Rama: Kërkesa e PD, pa lidhje me reformën në drejtësi

Dita

Kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se pavarësisht përpjekjeve për të bllokuar miratimin e reformës në drejtësi, ajo do të votohet.

“Reforma në drejtësi nuk ka lidhje fare as me kërkesat tona, as me ato të opozitës dhe askujt tjetër. Është një reformë e madhe, është një reformë më vete, është një reformë që duan s’duan, të gjithë ata që bëjnë sikur e duan dhe pastaj në fakt nuk e duan, do ta shikoni që do ta votojnë. Të gjitha të tjerat pastaj janë përpjekje për ta penguar, për ta vonuar, për ta shmangur, por janë të gjitha si ajo kënga ‘kërcen prifti nga belaja’”, tha Rama për TCH.

PD ka kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Share This Article
2 Comments
  • Ore cfare ka i gjati qe po shqetesohet qekur eshte kthyer nga Romania ku takoi Victor Ponta-n? T’i kete hyre edhe ketij frika e burgut???

  • ZGJEDHJE TE REJA USTA, ZGJEDHJE TE REJA.

    NUK KA DREJTESI NE SHQIPERI, ME ILIR METEN NE QOSHE TE SHTETIT, DHE SALI BISHEN QE PELLET SI RRUGAC NE PARLAMENT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *