Rama kërkon hapjen e degës së “AirAlbania” në Prishtinë

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë televizioni social i Ramës, “ERTV News”.

“Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e Airbus 319.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Opo ve ne eficence njehere degen e tiranes, se deri me

    tani thjesht keni pranuar disa avione dhurate nga Turkish e

    them me siguri nuk keni shitur asnje bilete.

    Me duket se edhe ky projekt do te perfundoje ne nje grope

    tjeter te zeze per parate e popullit.

  • Shume opacitet e aspak transparence behet persa i perket investimeve dhe menyres se si do te adminstrohet kompania Air Albania. Kriepsikoja e ka hallin tek regjizura e reklames se kompanise e si “sherbetor” as qe nuk pyet per te informuar “padronin” popull. Njesoj bente dhe kumandari kur permendte popullin sa here i duhej per propagande por vendimet i merrte si t’ia lypte interesi personal.
    Ore shoke po kerkoj faqen web te kompanise Air Albania po nuk po e gjej. A mund te shikoni se mos e gjeni juve? Vetem ketu shpjegohet se si do te funksionoje kjo kompani kaq e reklamuar nga kriepsikoja: https://www.albanianews.it/rassegna/air-albania-accordo
    Jepini shoke se me kriepsikon jeni ne vitin zero e me te fillon gjithcka, jo me kot jemi ne vitin e Skenderbeut e mund te flasim qesim si skenderbesha e doganave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *