Rama: Kënaqësi e veçantë kur e nis ditën me një letër si kjo

anazapta

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, publikon në Tuiter letrën e falënderimit që i ka dërguar sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Në letër, zonja Klinton shprehet e kënaqur me takimin me liderin e opozitës, të cilin e falënderon për dhuratën simbolike gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Në statusin që shoqëron foton e letrës, Rama shprehet i kënaqur me mënyrën se si nis dita, kur merr një letër të tillë.

“Kënaqësi fort e posaçme kur një ditë, për më tepër me shi, nis me një letër si kjo mbi tryezën e punës”, shkruan Rama.

Teksti i letrës së zonjës Klinton

“Ishte një takim i këndshëm me ju në Tiranë. Unë i shijova diskutimet me ju për Shqipërinë dhe lidhjet historike mes dy vendeve. Faleminderit gjithashtu, për emblemën e mrekullueshme prej argjendi me shqiponjën dykrenore. Ky simbol i rëndësishëm shqiptar do të mbetet një kujtim i mrekullueshëm i vizitës sime në Tiranë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *