Dita e punës nisi ndryshe sot për kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon besimin e qytetarëve për një mandat të dytë si kryebashkiak, për të vijuar projektet transformuese për kryeqytetin.
Ata zgjodhën që kafen e mëngjesit ta pijnë me banorë të zonës së Brrylit, me të cilët bashkëbiseduan për një sërë projektesh të rëndësishme, të cilat do të vijojnë edhe në 4-vjeçarin e ardhshëm, si edhe rasti i projektit të “Unazës së Re”. Kryeministri Rama tha se nuk ka rrugë tjetër përveç zhvillimit të zonës, ndërsa Veliaj sqaroi planin që do të zbatohet në vazhdim.
Veliaj siguroi se askush nuk do të ngelet pa strehë, ndërsa sqaroi se shumë prej banorëve po pranojnë propozimin e bashkisë për t’u zhvendosur në banesa sociale. Duke u ndalur në investimet e shumta që janë realizuar në këtë zonë, si rikonstruksioni i çerdheve, kopshteve, rehabilitimi i disa blloqeve të ndërtimit, këndet e lojërave, Veliaj theksoi se më e mira është përpara dhe se puna do të vijojë më tej në mandatin e dytë.
Pista të reja biçikletash që do të nisin nga Shkoza dhe do të përfundojnë te Pallati me Shigjeta, impiantet në Kashar si dhe shtimi i parkimeve në kryeqytet, këto janë disa nga projektet të cilat do të vijojnë edhe në mandatin e dytë.
“Pista e biçikletave do fillojë në Shkozë dhe do mbarojë te Pallati me shigjeta, e cila do të jetë një korsi preferenciale për qytetarët. Rregulluam trotuaret për këmbësorët, ndërkohë që puna do të vijojë edhe korsitë e biçikletave”, tha Veliaj.
Zgjidhje do të marrë edhe çështja e parkimit në këtë zonë. Veliaj theksoi se falë investimit të Bashkisë së Tiranës për parkun e ri “7 Xhuxhat”, përveç këndit të ri të lodrave, poshtë tij ndodhet edhe parkingu i ri me 200 vende. “Në Tiranë sot 50% e njerëzve ecin në këmbë, 30% ecin me autobus ose me biçikletë dhe vetëm 20% me makinë. Kështu që, edhe këto investime duhet t’i çojmë në këto proporcione” tha ai.
Më pas, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një sërë takimesh me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla në zonën e Brrylit, ku bisedoi rreth punës që është bërë në këto katër vite dhe asaj që e pret kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.
j.l./dita

Keta jane minjte e bodrumit te Kryeministrise qe hane mut neper Portale duke i thurrur lavde Liderit Global dhe Lali Dhjerit
T’ia ruash carin edhe liderit global , edhe lali Erit . Njerez si ti , ata te dy , bejne nga nje çdo mengjez aty ku shkon mbreti me kembe .
Zoti kryeminister! Mos pi kafé me njerezit e thjeshte se eshte blerje vote, bile as uje dhe po pate mundesi mos u fol me me goje njerzeve se eshte blerje vote, e kupton apo jo! Vetem kur te te japin leje Saliu, Lulezimi, Monika dhe beleret e demokracise, bile edhe ndonje ballist qe ti e ke per zemer. Me fashistat mos u pleks se i ke perdite neper media e televizione te na mbushin mendjen se vrasjet, tradhetite kombtare dhe vjedhjet e Sali Berishes me kompani jane vlera te demokracise moderne! Degjomi keto llafe , kryeminister se gati eshte Billd, Cenua ne Amerike Lulezimi ne Berlin, Saliu buze varrit te Lanes e Monika me burrin e dashur te saj. Keta ja qine nenen atij populli mbare e prape dhe ai tutje me molotove e shufra hekuri ne krahe se i premtojne parajsen pas nderrimit te jetes.
Kryeministri mire ben qe i takon njerzit, por keto jane zgjedhje lokale dhe ai duhet te jete ne zyre dhe te qeveris vendin, pra duhet te jete ne pune gjate orarit zyrtar. Pas orarit te punes te bej fushat per partine e tij dhe kandidatet qe ka zgjedhur, keshtu funksionon ne gjithe boten demokratike.
Gjate muajitv te zgjedhjeve e gjithe partia hidhet ne fushate. Dhe nese ke harruar z. Shpati z. Rama eshte Kryetar i Partise Socialiste dhe eshte pergjegjes si per zgjedhjet lokale te partise se tijn ashtu edhe ato per ne Parlament. Sa per punen ai ka plot zevendesa dhe drejtore qe e bejne punen.