Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama: Kandidatura e Bajram Begajt, e duhura për të cilën ka nevojë shtetit sot! Integritet dhe dashuri për vendin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Rama: Kandidatura e Bajram Begajt, e duhura për të cilën ka nevojë shtetit sot! Integritet dhe dashuri për vendin
KryesorePolitike

Rama: Kandidatura e Bajram Begajt, e duhura për të cilën ka nevojë shtetit sot! Integritet dhe dashuri për vendin

Ornela
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se kandidatura e Bajram Begajt plotëson të gjitha kushtet të një personi që i duhet vendit në këto momente, me atdhedashurinë, punën dhe integritetin.

“Për të garantuar respektin dhe mos cenimin e të gjithë kandidatëve potenciale në një proces diskutimi që bëhet si thashethemnajë e madhe. Procesi që në bëmë në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfe për një diskutim konkret në Kryesi emër për emër. Bashkë me procesin paralel që u bë për të komunikuar me opozitën dhe palët e tjera në Kuvend, apo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky konkluzion përmbush nevojën për të gjithë nevojën që ka ngrehina e shtetit për një njeri normal. Bëhet fjalë për një figurë sa të lartë institucionale aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët kryqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka edhe përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit. Po ashtu na bën të ndjehemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që besoj te puna, merita, integriteti, respekti për njerëzit dhe dashuria për vendin. Këto të gjitha janë tipare që i karakterizon në përgjithësi këto figura, dhe patjetër edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës”, tha Rama.

o.j/dita

Ornela June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
13 Comments
  • Unë nuk pranoj për Kryeministër një Person të papërgjegjshëm të cilin Policia gjermane e nxjerrë me dhunë nga Avioni. says:
    June 4, 2022 at 12:52 pm

    Edhe per Ilir Meten keshtu the ti,por pastaj e sulmove bashke me te gjitha hienat e rilindjes qe ta shkarkonit (diskretitonit) megjithese ishte nje loje e ndyre qe u veretetua dy here.Kot nuk thane qe ne fillim ata qe njihnin mire se Rama eshte jashqitja e kombit shqiptare.

    Reply
  • Doda says:
    June 4, 2022 at 12:55 pm

    Jam shum dakort , ky esht presidenti duhur , njeri apolitik dhe me integritet , rrespekte uroj te fitoj.

    Reply
    • mirel says:
      June 4, 2022 at 5:54 pm

      Ku e tregoi integritetin ky o Dode?
      Pa na thoni pak cfare sherbimi te vecante i paska bere Shettit shqiptar? Tendera dhe bursa me paret e popullit

      Reply
  • x says:
    June 4, 2022 at 1:07 pm

    ME DUKET SE NUK ESHTE AJO QE DO……. DHE MENDON …..ME SHUME DUKET NJE IMPONIM…….NGA AMERIKANET…….JA QE DHE PER RAMEN KA CA KUFIJ…….LIRIA PER TE BERE SI I DO QEJFI DHE PER TI THENE TE ZEZES E BARDHE ……..NUK MUND TE FUNKSINOJE GJITHMONE………

    Reply
  • Espolon says:
    June 4, 2022 at 1:16 pm

    Pres. i Rep. èshtè ai qè na pèrfaqèson e qè duhet tè zgjidhet nga shqipètarèt. Nuk na lejon legjislacioni tè zgjedhim atè nga poshtè, ndaj tani qè lexoj atè qè ka shkruar K/m pèr B:B mund tè jetè vèrtetè njè pozitivè, mirpo, duke sjellè nè mèndje fjalèt e Ramè-s kur dèshiron tè lartèsojè njè figurè( mepenel ) uroj tè jetè tè paktèn 50% rè asajè qè flitet pèr tè riun Pres. Pèr mendimin tim, ky pres. èshtè rekomanduar nga Aleati, kjo i thotè tè gjitha, çdo koment èshtè i tepèrt. I gèzohem kètijè fakti, pasi pèrgjegjèsia do tè ndahet midis Ramès dhe Dep. tè Shtetit, gjè e cila do tè mbyllte njè kapitull tre dekadash tallje e qè shqipètarèt tè zgjedhin rrugèn e tè vendosurit pèr fatat e tyre.

    Reply
    • Hosteni says:
      June 4, 2022 at 4:19 pm

      Shqiptaret per nje thes me miell zgjedhin Ramen, Berishen, Meten.etj. Ka marre fund ai vend.

      Reply
  • Atdheu says:
    June 4, 2022 at 1:38 pm

    Bravo Rama!

    Reply
  • optimisti says:
    June 4, 2022 at 2:05 pm

    As me shume as me pak por fjalet e thena edhe per Ilir Meten para 5 vitesh!

    Reply
  • demo says:
    June 4, 2022 at 2:06 pm

    Ke emruar njeriun e duhur,,Mbylli shpejt pazaret,dyert,dritaret,,se na hyn majlinda nga dritarja..

    Reply
  • Gjeneral Telini says:
    June 4, 2022 at 2:10 pm

    Eshte ende shpejt te besojme fjalet e Rames.
    Tani per tani dime vetem se z. Begaj i beri pershtypje zyra e Rames.
    Pellumb Xhufi, per shembull, do te sillej pa shenja habie e nenshtrimi. Ose nuk do te pranonte te shkonte ne zyren e Rames. Mendoj se na duhet nje kryetar shteti me kulture qytetare. Por, z. Rama ka frike nga njerezit e ditur dhe qe e duan Shqiperine e gjithe trojet shqiptare. Zoti Rama ka frike nga njerezit me kulture, atdhedashuri, te paperlyer, dhe qe njohin mire se si sillen nen rrogoz greket e serbet.
    Atdhedashurine e zotit Begaj do ta provojme ne rastin e kufirit detar me grekun.

    Reply
  • spata says:
    June 4, 2022 at 2:18 pm

    Ndoshta fillon ndryshimi i aq pritur nga populli .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    June 4, 2022 at 3:06 pm

    Cfare vendos cari jan tera te drejta!? Kush e mban mend emrin e nje adolishenti kosovar qe cari e emeroi minister te jashtem!?kush i di emrat e ministreshave!?Kush i di se cfare bejne kater bareshat te emeruara si ministre shteti.Ai qe u pergjigjet sakte ketyre pyetjeve,ka nje dreke modeste nga une,si i papune , ,ne prag te pensionit,me urdher te bareshes manastirziu.

    Reply
  • Abc says:
    June 4, 2022 at 6:35 pm

    Iku ajo kohe kur shqiptaret vendosnin per fatet e atdheut.
    Tani na kane ne dore te huajt.
    Sa poshte ke rene moj Zonje e Madhe, Shqiperi.
    Mos u merzit, shpejt do te vije dita te marresh fryme lirisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?