Nga Divjaka, Kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen e qytetarëve që Partia Socialiste të ketë mundësinë të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit. Sipas tij, koha e koalicioneve duhet të marrë fund pasi i vetmi funksion që ato kanë janë ushqim për partitë e vogla, që kërkojnë pushtet duke vendosur njerëzit e tyre në administratë.
“Na duhet një tjetër reformë e madhe, që nuk bëhet dot me koalicione, që nuk bëhet dot nëse jemi të lidhur nga numri dhe aritmetika e koalicionet që ngrihen për programe dhe reforma, por që qëndrojnë në këmbë falë nevojës së partive të vogla për t’u ushqyer, duke e kapur shtetin nga brenda, duke pushtuar zyrat e shtetit me militantë të tyre, apo duke i kthyer në të tyre njerëzit që punojnë në shtet”.
Duke iu drejtuar grave dhe vajzave, Rama u kërkoi atyre që të mos e votojnë PD, pasi kjo e fundit sipas tij, preferoi të shkelte ligjin në vend se të bënte pjesë të listës së kandidatëve për deputetë, gra e vajza.
“PD ka shkelur ligjin për listat që detyron çdo parti që në tre të parët të vendosë nj grua ose një vajzë. nuk kanë vendosur asnjë grua as një Fier, Berat, Kukës etj. PD preferon të paguajë gjobë për shkeljen e ligjit sesa t’u japë grave dhe vajzave të drejtën të zgjedhin përfaqësuesen e tyre”./tvklan.al

Mire po ketyre te LSI qw kane nje “plan” si t’ju a bejme….
A ben vaki ne nonje shtet te botes te krijohet grup parlementar me19-20 vjecare…..
I ke bere pyetje vehtes tende z Rama ,sa e madhe eshte sot PS . Pse akoma pretendon e llogjikon ,, se te tjerat jane parti te vogla .Eshte e vertete , e more te madhe PS para 2013 ,e verteta eshte se te ndihmoi e ta zmadhoi Saliu me Liken ,per zullumet e pa fundme ,qe bene ,ku pervec te gjalleve i kishje me vehten tende edhe te vdekurit. . Pa ironi …Kurse tani i ke te paket votuesit ,bile pregatitu per te dale ne opozite ,arsyet i di ti vete , e seshte nevoja tja u permend.. Viti 2013 ishte salvazhentja e fundit per ju cunat e pardesyve te bardha .Populli per interesat e veta dhe te femijeve te tij ,do votoje SFIDA, LIBRA ,av NGJELEN e te tjera parti te reja te pa perlyera ,ku do i perfaqesoje ne PARLAMENTIN e RI ne shtator , pa u lodhur , do jene avokatet e ndershem ,per te mbrojtur e ndihmuar zhvillimin e gjitheanshem te interesave te popullit te pa mbrojtur e te neperkembur shqiptar .Ka ardhur koha te rinj ne politike me principe demokratike perendimore .Kjo eshte interesi i jone popull..
Larg pardesyve te bardha te PPSH..Kemi 27 vite, qe po ju mbajme si ujet e paket mbi kurriz , pa ironi z kryeminister ,besoj se me ipni te drejte …
….