Kryesocialisti Rama ishte dje në Lezhë, ku prezantoi kandidaten Mimi Kodheli. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve lezhjanë, Rama tha se largimi i Gjovalin Kadelit dhe 2 ish-deputetëve të tjerë socialistë e ka bërë PS-në më të fortë dhe më të gatshme për të çuar në Parlament katër deputetë nga kjo zonë.
“Sot ne jemi gati t’i japim vendit të drejtën e mohuar për 8 vjet rresht për t’u qeverisur nga shumica natyrale e Shqipërisë. Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në Parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës dhe sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet. Megjithatë gjyshja ime, grua shumë e mençur katolike nga Shkodra, thoshte gjithmonë se jo të gjitha të këqija vijnë për keq, e pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste është më e pastër është më e fortë është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë”, tha Rama.
Rama theksoi se fitorja e PS-së në 23 qershor është e sigurt, pasi Sali Berisha ka 4 vjet që i tërheq zvarrë me bukën e gojës qytetarët shqiptarë.
“Nuk është një votë që duhet të qëndrojë e lidhur askund përveç se te interesi i kombit, te interesi i vendit, tek interesi i Lezhës, i Kurbinit, i Mirditës, të interesi i familjes së çdo votuesi. Socialistët dhe progresistët e Lezhës duhet t’ia tregojnë tradhtarit Gjovalin Kadeli se nuk janë siç thoshte ai delet e tij që i çonte nga të donte dhe se ose do ishte ai aty ku donte ose delet do t’i merrte me vete si të donte dhe për ku të donte sepse socialistët dhe progresistët njerëzit e zakonshëm të këtij qyteti të këtij rrethi dhe këtij qarku mund të jenë të varfër mund të jenë të papunë, mund të kenë nevojë edhe për bukën e gojës, por nuk ka mëkat më të madh se sa të përpiqesh t’i tërheqësh zvarrë me bukën e gojës siç ka 4 vjet që i tërheq Sali Berisha ose siç kujton se do i tërheqë Gjovalin Kadeli. Kush nuk do falimentimin e dyqanit duhet që në 23 qershor të votojë PS. Kush nuk do që t’i shtohet ushtrisë 1 milionëshe të të papunëve duhet të votojë PS”, tha Rama.

O zoti Rama,boll ma me tradhetare se nuk po na lejon me harru ato 50 vjet qe edhe Berisha na “cmall” per cdo sekond…Kaseli nuk bani me ty ,iku ne pune te vet..nuk forcohet Partia me zbulim tradhetaresh,por shiko e sille PS ne pushtet se e hangri dreqi kete vend….
Ka shume te drejte z Rama . Tradhetar jane sepse deklaruan se do te dalin te pavarur dhe brenda dites u ulen ne prehrin e saliut dhe jozit . Kane tradhetuar interest e socialisteve dhe progresisteve per nje karrike deputeti tek PD. Turpi eshte per ata. Kualicioni me ne krye Edi Ramen fiton zgjedhjet me 23 qershor.
Burre me bese vetem kaqi zi eshte, as e ka hall se ca ka perfaqesuae keto 20 vite pa pike turpi del ne pd sikur eshte themeluesi i saj
Ndersa aleanca me Meten qe e quaje paterice e Berishes na qenka patriotizem. Iliri do te ta fuse prape ne keto zgjedhje. Do vjedh votat e PS e do bashkohet perseri me PD.
Mire ky trathtar, po ai sterkaj qe votoi presidentin, e perzure, e votoi pd per deputet dhe e more ti cfare eshte ?? Ose me sakte ti cfare m…. Je
AH TI JE I PAFYTYRE MOR I MJERE. I LARGOVE TE GJITHE SOCIALISTET E NDERUAR DHE E KTHEVE PARTINE SOCIALISTE NE NJE KALCETO BASHKE ME SHOKET E TU TE NDERUAR. TI JE PER TE ARDHUR KEQ PER ATO PALO TRU QE KE NE KOKE.. TI JE TURPI I KESAJ SHQIPERIE MOR PO HE SE ME 23 QERSHOR DO TI KUPTOSH GABIMET E TUA POR ATEHERE DO TE JETE TEPER VONE SI PER TY ASHTU EDHE PER MIQTE E TU TE NDERUAR.