Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në konferencën e përbashkët për shtyp, iu rikthyen incidentit me dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri të vitit të kaluar. Vuçiç tha se bëhet fjalë për një episod të motivuar politikisht, ndërsa Rama tha se shqiptarët nuk e kanë në program Shqipërinë e Madhe.
“Ishte një episod i keq për marrëdhëniet tona. Ishte i organizuar politikisht, pasi flamuri i Shqipërisë së Madhe u ngrit për këtë arsye. E njohim autorin: është një person me emrin Ismail. Së bashku me disa të tjerë ka ardhur nga Italia 3-4 ditë para ndeshjes. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona“, deklaroi Vuçiç.
Pas kësaj deklarate, Rama u përgjigj: “Shqipëria e madhe për ne nuk është projekt apo program. Është një ide që e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve, jo kombi ynë, që nuk synon zmadhime në kurriz të askujt, por vetëm bashkëjetesë normale.
Kemi projekt të bashkohemi në rrugën e Bashkimit Europian. Ne do kishim qeshur po të kishim parë flamur të Serbisë së madhe, por kjo është çështje perceptimesh. Mendoj që mësimi është nxjerrë nga të dyja palët. E kemi kapërcyer me kurajo atë moment dhe sot jemi këtu”.
Në fillim të fjalës së tij, Rama deklaroi se “këmbimi i parë i vizitave në rang kryeministrash mes Tiranës dhe Beogradit pas një kohe të stërgjatë akulli mes dy shteteve tona, është shenjë e vullnetit për të sjellë dy kombet tona pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se jemi ende larg të qënit dakord për gjithçka”.
“Shpresoj që kjo vizitë të jetë një shtysë që kryeministri i Serbisë të rikthehet në vendin tonë. Gjithashtu, shpresoj që bashkëatdhetarët e tij të vizitojnë Shqipërinë gjatë verës, ku i siguroj që do të gjejnë mikpritje dhe vende të bukura”, tha Rama në fillim të fjalës së tij.
Kreu i shtetit tonë shtoi se dy vendet kanë mundësinë historike për të rikthyer paqen e meziarritur në rajon: “Kemi mundësinë të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Duam të çojmë para axhendën e një rajoni pa kufi. E ardhmja duhet përjetuar si një destinacion i përbashkët në BE dhe i mbështetjes së përbashkët të projekteve në infrastrukturë, arsim, turizëm, kulturë etj. Jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë”.
Në lidhje me çështjen e Kosovës, Rama tha: “Mosdakordësia për Kosovën nuk e zbeh vlerën e dialogut Serbi-Kosovë, që është prolog në marrëdhëniet e reja mes shqiptarëve dhe serbëve”.
“Dialogu Shqipëri- Kosvoë që Shqipëria e mbështet që në krye të herës, duhet të përparojë paralelisht me zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara, sepse nuk është në intersein e askujt që një dialog jetik për të ardhmen e rajonit të bëhet histori europiane suksesi më vete. Prandaj përfshirja e Kosvoës në iniciativa dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare, sipas parimeve të gjithëpërfshirjes dhe angazhimit të të dyja palëve për të mos penguar këtë proces është domosdoshmëri”, tha kryeministri Rama.
Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, kryeministri Rama tha se ajo vërtetoi brishtësinë e paqes në rajon, duke vënë theksin në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ngjarja në Kumanovë vërtetoi dhe njëherë brishtësinë e kësaj paqeje kaq shumë dhe kaq gjatë të ëndërruar në Ballkan dhe për Ballkanin. Ky është rasti për të ritheksuar se Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të saj dhe të shqiptarëve në Maqedoni, po njësoj të gjithë rajonit dhe vetë Europës, integritetin territorial dhe funksionimin demokratik të Maqedonisë. Qoftë idea e cënimit të shtetit maqedonas, qoftë mosfunksionimi i demokracisë janë të papranueshme për ne. Duam një Maqedoni të qëndueshme demokratile dhe pa diskutim ku Marrëveshja e Ohrit të respektohet në frymë dhe të zbatohet në gërmë për të siguruar bashkëjetesën e dëshiruar nga të gjithë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy faktor të patjetërsueshëm shtet formues. Jemi kundër çdo forme të shfaqjes së ksenofobisë dhe ndasisë etnike dhe sot dua të theksoj se të gjtha vendet në rajon dhe më tej duhet të distancohet nga thirrje që nxisin shfaqje të tilla në hapësirën maqedonase apo ballkanike”, deklaroi Rama.
