRU ME HALLET E POPULLIT DHE JO TE SALIUT, NDRYSHE JE VAZHDIM I SALIUT, BEN GAM GAM PER GJERA KOTI DHE NGA ANA TJETER “E DI VETE ATE MUHABET”

  • Ore po ca jemi ore njerez, ca po na shofin syte me kete parlament qe po e ben zhele nje njeri i degraduar e pa piken e lyres qe pengon edhe gruan e perdale te beje zanatin ? Me ca po merret ky parlament ? Dhe si mundet te rrije ne salle e te degjoje denglat e nje te marri nje shumice e vene nga populli? More merhumet e mutit qe me rrini si te tredhur dhe lejoni te beheni sehirxhinj te mizerjes, te turpit, te poshtrimit?
    Jazik ju qofte se paskini qene qofte depudete !

  • Ne parlament bejn sikur po zihen,mbrapa vjedhin bashk.Cfar nuk kemi ndigjuar tash 23 vite dhe as nje politikan nuk ka shkuar ne burk.Si me nda nje mut pergjys jan,po PD eshte mamut i mire.

  • MIRE SALIU PO MBRETI I RYSHFETIT ILIR FLORIRI KU ESHTE NE KETE HISTORI?

    Se tani kapardiset si Kryetar i Kuvendit dhe kerkon te rehabilitoje figuren e Enver Hoxhes duke vajtuar si kukumjacke 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal dhe ka detyruar ministrat e tij rezil te bejne homazhe me fotografine e enverit ne dore para lapidareve komuniste.

    Ne kete situate mire ben Edi Rama qe padit direkt Sali Berishen per trafikun ajror te droges gjate qeverisjes se tij, por ku eshte Ilir floriri ne kete histori? Sepse po te mos harrojme Mbreti i Ryshfetit ne vendin tone Ilir Meta ishte Aleat Besnik i Saliut ate kohe qe interesa te blerejes se votave la idealet e majta dhe u be brenda nates i djathte, sic kerkon tani te bleje vota majtas me fotografine e Enverit ne dore.

    Eshte e vertete dhe e padiskutueshme, qe siguria ne deklarimet e Sali Komunistit per trafik droge nga ajri vjen nga pervoja e tij disa vjecare si BOSI kryesor i ketij trafiku makaber i pushtetit mafioz albanez. Mjafton te kujtojme si veproi me Gerdecin qe te bindemi per kete gje. Mjafton te kujtojme aferen me minahedheset bullgare te Zhulalit qe u shiten ne Serbi gjate embargos, mjafton te kujtojme per naften qe kalonte si lume permes Bunes ne Mal te Zi po prape embargos, mjafton te kujtojme trafikun e armeve ne vendet terroriste te Botes se trete per vite me radhe qe mbase vazhdon akoma me firmen mafioze shteterore MEICO, mjafton te kujtojme se shume ambasadore dhe pushtetare me pasaporta dipllomatike jane kapur ne dhe te huaj me droge ne makinat e tyre, perfshi ketu edhe deputetin e Gerdecit Fatmir Mediu qe se Sali Berisha ka qene dhe eshte akoma strumbullari i keture trafiqeve mafioze. Por mjafton te kujtojme si vepronte BOSI tjeter mafioz para tij Enver Hoxha me cigaret kontrabande ne Itali qe mbushi plazhin e Durresit ne 1974-n qe te bindemi se droga dhe kontrabanda nuk eshte risi e sotme e politikes dhe e pushtetareve shqyptare te cilet kane gjetur menyre me te lehte per te mbreteruar ne CIFLIKUN e tyre qe per fatin e keq te shqyptareve sot eshte Vatani yne qe ishte dikur si LULE Mali.

  • Pse duhet te na deklarohet se ka fakte ,pa paraqitur asnje fakt ? Dhe ne rast se pranojme deklaraten e kryeministrit aprori ,se ka pasur trafik droge me linje ajrore ne te kaluaren !Kjo qe ndodhi ne Divjak a ishte trafik dreoge ? Eshte alibi qe mund ta pranojne shqiptaret ,se keto kan ndodhur ne te kaluaren ? Shqiptaret te zgjodhen ty mazhoranc pikerisht per te kunderten ,pra qe ato cfar ndodhin te mos perseriten me . Ekzekutivi vepron me veprime ligjore dhe konkrete,fjalet jan per opoziten.

  • Ne fillim Rama tha ka dezinfektim per mushkonja, pastaj tha se super-aksioni i policise kapi avionin e pare te droges ne Shqiperi, pastaj tha se gjithe kjo ishte skenar i opozites, e tani del si perhere ne pazar te pare e thote se eshte bere dhe me pare. Mirepo zv.prokorori italian i antimafias Mandoi, mohoi te kete patur trafik droge me avion me pare. Gjithsesi Rama jep shume variante, do japi dhe te tjere ne ditet e ardheshme, e ne kemi te zgjedhim ke variant te duam, pervec se ne kete qeveri trafiku i droges eshte rekord i gjithe kohrave.

  • O Ed.
    Lej mer tevizionet, po puno.
    Mos u merr me llogje.
    Je Ti Kryeministri i Shqiperise, apo te del nga mendja
    ndonjehere?
    Nuk kemi nevoje te dime se c’fare mendon,
    Kemi nevoje te dime se c’do te beshe.
    I ke te gjitha kartat ne rregull per te bere dicka per ate vend.
    Ky popull zemer gjere, gabimin e madhe politik,
    ( martesen me Ilir Meten) ta fali. Nje shans te dyte eshte e
    veshtire tja kerkosh.
    Prandaj futju punes se po behet viti e ke bere nje
    Vrime ne uje.

  • Po cfare politikan e kryeminister leshi qe qenke! Si ti, si Berisha njesoj qenkeni. Edhe nese dikur eshte bere trafik npm ajrit, asnje k/m serioz i nje vendi serioz nuk do pohonte gjera te tilla para mediave. Dynjaja po bejne namin e ne lame nam duke shitur vendin. Nese ke prova, merr dhe Mimin te dorezosh dosjet. Mjaft me konstatime e deklarata. Ja kishe lene opozites propaganden nese nuk gaboj. Ti do beje pune. Thua dot cfare pune ke bere?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *