Pas përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet lokale, kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama doli përpara medieve duke bërë të pohuar se “brenda javës së ardhshme do ta kemi të plotë listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, – duke nënkuptuar se së shpejti do të zyrtarizohen edhe emrat e propozua për Tiranën e Vlorën.
Rama shtoi se “koalicioni do të jetë i madh, do të jetë një koalicion për të qeverisur bashkitë dhe jo Shqipërinë, sepse Shqipëria e ka koalicionin e vetë qeverisës”.
Rama u ndal te akuzat e PD-së ndaj tij, duke i hedhur poshtë ato: “Një kandidat i tyre u shpall fajtor nga Gjykata dhe nga sa më rezulton do të jetë në burg. Shpreh keqardhje të thellë për PD, që tjetër thotë e tjetër bën, tjetër mendon dhe tjetër i del.”
Sa për kritikat e zakonshme të deputeti Ben Blushi, Rama tha se nuk kujton ndonjë debat të veçantë me ndonjë deputet: ‘Kam pasur shumë të tilla sot dhe është normale, prandaj nuk përbën ndonjë lajm”.
Në fund, kreu i qeverisë panoi se nuk ndihet i shqetësuar “fare” nga kritikat e BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me deklaratat e tij të fundit për një bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës.