Rama tha më tej se: “Popujt tanë e dinë fort mirë se sa do e luhatur të duket sot Europa përballë sfidave dhe kërcënimeve që përballet nga jashtë e nga brenda saj, BE është e vetmja hapësirë ku liritë dhe të drejtat njerëzore mund të jenë përfundimisht të shpëtuara nga kërcënimet antidemokratike nga brenda dhe nga jashtë nesh. Për të gjithë ne ka vetëm një rrugë të mundshme, që është rruga e bashkimit të fuqive për të rilindur vendet tona dhe gjithë rajonin. Duke punuar me përkushtim dhe shumë durim për veten dhe njëri- tjetrin, duke forcuar demkracinë në vendet tona dhe ndërvperimin mes nesh, për demokratizimin e mëtejshëm duke bërë bashkë për tu mbrojtur nga çdo lloj këcënimi gjeopolitik që shfaqen nga palë të treta jashtë Europës…”.
Duke vënë theksin në bashkëpunimin mes dy vendeve kryeministri Rama tha se shqiptarët dhe serbët duhet të tregojnë jo vetëm miqësinë e mirë, por dhe ndërveprim aktiv. “Shqiptarët e serbët së bashku të synojnë në suazë të Ballkanit t’i kthejnë marrëdhëniet mes tyre në dëshmi të ngjashme, fakti se nga një histori e përgjakshme mund të lind dhe shembulli i një suksesi të përbashkët paqeje. Kjo është koha që shqiptarët e serbët të tregojnë se jo vetëm miqësia e mirë po dhe ndërveprimi aktiv janë jo vetëm themeli i paqes po fuqia e vërtetë e përfshirjes së plotë të vendeve të rajonit tonë. Unë e shoh këtë vizitë, si shenjë të ndërlidhjes me këto aspirata ndaj i mbeten dhe një herë falenderues kryeminsitri Vuçiç për vizitën në Tiranë”, tha Rama.
Një nga marrëveshjet e përfunduara mes dy vendeve është ajo e njohjes reciproke të diplomave. “Kam kenaqësinë sot të rikonfirmoj vullnetin e plotë të palës serbe dhe Vuçiç pë të jetësuar plotësisht marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave të të rinjve, çka dakordësuam në parim në takimin e shkuar në Beograd dhe unë pata rastin t’ia përcjell që të nesërmen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata presin më shumë nga qeveria e Serbisë në këmbim të vullnetit të tyre për të respektuar shtetin dhe institucionet e Serbisë. Ashtu sikundër këtu në Shqipëri presim që shqiptarët e jugut të Serbisë tu rezervohet po një trajtim dinjitoz që u sigurohet serbëve të veriut të Kosovës”, theksoi Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, pasi deklaroi se është krenar që është i pari kryeministër nga vendi i tij që viziton Shqipërinë, u shpreh se “Serbia e konsideron si pjesë të vetën Kosovën dhe Metohinë” dhe se nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
Më tej, Vuçiç nënvizoi se është me rëndësi që Shqipëria dhe Serbia “të punojnë bashkë për projekte infrastrukturore”.
“Shkëmbimet tregtare janë në interes të dy vendeve tona. Me Ramën biseduam edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Vuçiç.
Ja nje vockelan si Rama , qe nuk e meriton te jete ne krye te nje populli Gjigand dhe Vital , si ai shqiptar !
Ja nje kurrizthyer dhe nje vemje qe nuk ka asnje qelize te kuqe gjaku shqiptar , ne gjakun e tij te perzier ! Ky eshte dorezuar qe ne bark te nenes se tij !
Pse nuk ishte “popull i vogel” shqiptari ne kohen e Iskanderit , apo ne kohen e xhaxhi Enverit ?
Sepse te dy “ATA” e njihnin shqiptarin dhe zemra iu rrihte me pulset e zemres se vete popullit !
Ndersa keta “dezertore” , jane thjesht sherbetore te antishqiptareve dhe jo te popullit te tyre !
po po, populli shqiptar eshte shume vital, dhe sidmos gjigand nje here…. eklipson diellin e gjithe fqinjeve…
Rama esht dipllomat mor dape ti kerkon qe ter jeten te na lini ne lufte e te luftojm per te tjeret me kte dipllomati qe kerkon ti,shko andej nga dervishet se mundet tu sjellesh kenaqsi
Miqesia mes popujve vjen nga kultura dhe miku gjithnje pritet me kulture e respekt pavarsisht se si mendon njeri e si ja pret tjetri ku ka civilizim diskutohet behen kompromise gjithnje per tti afruar popujt e jo ashtu si ckerkon ti edhe ndonje tjetr qe munt te dal mbas komentit tim?
Pse kush te tha qe “miku” nuk pritet me “kulture” ? Kush tha qe te mos te behet diplomaci ? Por perseri mbetet pa pergjigje pyetja : “Diplomaci , per ke ..?” Per vendin e vet ? Diplomacia per vendin , fillohet nga brenda vendit dhe pastaj “kalohet pragu i deres” per tek kojshia ! Dhe ne “diplomaci” artikulohen nevojat e vete popullit , i cili gjoja sipas doktrinave ka ne pronesi edhe shtetin !
Sa per “luften” qe na akuzon aq shume zotrote , nuk mbahet mend te kemi pushtuar apo masakruar ndokend , prandaj eshte mire t’ua adresosh “pronareve te luftes” , ate fjale dhe atyre qe armatosen sot e kesaj dite !
Po kur nuk harijn te integrohen,cfaj kemi ne mor llesh kosovaret duan kulturen turke,serbet kan qen e kerkojn te mos infektohen si ne qe hengrem nje lug corbe te prishur e po vjellim ter jeten!shih ku jan vendet e tjera shum her me lart se ne e te mos flasim me per europen,qe veshtir qe ti afrohemi!
A i shef xhamite mor llesh se si e kan katandisur kosoven!,, cfar do te presesh prej tyre vecse injorance te flas hapur un pa dorashka mos te duket se un nuk i dua myslimanet por kerkoj qe te civilizohen e te integrohen se nuk ka armiq te perhershem ne ket bote ku ka kulture e jo urejtje!
Shyqyr qe ka alfabeti jone dhe germen ” LL”,o shoku.
Shyqur them dhe une ! Megjithese tani ti shkon dhe depilohesh se eshte akoma “ngrohte” , por kur mberrin acarri , dhe do te mbulosh bithen , aman se ç’i lutesh “leshit” ! Prandaj te keshilloj qe breket t’i mbash gjithnje veshur dhe “leshin” mos ta shash !
Mendja e madhe bela e te zotit – thote populli yne …. dhe “Mendjemadhesia shkon kaluar dhe vjen ne kembe” , ndersa andej nga anet tona kur te mallkojne thone : “Te hypt vedi n’qejf…”
Ju zoti “Lleshi” kujt po i ktheni përgjigje “beni koçi xoxes”? Pret që ai të shajë sërbinë? E more vesh or çun?
Po un as i shaj e as i kam share ndonjehere jan e mbrojn kulturen time e te gjergj kastriotit gjithnje i kam quajtur miqte tane as me behet vone bile edhe greket kemi luftuar te njetin pushtues turqine!
Qendrimi i Rames ishte mjaft korrekt dhe per me teper ishte qendrim prej lideri,
si gjithmone Rama nuk zhgenjen me qendrimet dhe deklaratat e tij.
Lleshi,kryeministri po bënë politikë. E keqja e politikës është se jo të gjithë e kuptojnë.
Po te mos kishte dele , si do jetonin ujqerit ?
Llesh, me fal, por ke shku per Lesh.
Kur se kupton ti politiken, te pakten ler gomarin, te shpjegoje, ndoshta edhe te sqaron.
C’te te them or Horr , or siperfaqsor ! Ndryshe nga ty qe “llafet” i quan diplomaci , une diplomacine e mas me vepra ! Ndryshe llafet jane thjesht mashtrim !
E une nuk vuaj te degjoj “llafe te bukura” , megjithese edhe per to na marre malli ! Por pres nga Cevriu i Shqypnise dhe nga Ceveriu i Kosoves , vepra ne dobi te shqiptareve !
Nuk dua te na quajne si deri me sot dhe te thone per shqiptaret “Kur i ke miq , te prishin pune , kur i ke armiq , te hane mune !” Sic e shikon , ketu nuk merr asnje vlere dhe “mikpritja” , pasi nuk te do askush “mik” !
Mos u zvarrit , ngrehu kerko nder dhe pastaj te te nderojne realisht dhe te tjeret ! Ky eshte “guri im” i proves dhe jo llapalloqet qe thuhen ne nje televizor dhe mohoen ne nje televizor tjeter , nderkohe qe jeta ne praktike shkon dhe flet kunder nesh si popull dhe si komb !
Une kesaj i them “politike” , por dhe “ata” qe bejne politike , kesaj i thone , ndryshe nga ty dhe dele te tjera ! Prandaj nuk e shtyjne nje gur ne favorin tone !
Ndoshta ke pritur qe Rama ta vare Vucicin, ose ta vej para skuadres se pushkatimit, se meqe fjalet ste mjaftojne.
Ha…ha…ha… Vuken (Vu-çiçin) , e ke “vrare dhe “varur” 100 here , ne rast se ia pret fijet antishqiptare brenda Shqiperise , po keshtu edhe Gerkut ! Ashtu , qete – qete , me ligj dhe pa buje !
I ke “vrare” dhe “varur” , 100 here te dy , ne rast se zhvillon prodhimin shqiptar , forcon arsimin , lirine individuale dhe kontrollin e shoqerise mbi “shtetin e vet” ! Ne rast se edukon rinine me dije shkencore dhe ushtarake ! Ne rast se forcon mbrojtjen e vendit tend ! Ne rast se perfaqesuesit e tij , ia le t’i zgjedhe populli dhe jo nje person neper bodrume !
Por cili eshte realiteti ?
Ti per te “sfumuar” mendimin tim te drejte , na tregon “varjet” dhe “vrasjet” ? Perse shpif ? Ku i degjove keto nga goja ime ?
Iskanderi , para se te “vriste” dhe te “varte” , krijoi Beselidhjen e Lezhes dhe vendosi marreveshje me popullin shqiptar ! Organizoi “ekonomine” , duke ndare me bese , kontributet per forcimin e “Forces shqiptare” dhe aq me pak “vidhte” dhe “grabiste” , pasurine e shqiptareve ! Pra udhehoqi me nder dhe moral !
Verua , gjithashtu , para se te “vriste” dhe “varte” , vuri popullin ne pune , ngriti shkolla , e armatosi dhe edukoi ushtarakisht , pastaj “ata” qe i dilnin kunder ketyre puneve “i varte” dhe i “vriste” !
Por te lutem , kur ze ne goje fjalet e mia , mos shpif , se nuk te ben nder !
O Llesh, boll pive raki speci, fillo me raki rrushi, qe te kthjellohesh, se po ja fut kot.
…drejtim i duhur…ne gjitheshka…eshte Edi Rama….!….
Te lumte Edi Rama!
Kerkojme nga ty dhe dicka qe te shndron ne krenari per popullin, ver para bankes se drejtesise
krye kriminelin Sali Berisha.Po presim akoma me durim.
Te lumte Edi Rama!
Kerkojme nga ty dhe dicka qe te shndron ne krenari per popullin, ver para bankes se drejtesise
krye kriminelin Sali Berisha.Po presim akoma me durim.gazete koti
KESAJ I THONE PERKUSHTIM PREJ SHQIPTARI TE VERTETE E DINJTOZE NE TE MIRE TE KOMBIT DHE RAJONIT.
PERSHENDETJE TE SINQERTA ZOTI RAMA. JEMI KRENAR PER ATE QE JU PO BENI NE EMER TE KOMBIT SHQIPTAE, PAQES DHE ZHVILLIMIT.
SHQIPARIA PO RILIND VETETE!
Raporti i fqinjesise se mire mes Serbise dhe Shqiperise eshte ne interesin e te dyja paleve. Jetojme ne Europen e ekonomise se tregut dhe jo ne ate te nacionalizmave, shovinizmave.
Nga pikepamja ekonomike, Serbia ka me Kosoven nje volum shkembimi shume here me te madh se ai qe ka Shqiperia. Fryma pozitive mund t’i hape rrugen edhe shume marreveshjeve ekonomike te cilat mund te sjellin perfitime dypaleshe duke konsideruar faktin qe Serbia eshte shume aktive ne Ballkan ne rrafshin e shkembimeve tregetare. Gjithashtu pozicioni gjeografik i Shqiperise dhe normalizimi i marredhenieve politiko-ekonomike mund te shihet si nje mundesi zgjerimi e ketyre marredhenieve edhe ne fushen e turizmit.
Sot nuk eshte koha e Shqiperise se madhe apo te vogel por e nje Shqiperie sa me dinamike e aktive ne fushen ekonomike. Fuqizimi ekonomik sjell benefite qe nuk mund te arrihen asnjehere nga atrofizimi ne pozicione politike te ngurta.
Nuk kemi nevoje te bejme te njejtat gabime te se shkuares ku duke jetuar si ne rrethim e duke care bllokaden erdhi momenti qe bllokada na cau e na beri fertele.
U pasjtove e s’u pajtove more fashisti i ri antishqiptar i Millosheviçit, s’ka fare rendesi por dije se Kosova gjothmone ka qene, eshte dhe mbetet SHQIPERI!…
DRENICA E KUQE
Edi Rama kryeministri qe i duhej qe ne 90ten Shqiprise , po ben me te miren per te sheruar plaget qe lane vendit ish kryeminisrat sharlatan dhe anti shqiptar .